Kresha
A pretty face can never trick me
Albert Berisha
E di që Kim Mehmeti nuk do avokat edhe unë në asnjë mënyrë nuk dua të jem avokat i tij, e di që Don Shan Zefi nuk do prokuror dhe unë në asnjë mënyrë nuk do të jem prokurori i tij, e di që inkuizicioni do pranim fajësije edhe pa bërë faj , por unë nuk do të jem viktima e tij dhe as nuk do të qëndroj indiferent kur intelektualët bëhen cak i gjuetisë së shtrigave, gjueti kjo e organizuar nga kisha katolike përgjatë tërë mesjetës duke djegur të gjallë njerëz,rëndomë femrat të cilat akuzoheshin për shtrigëri dhe magji të zezë vetëm për faktin që kishin flokë të kuqe apo sy të kaltër dhe mjerë evropianët që shumica ishin të tillë. Mjerë edhe për ata pak shkencëtar , astronom , fizicient, matematicient e shkrimtarë të cilët duhej që t`i nënshtroheshin gjyqit të kishës dhe të vetshpalleshin fajtor vetëm se kishin guxuar të flisnin qoftë edhe një fjalë të vetme kundër parimeve krishtere "absolutisht të pagabueshme" .Por, ja që shumica e teorive të tyre më vonë u vërtetuan dhe doli që kisha kishte gabuar,ajo periudhë e errët për Evropën mori fund, por mesa duket për Kosovën është akoma aktuale. Sot në këtë shekull , në këtë millenium , shkrimtarët , analistët dhe shkencëtaret nuk guxojnë të flasin qoftë edhe një fjalë të vetmë pasi po u gozhduakan dhe qëllojani se nga kush , nga kisha katolike e Kosovës që promovon paqe, dashuri e vëllazëri me muslimanët dhe nga një pjesëtar i lartë i hierarkisë së saj që si duket është i kapluar nga euforia e llajkave që merr në fb, nga çdo koment i tij që bën në fb kundër islamit dhe muslimanve shqiptarë.Një person i cili 363 ditë në vit lëndon ndjenjat e muslimanëve shqiptarë dhe vetëm për dy ditë arrin që t`ua uroj atyre bajramin duke ju thënë se ju dua .Por, kjo dashuria e tij e shprehur me fjalë dy herë në vit bie ndesh shumë me veprat e tij që nxisin urrejtje gjatë atyre ditëve tjera sa herë që ai është aktiv në fb apo në shkrimet e tij .
Nuk ndihem i frikësuar nga reagimet e tij,thjesht mendoj që ka ardhur koha që figura e tij të demaskohet , ka ardhur koha që ai dhe të tjerët përreth tij , persona anonim e tinëzar të dalin me fytyrën e tyre të vërtetë.
Por, unë nuk do të merrem me të dhe as më bëhet vonë për fjalët e tij, por më bëhët vonë që intelektualët po u dashkan të mendojnë më shumë se dy herë para se të flasin dhe ajo që flasin të jetë në harmoni me qëndrimet e kishës, në të kundërtën inkuizicioni vazhdon.
Duke mos dashur të merrem me individ do të dëshiroja të vë në pah disa fakte për identitetin Islam të shqiptarëve. Tri janë meritat kryesore të fesë islame kundrejt shqiptarëve e ndoshta edhe më shumë..
