Injorantët me diploma

ida angel

:)
V.I.P
Të flasësh mbi fenomenin e universiteteve private tashmë është kthyer në sportin e preferuar të çdo biznes-akademiku që synon legjitimimin e statusit të tij duke konservuar të vërtetat e kulluara nëpërmjet pohimit dhe ripohimit të realitetit si të tillë.

Në këtë drejtim roli i biznes-akademikut është qartësisht i kuptueshëm, pasi pohimi i së vërtetës aktuale shënon saktësisht krijimin e identitetit të studentit të universitetit privat, gjë që është një rrjedhojë logjike e ekzistencës së akademikut biznesmen. Deri këtu çdo gjë është në vendin e vet. Por në momentin që krijohet pohimi i vetë studentit të universitetit privat si pohim për veten e tij, këtu racionalja rrudhet për t’u katapultuar edhe një herë në zonën ku absurditeti është në shtëpinë e tij. Figura e studentit si shtresa sociale më progresiste e fundit të viteve ‘60 gjatë protestave të studentëve në perëndim, ka krijuar shëmbëlltyrën e saj në Shqipërinë e shekullit XXI. Kur trajtohen problemet në lidhje me përgatitjen intelektuale të studentit shqiptar kryesisht faji i vihet mbizotërimit të universiteteve private të dekadës së fundit. Në këtë shkrim do të trajtohet çështja se si këto universitete nuk janë shkaktare, por janë pasoja të mjerimit intelektual të studentit shqiptar, gjë që siç do të argumentohet në vijim, prodhon një student privat brenda një institucioni me mision publik. Dimensioni i parë që evidenton këtë pikëpamje shfaqet në rrafshin ekonomik.


vitrinat.jpg

Në momentin që individi derdh kuotën e tij prej 2000 eurosh (a më shumë) në një universitet privat, ai bëhet automatikisht student i këtij universiteti. Pikërisht në këtë moment na shfaqen dy çështje thelbësore: së pari, pas derdhjes së shumës përkatëse, paratë e paguara si një mjet këmbimi, studenti i ka shkëmbyer me dijen që do t’i servirin për konsum. Së dyti, që në momentin e derdhjes së shumës, studenti do të marrë një vlerë fillestare të cilën pas përfundimit të studimeve dhe daljes në tregun e punës do të kërkojë ta barazojë dhe më pas ta tejkalojë në varësi të vlerës së këmbimit të diplomës së tij. Nga këtu dalim në përfundimin se meqë studenti pas derdhjes së parave konsumon dijen që i serviret, atëherë sikurse pagesa e tij përbën vlerën e tij fillestare (të cilën që nga këtu do të emërtohet jo rastësisht si “vlera e prodhimit”), po kështu dija që i serviret atij përcakton vlerën e tij të këmbimit në treg, dije kjo e cila funksionon vetëm në varësi të vlerës së prodhimit të studentit.
Nga ana tjetër sa më i lartë të jetë hendeku mes vlerës së prodhimit të një studenti dhe vlerës së këmbimit te tij në treg, aq më e lartë është vlera e atij studenti, por që mundësia është e lartë që tregu të mos i japë studentit një vlerë këmbimi dhe si rezultat ai mbetet i papunë rrjedhimisht në pamundësi për ta barazuar vlerën e tij të prodhimit. Për paralelizëm mjafton të përfytyrojmë një biznes në të cilin që të nxirret fitim duhet investuar paraprakisht një kapital fillestar, vlera e të cilit do të kompensohet vetëm pas disa vitesh, por që mundësia e falimentimit është tepër e lartë. Kjo është situata e studentit të sotëm në universitetet private.
Pra nuk është thjesht çështja se universitetet janë shndërruar në biznese, por që studentët janë pikërisht ata që e bëjnë të mundur fitimin e këtyre bizneseve nëpërmjet shndërrimit të qenies së tyre në biznese të gjalla.
Në këtë drejtim studenti dhe biznes-akademiku duke u shndërruar në një gjë të vetme i japin fund dialektikës së tyre individuale. Pra është e qartë se përbrendësimi që i bën universiteti si pohues i të vërtetave të kulluara studentit si mohues të këtyre të vërtetave është saktësisht origjina e këtij problemi. Rrjedhimisht në këto kushte nuk mund të flitet më për universitetin e studentëve por vetëm për studentë universitarë, domethënë studentë që i përshtaten mjedisit ku vegjetojnë (ashtu sikurse bëjnë gjallesat shtazore).

