Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Infeksioni i veshit te jashtem (Otitis externa)

INFEKSIONI I VESHIT TE JASHTEM(OTITIS EKSTERNA)

Otitis eksterna është një infeksion i lëkurës së kanalit të veshit dhe është shumë i shpeshtë. Ai ndodh papritur pa një arsye të dukshme. Disa persona janë më të prirur për të zhvilluar otitis eksterna. Nëse ju futet në vesh ujë, shampo, sapun etj atëherë mund të jeni më të prirur për kruajtje. Si pasojë e kruajtjes së veshit ju mund të pësoni gërvishtje dhe dëmtime të lëkurës në kanalin e veshit duke shkaktuar inflamacion. Lëkura e inflamuar mund të infektohet shumë shpejt e si rrjedhojë mund të zhvillohet një cikël vicioz. Inflamacioni dhe infeksioni shkaktojnë më shumë nevojë për kruajtje cila mund ti përkeqësojë gjërat.

Shkaqe të tjera të otitis eksterna përfshijnë:

-Notimi. Otitis eksterna është 5 herë më i shpeshtë në notarët profesionist krahasuar më personat e tjerë. Kjo ndodh për shkak të ujit i cili futet në kanalin e veshit. Ekspozimi i përsëritur ndaj ujit e bën kanalin e veshit më të rrezikuar ndaj inflamacionit. Në fakt, otitis eksterna shpesh quhet edhe veshi i notarit.

-Moti. Otitis eksterna ka më shumë gjasa të zhvillohet në një kohë të ngrohtë, më lagështi dhe që shkakton djersë. ثshtë më i zakonshëm në vendet e ngrohta.

-Problemet e lëkurës. Ekzema ose psoriasis mund të prek kanalin e veshit dhe të shkaktojë otitis eksterna.

-Shiringat e veshit për të pastruar dyllin e veshit dhe kruajtëset e veshit. Ato mund të irritojnë kanalin e veshit dhe të shkaktojnë inflamacion.

-Infeksioni i veshit të mesëm. Në disa raste, infeksioni i veshit të mesëm (otitis media) mund të prodhojë sekrecione për një far periudhe të cilat më pas mund të shkaktojnë otitis eksterna.


531538_419360204771730_1642900991_n.jpg




394576_419286371445780_1154095280_n.jpg



Shumicës së personave me otitis eksterna ju jepet trajtim pa patur nevojë për ndonjë test si mjet diagnostikues. Gjithsesi, mjeku juaj ose infermierja mund të marrë një mostër të sekrecioneve që rrjedhin prej veshit për të gjetur llojin e mikrobit që po shkakton infeksionin. Kjo ndihmon në përzgjedhjen e antibiotikut në formën e pikave në vesh që duhet përdorur( disa mikrobe janë rezistent ndaj disa tipeve antibiotikësh.)

-Pikat në vesh

Këto pika përmbajnë një antibiotik për pastrimin e çdo infeksioni dhe një steroid për të ulur dhimbjen e inflamacionit dhe kruarjen. Mund të duhet një jave trajtim në mënyrë që simptomat të largohen plotësisht. Ka një gamë të gjerë të pikave në vesh që mund të përdoren në trajtimin e otitis eksterna. Nëse njëri prej tyre nuk jep efektin e dëshiruar atëherë mjeku ose infermierja mund t’ju këshillojnë ndryshimin në një tjetër formë më të tjerë përbërës.

Kur të përdorni pikat në vesh:
• Shtrihuni me veshin e sëmurë lart.
• Hidhni disa pika në vesh dhe qëndroni në këtë pozicion për 1-2 minuta.
• Shtypni kartilagon përballë kanalit të veshit disa herë për të shtyrë pikat në thellësi të kanalit të veshit.


-Masa të përgjithshme
Si rregull, mos lini topa pambuku në kanalin e veshit. Kjo ndalon rrjedhjen e sekrecioneve të veshit të cilat kanë nevojë të dalin jashtë. Gjithsesi, nëse rrjedhja e sekrecioneve është e madhe, ju mund të keni nevojë të vendosni pak pambuk në pjesën e jashtme të kanalit për të pastruar sekrecionet. Nëse ju përdorni pambuk, zëvendësojeni atë vazhdimisht.
Ju nuk duhet të tentoni të pastroni kanalin e veshit me kruajtëset e veshit. Nëse ju fusni kruajtëset e veshit ose objekte të tjera në veshin tuaj, ato mund të dëmtojnë dhe irritojnë lëkurën e inflamuar dhe mund t’i përkeqësojnë gjërat. Pastroni vetëm pjesën e jashtme të veshit me pak pambuk kur keni shfaqje të sekrecioneve.

-Qetësues të dhimbjes

Paracetamoli ose ibuprofeni zakonisht do të qetësojnë dhimbjen. Në disa raste mund të nevojiten qetësues të fortë. Mbajtja e një fanelle të ngrohtë ngjitur me veshin mund t’ju ndihmojë të qetësoni dhimbjen.

-Trjatim i mëtejshëm.
Nëse inflamacioni është më i rëndë dhe masat e mësipërme nuk funksionojnë brenda një jave atëherë ju mund të merrni medikamente të tjera të cilat mund të përfshijnë:
• Një mjek ose infermiere mund t’ju pastrojë kanalin e veshit. Ata e bëjnë këtë duke përdorur pambuk në fundin e një shkopi special i cili me shumë kujdes futet në brendësi të kanalit të veshit për të pastruar çdo sekrecion. Mund të përdoret edhe thithja e kujdesshme duke larguar sekrecionet që janë vendosur në kanalin e veshit.
• Në disa raste mund të vendoset një fitil garzeje i cili fillimisht laget me pikat e veshit dhe më pas futet në kanalin e veshit. Kjo mundëson që pikat e veshit të venë në fund të kanalit të veshit kur veshi është shumë i enjtur.
• Nëse infeksioni është shumë i rëndë ose nëse ka një infeksion në lëkurën përreth veshit atëherë mjeku mund t’ju sygjerojë antibiotik në formë tablete.


BURIMI :ALMEDICUS
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back