Islami e ruajti popullsinë-etninë shqiptare nga asimilimi dhe tjetërsimi, pasi në mesjetë nuk mund të flasim për kombe politike në kuptimin modern të tij.Pse themi se e ruajti Islami shqiptarinë? Janë disa argumenta që e mbështesin këtë fakt .Meqenëse shqiptarët nuk kishin kishë të tyre etnike siç e kishin bie fjala serbët apo bizantinët dhe meqë katolikët ishin minorancë siç kanë qenë çdoherë në trojet shqiptare që nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe veten e quanin latin, pra nuk kishin identitet atnik ,por kuptohet që përparësi në mesjetë kishte identiteti fetar dhe katolikë shqiptarë e njëjtësonin veten me katolikët tjerë me një emër të përbashkët si latin dhe meqenëse riti ortodoks ishte riti të cilit i takonte pjesa më e madhe e popullisisë shqiptare në veri ( Kosovë, Mal i Zi e Maqedoni ) dhe pjesa jugore (Epir) arbërit dalëngadalë, por sigurt i nënshtroheshin asimilimit në serb ose grek duke ja shtuar këtu edhe mungesën e një etniteti politik siç e kishin serbët perandorinë e Dushanit apo grekët Bizantin. Këtë fakt e përmendin shumica e historianëve edhe ata nga kohët e mëhershme si Pirraku , Milaj ,Konica e edhe modernistët si Malkolmi,Shmit e Klejer. Sipas Hasan Kaleshit arbërit në Kosovë ishin minorancë që nuk kalonte 5 %, pasi të tjerët ishin asimiluar natyrshëm në serb (duke shkuar në të njëjtën kishë, duke mësuar të njëjtën gjuhë që ishte sllavishtja mesjetare ,duke u martuar me serb etnik pasi nuk ishte me rëndësi etnia por feja dhe duke marrë emra e mbiemra sllav) Malkolmi jep një përqindjë më të madhe, por duke u rezervuar nga shifrat mund të themi që shqiptarët në vazhdimësi përgjatë sundimit serb e bizantin dhe nën ndikimin e kishave të tyre po asimiloheshin dhe po e humbisnin karakterin e tyre etnik.Pranimi i Islamit nga masat e gjëra të popullisësë ndikoi që shqiptarët të diferencoheshin si etni nga të tjerët .Pra, merita kryesore e Islamit është diferencimi dhe formësimi i etnisë( popullit ) shqiptar dhe mund të cilësohet edhe si rikthim në identitet pasi arbërit të cilët ishin serbizuar me pranimin e Islamit iu rikthyen edhe veçantive të tjera që e përbëjnë identitetin filluan që të mos e ndjenin më nevojën që të shkonin në kisha ku flitej sllavishhtja apo greqishtja, filluan të mos martohen më me serb apo grek që ishin diçka tjetër dhe filluan që të formësojnë identitetin e tyre Islam shqiptar. Madje edhe islamofobët si Konica e pranojnë këtë fakt,edhe të krishterët sikurse Milaj thonë që Islami e ruajti racën shqiptare nga tjetërsimi.
Nëse dikujt nuk i mjaftojnë ato që thonë historianët le të ndalemi dhe të analizojmë hartën e Ballkanit,gjegjësisht atë të trojeve shqiptare mund të vërejmë se gjithandej ku ka patur Islam në trojet tona ka edhe shqiptar,ku ka patur mungesë Islami nuk ka shqiptarë.Shembull konkret janë banorët e Malit të Zi,vend në të cilin vlerësohej se gjatë mesjetës së vonë jetonin mbi 40% popullsi arbëre dhe ku janë sot ? Argument janë mbiemrat e fiseve të ndryshme arbërore të cilat u asimiluan në sllav malazezë, të marrim shembull fiset Balsha,Camaj,Daci,Kuqi,Hoti,Gashi,Berisha,Krasniqi, Palabardhi,Vulaj etj, janë që të gjithë fise shqiptare por përse shqiptare, për shkak të besimit të tyre Islam ( Kujto këtu luftën e Kuqëve musliman që luftonin në Rozhajë Plavë e Guci dhe atë të Mark Milanit malazez me origjinë nga i njëjti fis) dhe mbiemrat sllavomalazez Balshiq , Camovic , Daqiq, Hotiq , Berishiq , Gasiq , Krasniq , Bjelopavliq që të gjithë janë mbiemra të malazezëve apo serbëve të Malit të Zi , por, pse vetëm për shkak të besimit të tyre ortodoks.Ka sens apo jo ? Të harrojmë veriun , nisemi në lindje , shqiptarët ortodoks të Maqedonisë janë shëndrruar tashmë në bullgarë, shembull janë banorët e Rekës së Keqe, ndërkaq shqiptarët musliman janë bërthama e kombit shqiptar në Maqedoni.Shkojmë më në jug,arvanitët që janë ortodoks lëre që nuk janë më pjesë ë kombit shqiptar, por shumica prej tyre ishin heronj të luftës greke për pavarësi dhe shumica e pasardhësve të tyre janë përgjegjës direkt për masakrat kundër çamëve musliman të cilit ishin bërthama e ruajtjes së identitetit shqiptar ne jug. Pse u përzunë vetëm çamët që flisnin shqip e jo edhe arvanitët që poashtu flisnin shqip? Për shkak se çamët ishin musliman dhe dihej se do e ruanin edhe etninë shqiptare, ndërsa arvanitët ishin ortodoks dhe shumë lehtë do të bëheshin grek gjë që edhe ndodhi,është një fakt që nuk mund të zhbëhet.
