Infeksionet verore

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përveç rrezeve të diellit, detit, relaksit ... vera, mjerisht, sjell edhe infeksione specifike.

Dielli, larjet në det ose në pishinë, shëtitjet në natyrë, përveç dobive, mund të jenë edhe burim i pakënaqësive, telasheve. Krahas nxehjes së organizmit, dehidrimit, sëmundjes së diellit dhe gjendjeve kolapstike, muajt e nxehtë janë "idealë" për infeksione të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndryshëm, që mund t'i përfshijnë të gjitha sistemet organike dhe të shprehen me simptoma të shumta.

Infeksionet e shkaktuara nga enteroviruset
Janë sëmundjet më të shpeshta akute në periudhat e nxehta të vitit. Kryesisht i sulmojnë fëmijët dhe personat e rinj, përhapen shpejt në kolektive, mund të marrin përmasa epidemike, ndërsa, pas infektimeve, mbetet imuniteti specifik. Shkaktare është familja Enteroviridane, të cilën e përbëjnë polioviruset, koksaki (Coxackie) A dhe B dhe viruset eho (echo).

1. ‘Gripi veror’ - shfaqet me ngritje të temperaturës, me ligështim, kokëdhembje, teshtitje, angjinë, vjellje dhe barkqitje. Sëmundja zgjat disa ditë, krahas pushimit dhe terapisë simptomatike. Te fëmijët shpesh shfaqen edhe të fryra në lëkurë.

2. Enteroviruset mund të shkaktojnë edhe koniunktivitisin dhe atë hemorragjik, të shoqëruar me ënjtje, me skuqje të syve, me lot, me pengesa në të parë.

3. Poliomeliti, falë vaksinimit, i takon së kaluarës.

4. Viruset koksaki shkaktojnë miokarditin e rrezikshëm, të shoqëruar me ligështim, me lodhje të përhershme, me takikardi, me çrregullimet e ritmit të zemrës, madje edhe me dekompensacion të zemrës. Po qe se nxisin ndezjen e pankreasit, mund të shfaqet diabeti.

5. Meningjiti virusal është i shpeshtë verës, veçanërisht te fëmijët e moshës shkollore. Pavarësisht simptomave dramatike (kokëdhembje e fortë, temperaturë, vjellje pa mundime paraprake, fotofobie, përgjumje, qafë e shtanguar), më së shpeshti kalon pa pasoja.

Parandalimi
Mbajtja e higjienës së duarve, pastrimi i mirë i pemëve dhe perimeve të freskëta, mospërdorimi i peshqirëve të përbashkët, izolimi i të sëmurëve nga rrethi.

Verës rritet edhe prania e Hepatitit A, e ashtuquajtur ‘sëmundje e duarve të papastra’. Terapia është simptomatike, periudha e inkubacionit është e gjatë (prej një deri në tre muaj), ndërsa prevenca është tepër e rëndësishme.

Dispepsitë dhe helmimi me ushqim
Pavarësisht kushteve gjithnjë më të mira higjienike dhe informacionit, infeksionet e zorrëve të shkaktuara nga bakteret, verës janë shumë të shpeshta. Nga tipi i shkaktarit varet periudha e inkubacionit, pasqyra klinike dhe terapia.

Shkaktarët:

a) stafilokoku - më së shpeshti ndodhet në akullore, në ëmbëlsira, ajkë, qumësht, djathëra; te rastet e helmimeve inkubacioni është i shkurtër (1 - 8 orë)
b) salmonela - rrezik mund të paraqesin mishi i pulës dhe i bibanit, vezët, frutat e detit, ndërsa inkubacioni zgjat nga 6 orë deri në 3 ditë.
e) Shigela (dizenteria bacilare) - është e fshehur në sallatë të palarë, në ujin e ndyrë.
d) Shkaktarët e tjerë (klostridiumi, esherhia ... ) kanë inkubacion prej 8 deri në 20 orë, madje edhe më gjatë.

Pasqyra klinike
Temperaturë e lartë, turbullim, ngërçe në bark, vjellje, barkqitje (diarre), madje edhe gjak në jashtëqitje, dobësim dhe ligështim. Po qe se nuk shërohen, kalohet në toksiinfeksion ose në septikemi me simptoma shumë dramatike. Terapia: duhet të përdoret shpejt, nënkupton rehidracionin intensiv dhe kompensimin e elektroliteve (pluhur kaliumi, përzierje fiziologjike), kapsulat Lactobacilus biffidus ose jogurt special probiotik; antiemetikët dhe antibiotikët duhet të përdoren vetëm me recetë mjeku! Krahas kësaj, shkon edhe ushqimi dietal. Të ashtuquajturat ‘diarre të udhëtimit’ ndodhin për shkak të ndryshimit të regjimit të ushqimit (sidomos në destinacione të largëta), të disbalansit të florës së zorrëve ose uji i ndotur. Për këtë arsye, barnatorja e udhëtimit patjetër duhet të përmbajë barna antidiarre!

Infektimet e lëkurës
Larja në pishina me kushte të këqija, mund të paradispozojë infeksionet bakteriale ose kërpudhore të lëkurës. U përshtatet edhe djersitja, ndërresat sintetike dhe këpucët, diabeti, higjiena joadekuate, pickimet e insekteve dhe të kafshëve të imëta (mushkonjat, rriqrat, meduzat...), ndërsa rrezitja e tepruar mund të provokojë ethet (herpes simplex). Terapia nënkupton kremrat antibiotike.

Infektimi i syrit
Koniunktivitisët (virusal ose bakterial) janë relativisht të shpeshtë verës. Infeksioni bartet me anë të duarve të palara, me prekje, me ujë. Simptomat në formë të skuqjes së syrit, djegia, përlotja, ënjtjet, duhet shëruar nën mbikëqyrje të oftalmologut.

Thumbimet e insekteve dhe të kafshëve
Mushkonjat bartin rrezikun nga malaria, sidomos në zonat endemmeduzat shkaktojnë djegie me të fryra, ndërsa rriqrat sëmundjen encephalitis. Të gjitha dëmtime. Grerëzat ndhe grethat mund të nxisin reaksione të rrezikshme alergjike, et e lëkurës mund të bëhen me baktere, më së shpeshti me stafilokok.

/Telegrafi/
 
Pe: Infeksionet verore

Me eshte infektuar nje here syri ne plazh, para ca vjetesh nga rera e piste. Qe athere nuk lahem me ne plazh me rere.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top