Kriza e studentit shqiptar nuk buron së jashtmi (si p.sh nga sistemi arsimor) por ajo është një krizë e brendshme si rezultat i shpërbërjes së identitetit të tij nga esenca fillestare (dija).
Po t’i hedhim një sy autorëve më në zë të politikave identitare si Hobsbaum apo Barth mësojmë se identiteti në fakt nuk është një e dhënë e përjetshme por ai krijohet, ashtu si gjithçka tjetër. Formimi i një identiteti vjen si rezultat i kundërvënies së tij subjektive ndaj të vërtetave dominuese. Kësisoj identiteti është në vetvete një mohim. Një mohim ndaj rrethanave të jashtme në mënyrë të tillë që t’ia përshtasë vetes këto rrethana. Sipas këtij këndvështrimi biznes-studenti shqiptar jo vetëm që nuk do të ishte një mohim ndaj të vërtetave dominuese por realisht ai do të ishte një mohim i vetvetes. “Unë dua vetëm një mesatare të lartë” do të thoshte dikush, “në fund të fundit mua tregu këtë më kërkon”. Po t’i referohemi iluminizmit gjerman, ky lloj vullneti do të ishte saktësisht vullneti i skllavit. Në bazë të kësaj logjike studenti nuk duhet kurrsesi t’i përshtatet tregut (këtij të jashtmi që shkakton tjetërsimin e identitetit studentor) por përkundrazi ai duhet që kërkesat e tregut t’ia përshtasë vetes. Kjo do të ishte me pak fjalë vullneti i njeriut të lirë i evokuar aq fuqishëm nga studentët e 68’-ës në perëndim të cilët sollën një emancipim aq të rëndësishëm në art, kulturë, filozofi, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha të grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë. Një ndër faktorët kryesorë që e tjetërson studentin nga esenca e tij (dija) është instrumentalizimi i notës. Nëpërmjet këtij instrumentalizimi dija nuk është më e studentit, dija i përket tregut sepse realisht janë sipërmarrësit që caktojnë kuotën e dijes të kërkuar ndaj studentëve që duan të punësojnë dhe në këtë pikë dëshira e vetme e studentëve kufizohet vetëm e vetëm tek përshtatja ndaj tregut. Duan t’i përshtaten tregut në mënyrë të tillë që nota që morën të shkëmbehet sa më shtrenjtë në treg. Kjo situatë favorizohet edhe më tej nga paaftësia e studentëve për t’u bashkuar ashtu sikurse në të shkuarën, në të njëjtin grup social. Dyzimi që u është bërë identitetit të tyre social ka ndikuar që studentët të mos jenë më NJE në promovimin e të drejtave të tyre si një prej grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë. Dhe këtu vijmë në dimensionin e dytë që është ai social. Duhet thënë se së bashku me mbizotërimin e universiteteve private është formuar gjithashtu një grup i ri social brenda grupit te studentëve, bëhet fjalë për grupin e nouveaux riches ku përfshihen të gjithë ata që vendin e punës e kanë siguruar paraprakisht falë sistemit të tarafeve, por që kanë nevojë për një copë letre për ta justifikuar këtë vend pune. Këtu bëjnë pjesë edhe ajo kategori që nuk kanë nevojë për dijen për të përcaktuar vlerën e tyre të këmbimit por përkundrazi në rastin e tyre është vlera e këmbimit (fakti që bëjnë pjesë në një familje të pushtetshme në vend) në varësi të së cilës përcaktohet dija e tyre.
Fakt është se pjesa më e madhe e këtyre nouveaux riches sot gjenden në universitetet private dhe këta luajnë një rol të rëndësishëm në përçarjen e kategorisë sociale të studentëve si NJE. Tanimë grupet e marxhinalizuara të studentëve së bashku me elitën nouveaux riches mjerisht identifikohen si i njëjti grup social. Emancipimi nën këtë kontekst mund të vijë vetëm si rezultat i refuzimit të këtij identiteti nga ana e atyre që e duan dijen dhe jo vlerën e saj të këmbimit, e atyre që e duan dijen si qëllim në vetvete dhe jo si mjet, e atyre që e mohojnë këtë status-quo dhe jo atyre që e pohojnë atë, atyre që guxojnë të ëndërrojnë dhe jo atyre që vegjetojnë.

