Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Instagrami – platforma më e shfrytëzuar për ngacmime

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Instagrami – platforma më e shfrytëzuar për ngacmime

Shiko fotografinë 1428645


Hulumtimet e bëra nga “Ditch the Label”, organizatë që lufton ngacmimet, tregojnë se mediat sociale po rrisin ankthin te të rinjtë.


Dyzet përqind e të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq nëse akush nuk i pëlqen fotografitë e tyre “selfie”, ndërsa 35% kanë treguar se besimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me numrin e ndjekësve që kanë.

Platforma Instagram është veçuar si mjeti që shfrytëzohet më së shumti për komente të këqija. 7% e përdoruesve të rinj të Instagramit kanë thënë se janë ngacmuar në këtë aplikacion. Shifra është më e lartë kur krahasohet me 6% të të ngacmuarve në Facebook, 5% në Snapchat dhe 2% në Twitter dhe YouTube.

Instagram iu bën thirrje përdoruesve që të raportojnë përmbajtjet ngacmuese:

“E dimë se komentet e postuara nga njerëzit e tjerë kanë ndikim të madh. Andaj, kemi investuar shumë në teknologji të reja, për ta bërë Instagramin vend të sigurt dhe mbështetës”, tha shefja e politikave të Instagramit, Michelle Napchan.

/LN
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top