Në shtator, Instagram-i prezantoi disa tipare të reja për Direct Messages, dhe tani, pak nga pak, ato po vendosen në platformë.
Snapchat fitoi një popullaritet të madh duke i lejuar përdoruesit të dërgojnë mesazhe që zhduken direkt pasi dërgohen, dhe tani duket se edhe Instagram dhe Messenger (Inbox-i i Facebook), po bëjnë të njëjtën gjë.
Facebook sapo prezantoi “opsionin e zhdukjes së bisedave” në të gjitha aplikacionet e tij, duke i lejuar njerëzit të kenë biseda të fshehta me miqtë e tyre.
Kjo ju lejon përdoruesve të bëjnë biseda të fshehta, që nuk ruhen.
Nëse ju e vendoni bisedën në “vanish mode” (gjendje zhdukjeje) dhe personi të cilit i keni shkruar, i bën “screenshot” bisedës, ju do të njoftoheni për këtë, pak a shumë si në Snapchat.
Si përdoret Vanish Mode:
- Hapni Instagram dhe shkoni te DM (Direct Message).
- Zgjidhni personin që do i shkruani.
- Kur të hapni bisedën, rrëshqitni nga poshtë-lart ekranin (swipe-up) dhe kështu mundësoni “vanish mode”.
- Në vanish mode, ekrani është i zi.
- Krijoni mesazhin tuaj.
- Zgjidhni “view once” (i lejon personit ta shohë mesazhin vetëm një herë), “allow replay” (i lejon atij ta rilexojë mesazhin tuaj), “keep in chat” (e ruan mesazhin tuaj në bisedë).
Vanish Mode funksionon dhe për Facebook-un gjithashtu
Ju mund ta përdorni opsionin e ri edhe në Facebook Messenger.
Funksionon në të njëjtën mënyrë dhe mund të arrihet në të njëjtën mënyrë si me Instagram-in.
Facebook nuk e ka përfunduar ende shtrirjen e opsionit në të ri në të gjitha profilet, kështu që nëse ju nuk e keni, bëni pak durim pasi do azhornohet së shpejti.
Anabel

“Vanish Mode” është një element i ri i mesazheve (DM) në Instagram, që ju lejon të dërgoni mesazhe te dikush, që zhduken plotësisht pas një kohe të caktuar.Gjithçka që duhet të dini në lidhje me funksionin e ri