Infrastruktura e dobet, pengese per turizmin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqiperia mund te deshiroje te kthehet ne nje fuqi turistike ne rajon, por per kete nuk mjaftojne vetem spotet televizive ne CNN dhe Euronews.
Mjafton shembulli i mbremshem per te kutpuar se sa larg jemi nga arritja e standarteve edhe ne kete drejtim.

Me mijera qytetare kane vuajtur per ore te tera trafikun dhe bllokimin ne nje nga akset rrugore kryesore te vendit, ne segmentin Rrogozhine-Durres.

Fluksi i madh i pushuesve dhe punimet qe po vazhdojne te kryhen ne kete rruge e kane shnderruar trafikun ne kolaps dhe mijera vete kane qendruar te bllokuar ne temperaturat e larta gjate gjithe pasdites, deri ne mbremje vone per ore te tera.

Punimet qe po kryhen nga firma “Salillari” per zgjerimin e rruges ende nuk kane perfunduar ne afatin e percaktuar, me 1 qershor.

Edhe pse policia rrugore eshte perpjekur te beje te mundur zhbllokimin e ketij aksi, serish trafiku ka mbetur i renduar.

Shkak i radheve te gjata jane bere edhe pengesat e shumta te ngritura nga firma ndertuese, pasi makinerite e renda jane lene pergjate rruges pa asnje rregull e kujdes, duke krijuar edhe ato pengesa te shumta per trafikun.TCH
 
Back
Top