diploma.jpg
Por për të arritur këtë duhet synuar procesi i pamundësisë së identifikimit duke u mbështetur në silogjizmin: “a i përkasim ne grupit të studentëve të Shqipërisë apo jo, dhe çfarë rrjedh nga kjo?”
Sepse studenti nuk ka si të mos jetë NJE, përndryshe ai nuk do të ishte më student. اdo lëvizje progresiste e viteve 60’-70’ të shekullit të kaluar ka ardhur pikërisht si rezultat i bashkimit të studentëve në NJE. Studenti nuk është notë, regjistër, provim, diplomë, biznes. Studenti është universitet. Universiteti është pasojë e ekzistencës së studentit dhe jo e kundërta, rrjedhimisht duhen ndërtuar studentë dhe jo universitete. Faktet kanë treguar se sa më shumë shtohet sasia e këtyre të fundit, aq më shumë shtohet zbehja e cilësisë së tyre. Duhet prodhuar dije dhe jo diploma. Duhet prodhuar vatër mendimi dhe jo fole’ injorance. Lëvizjet studentore të shekullit të kaluar na mësojnë se kjo mund të arrihet vetëm falë vullnetit për të refuzuar grupimin në mënyrë të tillë që t’ia përshtasin vetes rrethanat e jashtme, dhe jo t’i përshtatet vetja rrethanave të jashtme. Sikurse shkruan Jacques Ranciere, nuk duhet të jenë dijet dominuese që formojnë një student, përkundrazi dijet dominuese formojnë një student mohues sepse dija dominuese pasi i distribuohet studentit ajo filtrohet nga mendja e tij duke e ndryshuar krejtësisht formën e saj të mëparshme, kështu që është studenti që formon dijen dhe jo vice versa. ثshtë e dukshme pra se cilësia e universiteteve shqiptare nuk është shkak i prodhimit të këtyre injorantëve me diploma, por është saktësisht mungesa e vullnetit për të refuzuar ajo që e bën ekzistencën e këtyre injorantëve faktor vendimtar në cilësinë e dobët të universiteteve shqiptare. Dhe kjo katastrofë intelektuale nuk rregullohet nga tregu, përkundrazi rizgjimi i dijes dhe mendimit kritik është ai që duhet t’ia përshtasë tregun vetes. Rizgjimi i studentëve si një grup i bashkuar është shpëtimi i vetëm për dijen dhe mendimin në universitetet tona. Përndryshe tregu do të gllabërojë edhe ato pak gjëra që i ka lënë pa gllabëruar studentit shqiptar.

Kësaj shëmbëlltyre që më tepër sesa shpresën e së ardhmes, mbart në vete apatinë e së shkuarës të cilën na e sjell dhe na e risjell vazhdimisht thjesht dhe vetëm falë prezencës së tij si një send frymor, vegël e dëshirës se si të tjerët vendosin ta vënë në përdorim.

Lulzim Hoxha, T. Observer
 
Titulli: Injorantët me diploma

SINQERISHT SE LEXOVA ARTIKULLIN POR DO TA LEXOJ...

NGA TEMA MUND TE THEM VETEM SE FATKEQSISHT KA SHUME NGA ATO INJARANTE TE PAJISUR ME DIPLOMA DHE SI GJITHMON FAJIN E KEMI NGA VET NE QE I BEJME APO I LEJOJME KETO GJERA.
cDO DIT E ME TEPER PO HAPEN SHKOLLA PRIVATE KU PRANOHEN STUDENTE PA KONKURSE, PA NJE MESATARE DHE NESE PRANOHEN NUK I NGELIN PO UA JAPIN PROVIMET DHE SI RRJEDHOJE U JAPIN DIPLOMAT.
nEPER UNIVERSITET SHTETERORE MUNGON NE MENYRE ABSOLUTE KERKESA E LLOGARISE. STUDENTET JANE CDO VIT NE EKSPERIMENTE PASI CDO VIT HIQET NJE SITEM I VJETER DHE VENDOSET NJE I RI .
kORRUPSIONI ESHET MAXIMAL KU SHUMICA E STUDENTEVE I MARRIN PROVIMET ME MIQ E ME LEK .

