Infertiliteti, meshkujt po aq fajtor sa femrat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sipas gjinekologëve, meshkujt dhe femrat mund të kenë njësoj probleme. Fatkeqësisht, shkaku shihet vetëm te femrat

ثshtë krijuar ideja sikur femra është fajtorja gjithnjë për faktin se një çift nuk ka fëmijë, por në fakt nuk është aspak kështu. Burrat janë po aq fajtor sa femrat.

Kështu u shpreh drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu, e cila theksoi se trajtimi mjekësor në raste të tilla duhet të behët njësoj si për femrat ashtu edhe për meshkujt. "Nuk duhet të ketë fajësime nga asnjëra palë, pasi fajtor mund të jetë femra apo mashkulli.

Vihet re se fajin ua vendosin femrave, pasi edhe kur vijnë për vizitë sjellin vetëm femrën për inferilitet, madje e quajnë faj dhe jo shkak", pohon Rubena Moisiu. Ndërsa, gjinekologu Maksim Gjoni pohoi se natyra apo perëndia e ka shpërndarë në këtë mënyrë, 30% shkaku është tek femra dhe 30 % shkaku është tek mashkulli, dhe 40% shkaku është i përbashkët.

"Janë shifra të referuara nga të gjitha shërbimet gjinekologe botërore, por i afrohet shumë ngarkesës shkakore që t'i ndajnë përgjysmë", pohon Gjoni. Sipas tij, veçoria është kjo se fertiliteti mashkullor është më i lehtë për tu ekzaminuar sesa te femrat.

Ndërsa kurimi mund të ketë ndërlikime të njëjta si tek femrat edhe tek meshkujt. Ndërkohë, vihet re se fajin ua vendosin femrave, pasi edhe kur vijnë për vizitë sjellin vetëm femrën për infertilitet, madje e quajnë faj dhe jo shkak.

Partnerët

Ka ndodhur që partnerët kanë tentuar për një kohë të gjatë për fëmijë dhe pasi janë ndarë kanë pasur fëmijë secili me partner të tjerë, por edhe për këtë gjinekologët japin një shpjegim.

Sipas tyre, kjo është e vërtetë dhe ka justifikimin për arsye se ka disa faktorë, të cilët janë kryesisht lokal, kryesisht tek femra dhe me infeksionin e jashtëm gjenital, të cilat nuk mundësojnë që brenda një çifti të ketë fëmijë, ndërkohë që nëse këta dy partnerë tentojnë shtatzëni me partnerë të tjerë mund të arrijnë.

"Kjo ndodh për arsye se mundet që një mashkull të mposhtë nivelin e infeksionit tek partnerja, nëse tek një femër tjetër ky infeksion është më e ulët, atëherë e kalon dhe arrin në fekondim.

Pra, nuk përjashtohet që të kenë fëmijë me partnerë të tjerë", pohon gjinekologu Gjoni, duke shtuar se faktor tjetër është se popullsia në nuk arrin të dallojë cilësinë e jetës seksuale me fekondimin. Kafshët, me ndryshim nga njeriu, kanë marrëdhënie seksuale që respektojnë stinëzimin, por kanë stinë të veçanta kur mundësia e tyre e fekondimit lulëzon dhe kafshët ftojnë njëra-tjetrën për tu lidhur me partnerin më të fuqishëm për të realizuar fekondimin.

"Kjo tek njeriu funksionon kështu, pasi njerëzit tashmë kanë jetë seksuale kryesisht për kënaqësi e jo për fekondim. Tentativa për tu fekonduar është në minorancë, në krahasim me arsyet e kënaqësisë", pohon Maksim Gjoni, duke shtuar se marrëdhëniet seksuale të cilësisë së mirë kanë më shumë mundësi për tu shoqëruar me shtatzëni.

Fertiliteti paragjykohet nga fisi dhe shoqëria
Problemi i pamundësisë për të pasur një fëmijë nuk është vuajtja e vetme e shumë çifteve, por kësaj i shtohet edhe paragjykimeve të të afërmve dhe shoqërisë. Ky është mentaliteti shqiptar, i cili mundon shumë njerëz për këtë problem. Mjekja gjinekologe në maternitetin "Koço Gliozheni", Enkelejda Prifti, theksoi se këto paragjykime i shtyjnë çiftet të kërkojnë ndihmë sa më të shpejtë tek mjekët.