Emri që ne mbajmë sot,pra emri shqiptar dhe Shqipëri janë kryekëput fenomen pas pranimit të Islamit.Nëse dikush thotë që emrat native shqiptar dhe Shqipëri janë hasur më herët në këtë masë që janë sot dhe kanë qenë pjesë identitare ka thënë një të pavërtetë të madhe . Emri që ne mbajmë sot është i periudhës osmane,pra i periudhës kur shumica u islamizua dhe poashtu ky emërtim ishte ekskluzivisht vetëm për shqiptarët , këtë e thotë edhe një ortodoks shqiptar i kohës sonë ,Pirro Prifti dhe ndonjë islamofob aty këtu nëpër portale dhe kjo për arsye që nuk mund ti shmangen një të vërtëte historike .
Kombi politik shqiptar është produkt tjetër i Islamit .Si fillesë apo ngjizje e kombit politik shqiptar mirret Lidhja e Prizrenit e cila në thelb në fillimet e saj ishte lëvizje e pastër Islame dhe sheriatike dhe u mbajt në xhaminë Bajrakli , do të ishte mirë që ata që e kundërshtojnë identitetin Islam të shqiptarëve të lexojnë deklaratën e Lidhjes së Prizrenit .Pra, edhe si komb na paska formuar Islami e më vonë janë kyqur në këtë lidhje edhe të tjerët, por forca kryesore ushtarake përbëhej nga muslimanët dhe nuk mund të ishte ndryshe në një komb të ri politik pjesëtarët e të cilit ishin mbi 80% musliman, pra barra e luftës kundër forcave ballkanike pushtuese dhe kundër portës së lartë madje edhe kundër Fuqive të Mëdha ( rasti i Ulqinit ) do të binte mbi shqiptarët musliman dhe udhëheqja kryesore politike ishte e përbërë nga musliman të devotshëm e atdhetarë të mëdhenjë.
Mund të thotë dikush po kontributi i feve të tjera për shqiptarët, ku mbeti?Ku mbeti kontributi i shkrimtarëve filobiblik si Bogdani,Budi,Bardhi etj., ku mbeti kontributi i katolikve? Unë them që secili ka dhënë kontributin e vet aq sa ka patur mundësi,por mos të harrojmë që katolikët çdoherë ishin në minorancë dhe nëse pretendohet se ka patur kulturë katolike shqiptare më herët sërish po thuhet një e pavërtetë,madje edhe shkrimet e Bogdanit, Buzukut e të tjerëve janë të periudhës osmane .Ku ishin më herët shkrimet e tyre? Ku ishte më herët kontributi i tyre për shqiptarinë ? Pra, edhe shkrimet e tyre ishin si reaksion i islamizimit të shqiptarëve dhe veprimtaria e tyre ishte e drejtuar kundër muslimanvë shqiptar atyre që ishin "poturqitë "( kujto këtu djegien e Shkupit shqiptar , vrasjen e muslimanëve shqiptar dhe aleancat e Bogdanit me Austrohungarezët)
Ku mbetet atëherë kontributi i rilindasëve shumica e të cilëve ishin ortodoks ? Pse kishte aq pak rilindas musliman ? Përgjigja është që muslimanët nuk e kanë parë të nevojshme të rilindin.Kaq e thjeshtë,ata tashmë ishin të lindur dhe kishin identitetin e tyre fetar Islam dhe identitetin e tyre etnik duke ju falemnderuar sistemit të mileteve ne PO .Ndërkaq ortodoksët shqiptarë të rilindjes ishin më shumë një elitë e shkolluar në shkollat greke të cilët e kishin hetuar dallimin në mes tyre dhe grekëve sesa përfaquësues të shumicës ortodokse dhe ata që guxonin t`i bënin thirrje popullit që të fliste dhe shkruante shqip e jo greqisht rrezikonte të goditej me sëpata (Papa Kristo Negovani ) .
Në asnjë mënyrë kurrën e kurrës nuk do ju mohojmë kontributin religjioneve të tjera në historinë e shqiptarëve,por asesi kurrën e kurrës mos guxoni të vëni në dyshim kontributin e Islamit e që është kontribut i jashtëzakonshëm dhe jetik për atë që ne jemi .
Sa për dështakët politik që ofendojnë të tjerët e veçmas oponentët politik nuk ia vlen të shkruhet as edhe një fjalë më shumë.
[ Autori është student né master në Universitetin e Tiranës,drejtimin shkenca politike dhe marrdhënie ndërkombëtare]