PERFUNDIMISHT ARSIMI NE SHQIPERI ESHTE ZERO.
KETE GJE E KUPTOJ MJAFT MIRE POR AJO ESHTE VERTET PER TU ARDHUR KEQ ESHTE SESI CA STUDENTE DIPLOMOHEN PER MEJKSI DHE SIA KAN HABERIN FARE PASI KAN MARR PROVIMET ME LEK NESER PASNESER PRANOHEN NE PUNE. OK TEK DEGET E TJERA DHE PRANOHET TE DIPLOMOHEN KTO INJORANTE SE FUNDJA NESE NJE QE STUDION SHKENCA SOCIALE DHE I MERR PROVIMET ME LEK OK FUNDJA SI BEN KEQ DHE DEM ASNJERIT PO TE MARRESH DIPLOME PER MJEKSI KU NESER MBASNESER , KUR TE USHTROSH PROFESIONIN TEND KE TE BESH ME JETEN E NJERZVE ESHTE VERTET E PA KONECPTUESHME.

ZOTI NA RUAJT NGA MJEK TE TILLE, ARKITEKT TE TILLE APO TE NDONJE DEGE TJETER PO ME ZARAR KU VERTTE AFTESIA DHE STUDIMI DUHET NE MAX.
 
Titulli: Injorantët me diploma

Bellatrix mos u merzit se dhe une qe hapa temen se lexova deri ne fund se ishte shume :D

por vet titulli temes thote shume ..............realisht arsimi ketu s'eshte fare ne nivelin e duhur ,kemi qen vete student dhe e kemi pare me syte tane .

Nuk mund ti fusim te gjithe ne nje thes se ka dhe student te rregullt qe meritojne ,por e pergjithshmja eshte se sot po diplomohen dhe ata qe s'kane nje diplome gjimnazi .
 
Titulli: Injorantët me diploma

Realiteti ne kete vend eshte i hidhur
Sot gjen vend miku dhe leku dhe jo ai/ajo qe e meriton dhe ka sakrifikuar nje pjese te jetes per tu bere dikush e kete dikush ia merr nje tjt pa mundim fare
 
Titulli: Injorantët me diploma

ida angel;248877 nuk mund ti fusim te gjithe ne nje thes se ka dhe student te rregullt qe meritojne said:
nuk eshte vetem faji studentit. Ne rradh te pare i prinderve pastaj i pedagogeve e ministris se arsimit apo anasjelltas dhe ne fund eshte i studentit. Sepse studenti kur ka rruge te hapura perpara dhe madje te shtruara me asfalt perse te mos kaloj?
 
Titulli: Injorantët me diploma

Kjo eshte vertete nje teme me rendesi te madhe....eshte pika dolente e arsimit shqiptare....ky eshte vertete nje problem, sepse ka te beje me perspektiven, te ardhmen e vendit, pregatitja e intelektualeve qe do te marrin ne dore te ardhmen e vendit duhet te kete perparesi ,sepse nga ajo varet drejtperdrejte vete e aedhmja ,progresi....po mendimi im eshte se problem nuk eshte vetem universiteti privat , por edhe ai publik,...niveli i pregatitjes se studenteve, eshte skandaloz keto vitet e fundit,sepse eshte kthyer ne biznes...mjaftone te paguash dhe ke cdo gje ne dore.....nuk eshte problemi universiteti privat, sepse te tilla ka edhe ne vedet perendimore, dhe qe kane nje emer te madh, por menyra e menaxhimit, ndoshta mungon nje legjistacion i qarte per certifikimin e dijeve qe studenti ka marre nga ky universitet, une nuk e di mire se si funksionon aty, por nje menyre munde te jete, qe provimet te behen nga pedagoge te universiteteve te tjera, qe te ruhet anonimati i tyre deri ne dhenien e provimeve, po kjo duhet te kontrollohet nga ministria e arsimit dhe te jete e sanksionuar me nje ligje te vecante....Por me sa di une , universitetet ne shqiperi bejne pak per trajnimin profesinal te studentit, sepse nga kjo varet rentabiliteti i ketij te fundit....sepse nuk eshte e thene te kesh nje mesatare te larte dhe munde te kesh sukses ne pune, kjo eshte relative, por sa je i zoti, qe dijet qe ke marre ti hedhesh ne praktike, dhe kjo arrihet me nje trajnim profesional adeguat.......Nje biznesmen , nuk eshte e thene qe merr ne pune nje studente te shkelqyer, ai munde ti japi nje shans me shume dhe kjo nuk eshte pak, por studenti duhet te jete ne gjendje te provoje qe dijet qe ka marre ne universitet ,ti hedhi ne prodhim, kjo do te rriste, ose do te ulte vleren e tij si intelektual, duke marre parasysh vleren monetare, qe ky i fundit do te arrinte te prodhonte...e pra keshtu mendon nje biznesmen.......Ky problem do te zgjidhet automatikishte,me nje konkurrence qe do te krijohet me intelektualet e rinje qe kane studiuar jashte, do te hedhi jashte tregut te punes studentet injorante......................
 