"Në vendin tonë kjo varet edhe nga paragjykimet që ka fisi, familja apo fshati, pasi thonë që për një çift që nuk kanë fëmijë me ta diçka nuk shkon dhe shpesh çiftet vijnë edhe para kohe për të kërkuar ndihmë tek mjeku, vetëm nga presionet që kanë nga familja dhe fisi", pohon Prifti, duke shtuar se më parë periudha, e cila një çift me shëndet normal mund të presë deri në dy vjet për një shtatzëni spontane, ndërsa tani pritet vetëm një vit pastaj vijnë dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur shkakun, pasi shoqëria i tregon me gisht.

Historiku i fekondimit artificial

Në historikun e mjekësisë, një hop i madh është viti 1977 që shënon lindjen parë të fëmijës me fekondim artificial dhe ky është një kontribut dhënë nga mjekë britanikë, pas një pune disavjeçare.

Sipas gjinekologut Maksim Gjoni, duke qenë nën presionin e medias dhe të institucioneve shtetërore, por edhe me fenë, pas atij viti që lindi ky fëmijë ata patën rreth 2 mijë prenotime telefonike për këtë ndihmë mjekësore, pra kërkesa e popullatës ishte shumë e madhe.
"Nuk ishte aspak i vonuar si shërbim që duhej t'i ofrohej popullatës, por në vendin tonë mendoj se është shërbim i vonuar. Ky shërbim në vendin tonë ka filluar pas viteve '90-të, por jo me kapacitet të plotë për t'u ofruar të gjitha hallkat me fekondimin epruvetë (fekondimin jashtë trupit).
Tani jemi përpara një fakti që edhe ne si vendet e botës kemi përparuar në këtë drejtim", pohon Gjoni, duke shtuar se rreth gjysma e fëmijëve që lindin sot në Amerikë janë me fekondim artificial dhe llogaria është e thjeshtë, pasi infertiliteti është shtuar shumë kohët e fundit për disa arsye.

Andrologu, meshkujt indiferent ndaj vizitave

Sedër mashkullore, neglizhencë apo siklet. Këto janë disa nga arsyet që meshkujt anashkalojnë andrologun, të cilët edhe e quajnë absurde një vizitë tek andrologu. Sipas andrologut Evin Dani, meshkujt shqiptarë e ndjejnë vetëm atëherë kur nuk shohin rrugëzgjidhje veten tek andrologu.

"Kur aktiviteti seksual i tyre është fare përtokë. Nuk arrijnë të kënaqin partneren dhe pa diskutim edhe veten", - këto janë rastet kryesore kur meshkujt vijnë tek andrologu.

Statistikat zyrtare flasin se rreth 10% e meshkujve deri në moshën 50 vjeç në vendin tonë janë impotentë. Po kështu, 50% e problemeve të mos pasurit fëmijë në çift, vijnë pikërisht nga ata.

Shekulli
 
Titulli: Infertiliteti, meshkujt po aq fajtor sa femrat

Infertiliteti, a ka lidhje me kënaqësinë seksuale?


Shumë njerëz, herët ose vonë, duan që të sjellin në jetë pasardhësit e tyre, por jo të gjithë kanë fatin që ta realizojnë këtë ëndërr, atëherë kur e duan dhe në mënyrë fare të lehtë

