Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Interneti mbush 40 vjeç

Interneti mbush 40 vjeç
Mw 2 shtator 1969, dy kompjuterët e parë në ARPAnet – paraardhësi i parë, i vënë në punë nga ushtarakët, i Internetit që ne njohim sot – u lidhën me njëri-tjetrin, duke krijuar lidhjen e parë në atë që pa kundërshtim do të bëhej avancimi më i rëndësishëm teknologjik në histori.
Do të duheshin shumë muaj para se mjaft kompjuterë të shtoheshin në rrjet për ta bërë atë të dobishëm dhe për mesazhet që të fillonin të rridhnin midis tyre, por 2 Shtatori 1969, konsiderohet gjerësisht si një nga datat e sakta të lindjes së zgjatur të Internetit.

Brenda një viti, rrjeti mundi të zgjerohej nga disa kolegje të bregut perëndimor në anën lindore të bregut, dhe nga mesi i ’70 rrjeti u bë ndërkombëtar, me satelitë që lidhin Evropën dhe duzina kompjuterësh të lidhur në rrjetin koordinativ. (Figura e mësipërme tregon si dukeshin gjërat në 1977.) Dhe me veçoritë e mesazhit elektronik (1971) dhe transferimit të dosjeve (1973) të shtuara sistemit, ai aktualisht u bë i dobishëm për kryerjen e punës aktuale dhe komunikimit.

Në 1983, ARPAnet u zhvendos në një arkitekturë të re për transmetimin e të dhënave, ajo që ende përdoret edhe sot. Në 1988, gjithçka bëri një ndryshim tjetër kolosal, pasi interesat komerciale u lejuan të mbaheshin kaliqafë në atë çfarë fillimisht ishte një rrjet qeveritar-dhe-vetëm-edukues. I quajtur “Internet Komercial” për pak kohë para se të bëhej thjesht “Interneti”. Me të filluar World Wide Web (Rrjeti Mbarë Botëror), së bashku me shfletuesin e internetit Mosaic, rrjeti siç ju dhe unë e dimë filloi të hidhte vickla.

Por bota e egër e Yahoo!, YouTube, Google, dhe ICanHasCheezburger e gjitha filloi me atë lidhjen modeste para 40 vjetësh, një tel që lidhi bashkë dy kompjuterë në vende të ndryshëm dhe shkencëtarët që gjenin një mënyrë për t’i bërë ata të bënin diçka të dobishme së bashku në vend që ta bënin vetëm, ka qenë për shumë kohë mënyra e zakonshme se si gjërat u bënë.

*start*
 
Tani te themi edhe 100 .?.! :D
 
Mos vdekte kurre :D
 
Jo mo ta urojme me ndonje nuse...:lol:
Ishalla me naj nuse te mire , kur tve ne shpi te gjej ke dera 40 pal kpuce burrash :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back