Titulli: Injorantët me diploma

Nese duam te mos vime deri ketu them se shteti duhet te forcoj ne mase te duhur legjislacionin duke filluar nga shkollimi fillor, i mesem dhe ai i larte. Mua me duket se tere problematika ka filluar kur kemi filluar te reformojme universitetet pa reformuar sistemin fillor dhe te mesem. Duhet nje reforme e thelle dhe drastike duke filluar nga sistemi parashkollor, fillor dhe i mesem dhe ne kete menyre ne universitet do kemi nje konkurrenc me te madhe.

Sa i perket universiteteve une mendoj se gjendja eshte e njejte si ne universitetet shtetrore ashtu edhe ne privat me dallime shume te vogla. Ne shtetrorin kryhet fakulteti me te njohur por edhe me lek ndersa ke privati kryhet vetem me te paguar vitin. Ky eshte dallimi perndryshe edhe ne shtetrorin por edhe ne privatin ata te cilet kan vajtur aty per te nxene dije dhe jane te interesuar te nxene dije edhe munde nxene dije.

Por, shteti eshte i obliguar te beje nje reformim te duhur te arsimit dhe te forcoj legjislacionin mbi arsimin ne te gjitha shkallet e ti sepse vertete arsimi eshte ne nje gjendje jo te mire. :gjujpeshk:
 
Titulli: Injorantët me diploma

E lexova kete artikullin dhe diku tjeter.
Nje gje dua te them une. Si universiteti privat si ai shtetor eshte njelloj ne Shqiperi. Une personalisht si prind(nese do isha e kur do behem) , do mendohesha mire para se te dergoja femijen tim ne universitetin publik ku e di me 100% te sigurte qe hakun nuk do ja japin. Sigurisht e kam fjalen per femijen qe meson. Do shikoja ndonje alternative tjeter , do studioja mire universitetet private . Do shikoja CV e profesoreve qe japin mesim aty etj etj. Pastaj do vendosja ne peshore te dy universitetet e ai qe peshon me shume per gjera pozitive e me pak per negative , do ishte zgjedhja. ( Gjithemone nese nuk kam mundesi ta dergoj me studime jashte )

Dhe se fundi , duke u rritur kerkesa e ketyre universiteteve nga ana e popullit detyrimisht do te rritet dhe oferta e tyre.
 
Titulli: Injorantët me diploma

Ndersa une jam e mendimit se nese femijen do ta shkollosh patjeter ,vetem ne universitetet publike mund te behet kjo gje ,universiteti publik eshte nje testim i vertete per secilin student ,po te lem menjane rryshfetet apo korrupsionet qe behen ne keto universitete.....ta imagjinojme shkollen pa keto elemente ,atehere universiteti shtetror do ishte me i duhuri .

Ne privat cdo gje eshte e stimuluar ,mbi te gjitha studenti fle mendjen se nuk ka per te ngelur ,por nje 5 do ta mar .....por te maresh nje 5 ne universitetin publik me forcat e veta ,kjo eshte zotesi .

Une kam nipin tim ne gjimnaz te ''vitrinat '' ne Tr ,as nuk meson as nuk lexon ndonje gje ,ai fle mendjen qe ne ate shkolle eshte i garantuar se do kaloj madje do mar dhe nota te mira ,e ketej prinderit e tij po paguajne leket per te .Mjafton qe shkolla mer leket se meson nxenesi apo jo nuk i intereson shume .

Mora vetem nje rast ,por ka plote raste te tilla qe po ti bejme te ditur .....shkolles private i bien vlerat.
 
