Instagram & Facebook: Opsioni i ri, ju njofton kur dikush i bën ‘screenshot’ bisedës!

Guest2

Antarë i Respektuar
Në shtator, Instagram-i prezantoi disa tipare të reja për Direct Messages, dhe tani, pak nga pak, ato po vendosen në platformë.



Snapchat fitoi një popullaritet të madh duke i lejuar përdoruesit të dërgojnë mesazhe që zhduken direkt pasi dërgohen, dhe tani duket se edhe Instagram dhe Messenger (Inbox-i i Facebook), po bëjnë të njëjtën gjë.



Facebook sapo prezantoi “opsionin e zhdukjes së bisedave” në të gjitha aplikacionet e tij, duke i lejuar njerëzit të kenë biseda të fshehta me miqtë e tyre.


Gjithçka që duhet të dini në lidhje me funksionin e ri
“Vanish Mode” është një element i ri i mesazheve (DM) në Instagram, që ju lejon të dërgoni mesazhe te dikush, që zhduken plotësisht pas një kohe të caktuar.

Kjo ju lejon përdoruesve të bëjnë biseda të fshehta, që nuk ruhen.

Nëse ju e vendoni bisedën në “vanish mode” (gjendje zhdukjeje) dhe personi të cilit i keni shkruar, i bën “screenshot” bisedës, ju do të njoftoheni për këtë, pak a shumë si në Snapchat.


Si përdoret Vanish Mode:

- Hapni Instagram dhe shkoni te DM (Direct Message).

- Zgjidhni personin që do i shkruani.

- Kur të hapni bisedën, rrëshqitni nga poshtë-lart ekranin (swipe-up) dhe kështu mundësoni “vanish mode”.


- Në vanish mode, ekrani është i zi.

- Krijoni mesazhin tuaj.

- Zgjidhni “view once” (i lejon personit ta shohë mesazhin vetëm një herë), “allow replay” (i lejon atij ta rilexojë mesazhin tuaj), “keep in chat” (e ruan mesazhin tuaj në bisedë).
Vanish Mode funksionon dhe për Facebook-un gjithashtu

Ju mund ta përdorni opsionin e ri edhe në Facebook Messenger.

Funksionon në të njëjtën mënyrë dhe mund të arrihet në të njëjtën mënyrë si me Instagram-in.

Facebook nuk e ka përfunduar ende shtrirjen e opsionit në të ri në të gjitha profilet, kështu që nëse ju nuk e keni, bëni pak durim pasi do azhornohet së shpejti.
Anabel
 
Oo sa mire, tani ia hodhen ato qe duan te fshihen. Ia paska bere me te thjeshta facebooku punet. Gjithsesi nuk ngel gje pa dale, heret ose vone
@WxP thenkju. Kshu na meso ndonje trick se na duhen?
 
You're right
 

Attachments

  • Screenshot_20201213-180515~2.png
    Screenshot_20201213-180515~2.png
    350.6 KB · Shikime: 0
Po nëse e kopjon tekstin dhe e fsheh diku, e tregon?! ??

p.s. nëse ti dërgon diçka që shihet njëherë, pse mos të shihet sa herë të dojë pala tjetër!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top