Indonezi, një tërmet i fuqishëm godet ishullin Sumatra

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Xhakarta - Një tërmet i fuqishëm goditi sot ishullin indonezian të Sumatras, por ndërkohë nuk është dhënë një alarm për cunami të mundshëm, bënë të ditur burime zyrtare të agjencisë meteorologjike të vendit.
"Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale", deklaroi për agjencinë Reuters kreu i departamentit të sizmiologjisë në agjencinë meteoroligjike.

"Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në qytetin Bukittinggi, duke shkaktuar panik te banorët që braktisën shtëpitë e tyre për të dalë në rrugë", tha ai.

Sipas agjencisë, tërmeti kishte një fuqi prej 7 ballësh të shkallës Rihter dhe goditi zonën Kepuluan Mentawi në një thellësi prej 50.8 kilometrash.
*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top