Titulli: Injorantët me diploma

Ne keto pune ,pergjegjsia eshte ne radhe te pare e shtetit dhe pastaj e individit.Veshtroni pak te gjithe politikanet e kane blinduar veten me plot tituj akademike.Sipas kesaj logjike duke pasur ne krye te shtetit njeres te ditur shqiperia do te kish ecur perpara dhe do te kish progres te vazhdueshem.Por realiteti flet ndryshe shumica e ketyre politikaneve jane me me dije te cunguara dhe keto tituj shkencore qe ata mbajne jane marre pa i merituar ne te vertete.Fjalori qe keta politikane me tituj akademike ne parlament apo vende te tjera publike tregon se cili eshte niveli i tyre real.Pra ketu tek ne eshte qelbur peshku nga koka.Pastaj edhe drejtuesit e universiteteve private por edhe ato shteterore duke mos pasur kerkesen e llogarise nga ministria e Arsimit spekulojne duke e kthyer ne nje biznes mjaft fitimprures terheqjen e studenteve me mesatare te ulet note mjafton qe keta te fundit te paguajne.E megjithese ne shqiperi monedha zyrtare eshte leku ,keto pagesa behen ne Euro.Ska rendesi se sa i pergatitur eshte studenti.Ai qe paguan me shume ka shanset te vleresohet me note me te larte.Pra paraja eshte ne plan te pare.Dija sipas kesaj mendesie ska vlere.Quo vadis!!
 
Titulli: Injorantët me diploma

Faji plotesisht i shtetit per kete gje ...paguaj leket merr diplomen po ne qe na duhet te stresohemi per ate diplome cduhet te bejme kur vendin e punes ta ze ai qe sben haber nga profesioni...gjithsesi e shoh shume te zeze te ardhmen e arsimit ne shqiperi...
 
Titulli: Injorantët me diploma

Dua dhe une nje diplome ne Arkitekture dhe Mjeksi
 
Titulli: Injorantët me diploma

ehhhh Diplloma ketu lu leku leku qe mer dipllomen se asnje se ter jan drass :p
 
Titulli: Injorantët me diploma

Ndersa une jam e mendimit se nese femijen do ta shkollosh patjeter ,vetem ne universitetet publike mund te behet kjo gje ,universiteti publik eshte nje testim i vertete per secilin student ,po te lem menjane rryshfetet apo korrupsionet qe behen ne keto universitete.....ta imagjinojme shkollen pa keto elemente ,atehere universiteti shtetror do ishte me i duhuri .

Ne privat cdo gje eshte e stimuluar ,mbi te gjitha studenti fle mendjen se nuk ka per te ngelur ,por nje 5 do ta mar .....por te maresh nje 5 ne universitetin publik me forcat e veta ,kjo eshte zotesi .

Une kam nipin tim ne gjimnaz te ''vitrinat '' ne Tr ,as nuk meson as nuk lexon ndonje gje ,ai fle mendjen qe ne ate shkolle eshte i garantuar se do kaloj madje do mar dhe nota te mira ,e ketej prinderit e tij po paguajne leket per te .Mjafton qe shkolla mer leket se meson nxenesi apo jo nuk i intereson shume .

Mora vetem nje rast ,por ka plote raste te tilla qe po ti bejme te ditur .....shkolles private i bien vlerat.

Ida ne keto raste e kane fajin prinderit e jo shkolla private. Sepse une nese dergoj femijen tim ne nje shkolle private duke paguar per te , femija im do ul bycen e do studioje per te justifikuar daljet e mia financiare per te. Mundesisht do te studioje dhe me shume se ato qe studiojne ne publik. I gjithe problemi i shkollave apo univ private eshte i vete njerezve. Une nese femija im eshte derr e nuk mbush , nuk e dergoj ne shkolle private. Jane prinderit ne rradhe te pare qe gabojne .
Para ca vitesh isha ne Tr , dhe po degjoja nje mesuese te nje tetevjeçarje private qe me thoshte sesi prinderit shkojne e bejne presion duke u thene qe duhet tu vene 10 femjeve te tyre se u paguajne rrogat. E di dhe une qe nuk eshte e drejte e mesuesi nuk duhet te influencohet nga kjo gje , por ne fund te fundit ai po punon per te fituar buken e gojes. Nese prinderve u intereson qe femija i tyre te marre nje njote kot, thjeshte pse ai po paguan , per te zezen e tyre eshte. Femija derr se derr i mbetet.
 
