Indetitet apo..

orakulli

Anëtar i Respektuar
Që trashëgimia fetare asht pjesë e pandarë e identitetit shqiptar,kjo asht mëse e dukshme, por nuk do t’a pranoja kursesi si përcaktuesen kryesore të shprehjes së tij.Kjo për dy arsye kryesore.
E para,feja si besim shpirtëror nuk asht në asnjë rast shprehëse e qëllimit të një kombi ,as e identitetit të tij.Aq më tepër,kur ky besim ndër shekuj “importohet”,imponohet,ose më keq akoma,dhunohet e tjetërsohet nga “shtrati”i tij i origjinës së tij ideore të parë.
E dyta,ekzistenca”pluraliste” ,shum’llojshmëria e besimeve të vjetra si dhe sjellja e të rejave që “lindin” në terrenin e lejueshem të demokracisë,kërkon marrjen e shumë indetiteteve.Por,sejcila ka ruajtur “integritetin” e vet dhe predikimin e vet të pa tjetërsuar e mbishkruar kombësinë.Kemi plot raste të kulturave lindore- aziatike,’ortodokse-myslymane’,ku feja indetifikohet me kombin.Kemi dhe rastin e demokracise më të zhviluar,asaj Amerikane,ku sejcila ka vëndin e vet,shpirtëror e ligjor.
Fakti që popullsia shqiptare,në pjesën dërrmuse të saj asht myslimane,nuk përbën asnjë argument të fuqishëm për ta “turko-islamizuar” atë apo për ti dhënë në dorë një “pashaportë” islamike. Asht fakt dhe liri e pa mohueshme që në orën 6.30, në qendrën e kryeqytetit shqiptar,dëgjohet lutja e muhezinit.Kjo nuk asht aspak turp,ashtu siç nuk asht edhe krenari .Por,ka disa “shqiptare”,që duke spekulluar mbi islamizmin te marre nen detyrim gjate robërise 500 vjeçare osmane kërkojnë ti peraqesin shqiptarët si komb unik islamik me kulture dhe identitet oriental,nje “oaz” arabik në “cep” te Europës.Kjo tendence përgjithësuese asht sa e pavërtetë aq edhe poshtëronjese .Ata mallkujtues të zjarrtë të historisë “myslymane” nuk mund të përfaqësojnë mendimin shkencor te studiuesve shqiptare e te huaj ,përkundrazi u shërbejne qarqeve të caktuara që në shekuj luftojnë,haptaz e fshehtaz,për zhdukjen e Shqipërisë nga harta Europiane.Ata duan largimin nga familja në te cilën ne jemi pjesë e pandarë si nga ana gjeografike ashtu dhe nga ajo kulturore qysh prej fillimit të saj.Duan ta pranojnë ose jo,shqiptarët si komb, identifikohen si pasardhësit e Iliro- Pellazgeve e te Epirioteve.Indetifikohen me bashk’arbëreshet,para islamizimit,që pamvarësisht nga përpjekjet qëllimore dhe kohore për ti asimiluar arritën të mbijetojnë dhe ta ruajnë të pa cënuar identitetin e tyre gjuhësor e shqiptar.Rasti I tyre mund të jetë i pakrahasueshem në bote.Aty ku historigrafia na jep nje tablo per helene e hellenizim te gadishullit apenin ne kohet moderne u gjeten vetem shqiptare.Sa per argumentet qe paraqesin kompanite internetike-mediatike ne drejtim te indetitetit fetar myslyman,ato janë vetëm disa “tullumbace boshe”,me të cilat disa kombe perëndimore kanë kohë që kanë fshirë..
Demokracia i jep të drejtën sejcilit që të shpreh kudo të “verteten” e tij.Mund ta bëjnë siç ta duan,por asnjëhere në kurriz të atdheut dhe të së ardhmes së kombit .Sepse armiqtë e Shqipërise,që fatkeqsisht s’jane pak( sa u desh nje NATO per ti zbrapsur),fërkojnë duart,kur vetë shqiptarët i “japin një dorë” me pseudofakte,me pseudoteorira mbi “prejardhjen islamike te shqiptareve”.
Pseudoteori te tilla qarkullojne kudo,me predikues njerëz të rëndësishëm me tituj shkencore.
 
Titulli: Indetitet apo..

Nje prej tyre, Rexhep Qosja.
 
Titulli: Indetitet apo..

Po,Nostra.Do te shtoja edhe disa mendime te tjera,ma teper te karakterit filozofik.
Mendoj se dy jane fatkeqesite me te medha te kombeve,kur ka shume 'indetitet' dhe tjetra kur nuk ka aspak 'indetitet'.Ne rastin e pare mund te marrim si shembullin indetitetin Greko-Romak,greko-ortodoks,sllavo-ortodoks,katoliko-italian,arabo-myslyman ose indetitetin “komunist” dhe ne rastin e dyte mund te marrim indetitetin e sotem shqiptar ose per me qarte indetitetin e shumices se kombeve afrikane.Ndryshueshmeria mendimore dhe liria e saj thyen fatkeqesine e pare.Kjo rruge qe zgjidhet nuk duhet shperdoruar ne menyre te tille qe te sjelle fatkeqesine e dyte.Po kaq e gabuar mendoj se asht tendenca per te shkuar ne rastin e pare.Fatekeqesia e pare asht njesoj ne nje shembull vulgar krahasimor me disa amerikane qe kane vajtur 150 Kg nga dhjami dhe deri me te thjeshtin veprim,hipjen ne makine,e kryejne me ndihmen e te tjereve.Me e keqja e tyre asht se ata me gjith'kete vazhdojne te pine Koka-Kola pa hesap.Ne fatekeqesine e dyte ku ne shqiptaret biem sot,eshte rruga ku virtuti kerkon shkaterrim,lufte.Kur nuk gjen kundershtar,ai fillon te asgjesoje vetveten.Eshte nje lufte e panderprere midis virtutit,teprices se tij dhe jovirtutit,dinjitetit,teprices se tij dhe jodinjtetit.Midis vdekjes motivore,motivit dhe teprices se motivit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top