Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Interneti u shërben atyre që frikësohen

f.0531011219845_m.jpg


Në ambientet e ndryshme mjekësore tashmë është vendosur termi ‘cyberhondria’ që nënkupton obsesionin e njerëzve për të vërtetuar simptomat e tyre në internet nga frika për ndonjë sëmundje apo nga vdekja. Interneti është i përsosur për hipokondrët (personat që mendojnë se vuajnë nga ndonjë sëmundje), sepse është i pasur me informata.

Llogaritet se gjysma e banorëve të Bashkimit Evropian informohet për shëndetin e vet dhe kërkojnë informata mjekësore përmes internetit.

Mjekët gjermanë vlerësojnë se ekzistojnë rreth shtatë për qind e njerëzve të cilët ankohen për sëmundje që në fakt nuk i kanë dhe të cilët janë të ngarkuar nga frika e vazhdueshme nga simptomat e ndryshme. Këtyre njerëzve u shërbejnë portalet e ndryshme në internet për të marrë sa më shumë informata për simptomat dhe sëmundjet.

Instituti gjerman për mjekësi sociale njofton se rreth 70 për qind e gjermanëve kanë kërkuar ndihmën e mjekut vetëm në gjendje “absolutisht të domosdoshme”, përndryshe ata dinë vetë për gjendjen e tyre, falë internetit.

Hipokondria është gjendje në të cilën personat janë të bindur ose shumë të frikësuar se vuajnë nga ndonjë sëmundje. Te këta njerëz sëmundja nuk është e pranishme, porse ata gjithmonë i shmangen diagnozave mjekësore dhe mundohen që vetë të gjejnë shkaktarët e “sëmundjes” së tyre

Frika nga sëmundjet shfaqet edhe te meshkujt edhe te femrat në të gjitha moshat, madje edhe te fëmijët. Hipokondria ka shkaktarë të shumtë, ndërsa në kohën moderne, kur njerëzit janë bërë thuajse të varur nga interneti, duke marrë informacione të pafiltruara, ata bëhen gjithnjë e më të pasigurt dhe shqetësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin e tyre. /Telegrafi/
 
Pe: Interneti u shërben atyre që frikësohen

pse pleqt nuk mblidhen gati perdit ne mjes te mjeku ?

interneti eshte nje thesar... kur ke nje problem mund te kerkosh mbi te, mund te pyesesh te tjere se si kan vepruar...
sa her me ka ndodh mu
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back