Titulli: Injorantët me diploma

Ndersa une jam e mendimit se nese femijen do ta shkollosh patjeter ,vetem ne universitetet publike mund te behet kjo gje ,universiteti publik eshte nje testim i vertete per secilin student ,po te lem menjane rryshfetet apo korrupsionet qe behen ne keto universitete.....ta imagjinojme shkollen pa keto elemente ,atehere universiteti shtetror do ishte me i duhuri .

Ne privat cdo gje eshte e stimuluar ,mbi te gjitha studenti fle mendjen se nuk ka per te ngelur ,por nje 5 do ta mar .....por te maresh nje 5 ne universitetin publik me forcat e veta ,kjo eshte zotesi .

Une kam nipin tim ne gjimnaz te ''vitrinat '' ne Tr ,as nuk meson as nuk lexon ndonje gje ,ai fle mendjen qe ne ate shkolle eshte i garantuar se do kaloj madje do mar dhe nota te mira ,e ketej prinderit e tij po paguajne leket per te .Mjafton qe shkolla mer leket se meson nxenesi apo jo nuk i intereson shume .

Mora vetem nje rast ,por ka plote raste te tilla qe po ti bejme te ditur .....shkolles private i bien vlerat.
Po jo, absolutishte eshte gabuim ,te mendohet se universitetet private jane ne nivel te ulet, se nuk eshte e vertete, me sa di une jane te njejtit pedagog si ne privatin ashtu edhe publikun....problemi me sa shof une eshte i keqmenaxhimit dhe mungesa e nje legjislacioni qe te beje competitiv keto universitete.......po ti referohemi perendimit , universitete me prestigjoze jane ato private, problemi eshte se jo te gjithe munde te studiojne ne ato universitete per arsye financiare.....Po ne keto universitete prestigjoze studenti qe shkone atje , eshte i vete dijshem qe i duhet shume pune e munde per te merituar nje diplome te tille,atje edhe pse ata paguajne shume ,nuk eshte e thene qe nuk ngelin,atje duhet ta meritojne marjen e nje provimi, diferenca qendron qe studenti me nje diplome te tille do ti hapeshin rruget kudo ne profesionin qe ai ka zdjedhur, prandaj keto universitete jane te preferueshme dhe jo sepse po paguan e kane te marre, ketej nuk ekzistone kjo llogjik.............menyra me e mire eshte qe qeveria duhet te mendoj seriozishte per ti prere rrugen korrupsionit ne arsim ,me ligje te caktuara qe praktikishte do ta benin te pamundur, dhenien e ryshfeteve pedagogeve ne universitet...po ka edhe nje problem tjeter , me sa duket nivelii ulet i pedagogeve....shqiperia ka intelektuale dhe pedagoge te shkelqyer,mjaftone te behet nje seleksionim i duhur ,qe pedagoget te zgjidhen nga njerezit me te pregatitur......................
 
Titulli: Injorantët me diploma

ahahha
do te na vdesesh fare ti mo nga dora jote?
hihihihiih

Po pritet tju vdes une aha skeni per te vdekur kurre vriteni per shkaqe me te vogla ju pipllat qe jetoni ne atdhe LOL LOL
 
Titulli: Injorantët me diploma

ehmm shyqyr qe ne Shqiperi nuk ka shkolle private per mjekesi ,se atehere tamam do behej nami.........dhe ata qe duan nje diplome per mjekesi,t'i ulin pak pretendimet sepse mjekesia nuk eshte thjesht nje 6-vjecar, po do dyfish pune.....dhe dihet qe te futesh ne degen e mjekesise ,duhet te kesh me shume se 6200 pike.
 
Titulli: Injorantët me diploma

lol
un nuk dua diploma prej letre...por dua pun dhe lek
 
Titulli: Injorantët me diploma

kete universitetin vitrina mos ma kujtoni,se sguxon te dalesh ne rruge,pa te vijne ata kalamajte me letrat e universitetit...un jam shprehur dhe me pare qe jam kunder universitete private dhe atyre qe lejohet te futet kushdo,me cdo lloj mestare....sot po merret njesoj shkolla si per ate qe plas trute duke mesuar,dhe per ate qe rrin ne kafe tere diten,i jep pedagogut zarfin qe ta kaloje...e ne rastet me te pergjithshme jane pikerisht keta te dytet qe i zene punet me te mira...por sic esht then dhe me siper: REALITETI NE KETE VEND ESHT I HIDHUR,e po su pershtate,merr veten me qafe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top