Infertiliteti, Tavo: 12 % e çifteve, probleme.....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
59457.jpg


TIRANث- Trajtimi i infertilitetit këto vitet e fundit po merr një rol me rëndësi në shëndetin riprodhues të popullatës dhe në veçanti për shëndetin e gruas, që është edhe një nga prioritet e sistemit shëndetësor shqiptar dhe një angazhim i vazhdueshëm politiko-institucional i qeverisë shqiptare. Ndërkohë trajtimi i infertilitetit me teknikat më të suksesshme të riprodhimit të asistuar përbën dhe një nga çështjet më të rëndësishme në fushën e shëndetit riprodhues për vendin tone, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në hapje të konferencës 2 ditore ballkanike "Fertiliteti i ndihmuar medikalisht", mbajtur në Hotel Tirana International, me bashkëfinancim të Bashkimit Europian

Kjo është hera e parë që përfaqësues të institucioneve shëndetwsore nga 6 vende, Shqiperia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Sllovenia dhe Italia, diskutojnë në nivel rajonal për një problematikë të tillë.

Ndërkohë, edhe pse në vendin tonë ende nuk ka një studim mbarë kombëtar lidhur me përqindjen e fertilitetit, disa studime dhe të dhëna nga mjekët obstetër gjinekologë tregojnë se rreth 12 % e çifteve kanë probleme përsa i përket lindshmërisë. "Fekondimi artificial në vendin tonë kryhet aktualisht në klinika private, dhe pothuajse në të gjitha këto klinika private ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe mjekë të huaj. Ndërsa në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re çfarë do të thotë se çiftet janë të detyruar për ta paguar shërbimin në masën 100% pa pasur mundësi rimbursimi nga ana e strukturave shtetërore", tha Tavo.

Pikërisht për këtë arsye, sipas ministrit Tavo, ky projekt i inicuar nga Materniteti Koço Gliozheni, mbështetur nga Komuniteti Europian, Adriatic IPA, Cross Border Cooperation 2007-2013, është me shumë rëndësi. "Kjo shënon fillimin e përcaktimit të mënyrave dhe mjeteve që nevojiten për ta ofruar këtë shërbim në shërbimet tona shëndetësore publike të specializuara, ndonëse, duhet përmendur se është i kushtueshëm", theksoi Tavo.
"Në shkallë kombëtare ende nuk ka statistika të sakta për normën e infertilitetit. Megjithatë, në Tiranë në vitet 2004-2012 numërohen kërkesa nga 33.304 çifte, prej të cilëve 497 kanë përfituar shtatzëni të konceptuar me metodat MAR në klinika private në vend, por edhe jashtë", tha Dr. Rubena Moisiu, drejtore e Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Në 20 vitet e fundit, sipas saj, në Shqipëri është bërë progres i rëndësishëm në të dy nivelet: ligjor/sociologjike dhe mjekësore. Ligji shqiptar "Për shëndetin riprodhues" i vitit 2002 është në përputhje me të drejtat evropiane dhe ndërkombëtare të njeriut për riprodhim. Bazuar mbi parimet mjekësore dhe shkencore, ky ligj, me të të njëjtat standarde me ligjet aktuale të vendeve të përparuara në BE dhe SHBA, e vendosi MAR-in në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. Që nga viti 2003 me një rregullore të ministrisë së Shëndetësisë, u lejua përdorimi i metodës "In Vitro" ku mosha e lejuar e grave për të është më e vogël se 50 vjeç. “Ekzaminimi fillestar kërkon diagnostikim të qartë të shkaqeve të infertilitetit dhe rekomandimi kryesor për çiftet lidhet me disa ndryshime në jetesë, si ushqim të mirë, ulje e stresit, etj", tha Dr. Moisiu.

Në spitalin "Koço Gliozheni", në zbatim të teknikave të MAR në përputhje me Ligjin "Për Shëndetin Riprodhues", përdoren ekzaminim i plotë mjekësor për shëndetin riprodhues, konsultime riprodhues dhe edukimi i çifteve mbi familjen dhe planifikimi familjar për çiftet jopjellore, kandidatë për ndërhyrjen MAR, trajtime në kohë të sëmundjeve që prekin shëndetin riprodhues, kujdes mjekësor për gratë shtatzëna nga ngjizja, të cilat janë tërësisht të mbuluara nga sigurimi shëndetësor. Nga ana tjetër, sektori publik shëndetësor përballet me sfidat kryesore në dy drejtime kryesore edukimin e pacientëve dhe edukimin e popullatës për të drejtat e tyre riprodhuese, por dhe për të shmangur procedura të pamiratuara ne klinika private ku bëhen aborte të fshehta, etj.
Problemet e fertilitetit po diskutohen bashkë me zgjidhjet që afron Mjekësia e së Ardhmes për Riprodhim (MAR) për herë të parë në shkallë rajonale. Konferenca organizohet nga materniteti "Koco Glozheni" dhe Instituti për Bashkepunim dhe Zhvillim, në kuadër të projektit "Mjekësia e së ardhmes: ngritja e nje rrjeti qendrash ndërkufitare mbi riprodhimin e asistuar dhe mjekësinë rigjeneruese në zonën Adriatikut". Projekti përfshin dy tema kryesore të mjekësisë moderne, që prekin direkt qytetarin: fertiliteti dhe arritja e nje rrjeti ballkanik qendrash për këtë cështje.

Në 25 korrik 1978 lindi fëmija i parë i konceptuar nga IVF (In Vitro Fertilization), Louise Broën me metodën që ka sjellë revolucion në Mjekësinë e së Ardhmes të Riprodhimit (MAR). Vetem 22 vjet më pas, në 2010 pionierit të mjekësisë "In Vitro", Robert G. Edëards, PhD iu dha اmimin Nobel në Fiziologji për "zhvillimin in vitro fertilization", teknologjia e re mjekësore, që përmes përdorimit të mjeteve plotësisht ose pjesërisht artificiale, po ndihmon në riprodhimin e njeriut.
(BalkanWeb)
 
Pe: Infertiliteti, Tavo: 12 % e çifteve, probleme.....

Cte thuash,ne kushtet e Shqiperise edhe me e larte te jete perqindja kane arsye mos te lindin...
 
Back
Top