Instituti amerikan parashikon 1,306 viktima në Shqipëri deri në tetor

Deri në muajin Tetor, në Shqipëri parashikohen të humbin jetën 1,306 persona nga Covid-19, sipas Institutit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).
Ky institut ka bërë projeksion se si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.
Në Shqipëri, sipas IHME, numri më i lartë i viktimave në 24 orë do të jetë në Shtator.
Deri në 6,800 të infektuar dhe 46 viktima në një ditë parashikon modeli i Institutit me qendër në Univeristetin e Uashingtonit.
Modeli IHME, i quajtur edhe “modeli Chris Murray” pas drejtorit të IHME, është një model epidemiologjik për COVID-19. Ai është cilësuar si “modeli më i cituar për koronavirusin” nga The Colorado Sun, dhe “modeli i koronavirusit më me ndikim i Amerikës” nga Washington Post.
Në matjen dhe vlerësimin e shëndetit për Shqipërinë, modeli del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon gjysmën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë.

Opinion.al

Shiko fotografinë 1746879
 
Urojme qe jo.
Se per njevend me aq banor sa ka shqiperia shifra eshte goxha e larte.
 
Tmerr tmerr..dhe te mendosh se ka simptoma te gripit sezonal...te vjen te plasesh
.tani edhe gripi sezonal kur na bjen do jet panik.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top