Interi i sigurte ne krye te Serise A

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Interi i sigurte ne krye te Serise A

8592.jpg


Interi vazhdon marshimin ne krye te Serise A. Ne javen e 16-te zikaltrit kane mundur 4-2 Kievon ne San Siro.

E hënë, 15 Dhjetor 2008 10:15

Shume shpejt vendasit kaluan ne avantazh me Makswellin qe ne minuten e trete dhe me fillimin e pjeses se dyte ka qene Stankovic qe dyfishon rezultatin.

Pas nje momenti hezitimi, perfiton Pelisieri dhe shenon golin e pare per Kievon, nderkohe qe Bentivolio barazon shifrat ne 2-2, nje rezultat qe i ben te shpresojne per te marre nje pike ne Milano.

Por Zllatan Ibrahimovic tregon potencen ne golin e trete dhe ne te katertin klasin e nje lojtari te rralle. Keto dy gola i dhane goditjen perfundimtare Kievos dhe e cuan Interin ne kuoten e 39 pikeve.

Nderkohe edhe Roma regjistron fitoren e shtate sezonale pasi ka mundur 3-2 Kaliarin. Ne minuten e 39-te kapiteni Toti shenon golin e pare per kryeqytetasit duke e mbyllur pjesen e pare ne 1-0, por me fillimin e se dyte Kaliari reagon dhe pas golit te barazimit ne minuten e 58-te, shenon edhe golin e avantazhit 10 minuta me pas.

Per Romen ka qene Perrota ai qe barazoi shifrat ne 2-2 dhe Vucinic ne fundin e takimit shenon golin e fitores. Nderkohe Udineze-Lacio nuk ka shkuar me shume se nje barazim 3-3, rezultat qe nuk i sherben asnjeres nga skuadrave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top