Sipas asaj çka dihet deri më tani, sa më shumë marrëdhënie seksuale të ketë një çift, aq më të mëdha janë shanset që femra të mbetet shtatzënë. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, por ajo çka vërtet të çudit është fakti se sipas studimeve të fundit shkencore, që janë bërë në Europën Perëndimore, del se një çift i zakonshëm që kryen rregullisht marrëdhënie, ka vetëm 18% shans për të konceptuar një fëmijë. Ndërsa për francezët, që e mbajnë veten si kombi më i dhënë pas seksit, kjo përqindje shkon deri në 15%. Sipas një profesori britanik, i cili është marrë gjatë gjithë karrierës me çështjen e infertilitetit në lidhjen intime mes çiftit, ai ka vënë re se sa e rëndësishme është mënyra se si kryhet një marrëdhënie për sa i përket rritjes së shanseve të shtatzënisë. Sipas profesorit, sa më e madhe të jetë kënaqësia e provuar nga femra gjatë marrëdhënies, aq më të mëdha janë shanset për të që të mbetet shtatzënë. Pra, me pak fjalë, nuk është i rëndësishëm vetëm fakti i marrëdhënies, por i cilësisë së saj dhe mbi të gjitha, i arritjes së orgazmës nga femra.
Sigurisht që për sa i përket meshkujve, orgazma është thelbësore për shtatzëninë, sepse pa të, nuk ka prodhim sperme, por ajo çka ka ndryshuar në mënyrën e konceptimit të situatës është rëndësia që i është dhënë së fundi edhe orgazmës së femrës. Më parë ajo nuk merrej fare në konsideratë dhe konsiderohej biologjikisht e pavlerë. Ideja e një marrëdhënieje seksuale, jo vetëm të shpeshtë por mbi të gjitha të kënaqshme për sa i përket mundësive të mbetjes me barrë, është një ide interesante për shumë mjekë që merren me studimin e shkaqeve të infertilitetit te çiftet. Por për të arritur konkluzione në këtë platformë duhet në radhë të parë një ndjeshmëri dhe kujdes i madh. E megjithatë, profesori ka bërë disa teste me paciente të ndryshme. Në njërin prej tyre, atij i duhej që të pyeste pacientet në lidhje me çështje shumë intime të marrëdhënies së tyre me partnerin, veçanërisht për sa i përket shkallës së kënaqësisë të provuar prej tyre dhe sasisë së orgazmave të provuara. Në këtë pikë, gratë duhet që të ishin shumë të sinqerta,. Një pyetësor i tillë u krye mbi shumë gra dhe në një kohë relativisht të gjatë. Bëhet fjalë për marrjen në pyetje të rreth 1000 grave. Në përfundim, ato u ndanë në tre grupe kryesore, sigurisht në varësi të përgjigjeve. Në grupin e parë futeshin gratë, të cilat kishin partnerë krejtësisht të shëndetshëm dhe në dukje fertilë, por që pavarësisht gjithë kërkimeve për shëndetin, nuk kishin ndonjë shkak të dukshëm dhe të diagnostikuar për infertilitetin që demonstronin. Në grupin e dytë futeshin gra me bllokim apo dëmtim të tubave fallopianë, çka do të thotë që sperma nuk arrin që të depërtojë dhe të arrijë tek veza, për ta fekonduar dhe si pasojë infertilizimi nuk ndodh. Ndërsa në grupin e tretë futeshin gra, të cilat nuk kishim arritur që të kishin fëmijë, për shkak të problemeve hormonale, ose për shkak të partnerëve që kishin probleme me përbërësit e spermës. Nga studimi doli se gratë e grupit të parë me shkaqe krejtësisht të pashpjegueshme të infertilitetit tentonin që të thoshin se kishin në përgjithësi një marrëdhënie intime me partnerin që nuk u falte kënaqësi dhe gjatë kësaj marrëdhënieje përjetonin orgazëm shumë rrallë. Këto gra ishin tërësisht normale nga ana shëndetësore dhe pavarësisht gjithë testeve, ishte e pamundur që të gjendej një shkak për mungesën e infertilitetit. Por ajo që ishte me të vërtetë e papritur në këtë studim ishte zbulimi se gratë që kishin probleme për shkak të bllokimit apo dëmtimit të tubave, përjetonin një kënaqësi më të madhe se gratë e dy grupeve të tjera. Në këto rrethana pyetja që i bëmë vetes ishte: si mund t’i përdornim në mënyrë shkencore këto rezultate dhe mbi të gjitha, cili ishte përfundimi që duhej nxjerrë në këtë rast? Një teori është ajo që muskujt e vaginës dhe të barkut kontraktohen, ndonjëherë shumë, gjatë orgazmës dhe në këtë mënyrë në uterus hyn një sasi më e madhe sperme. Ajo që dihet është se gjatë orgazmës, lëshohet në organizëm një hormon që quhet Oksitocinë, që veç të tjerash, jep edhe kënaqësinë e madhe fizike që përjetohet. Ky hormon është gjithashtu i rëndësishëm në krijimin e kontraksioneve në bark.
Sipas disa biologëve që merren me çështjet e evolucionit, kënaqësia e provuar nga orgazma ka të bëjë me rritjen e dëshirës për të bërë më shumë seks, e si pasojë rritjen e mundësive për të mbetur shtatzënë, që çon në riprodhimin dhe ruajtjen e species. Në akt, lidhja e fertilitetit dhe kënaqësisë seksuale është një çështje që has kundërshti në ambientet shkencore, sepse nuk është tërësisht e verifikueshme dhe e mbështetur si teori. Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top