Independenca e vërtetë prej Regjimit të Gjakut (28 Nëntor, 1934)

Love

βeℓℓe â๓e
(Nga Shqipëri e Re, Konstancë, 28 Nëntor, 1934)

Dita e 28 Nëntorit është dita e çlirimit të popullit shqiptar prej tiranisë turke, por ky çlirim nuku bëri efektin që duhej. Patriotët e vërtetë që u përpoqnë për çlirimin e Shqipërisë nuku mundën t’a vënë atë në rrugën e përparimit, disa prej tyre vdiqnë prej mundimevet të kohës gjatë luftimeve dhe disa të tjerë të lodhur prej moshës u hoqnë nga fusha dyke kujtuar se detyra e tyre është krejt e plotësuar.

Ku t’a dinë të mjerët patriotë se në ç’duar ka rënë Shqipëria dhe se sot vajtnë mundimet e tyre, populli heq të zezën e hullirit prej qeveritarëve merçenarë, populli e ka qojtur regjimin e sotmë “Regjimin e Gjakut” se me t’u çliruar Shqipëria nisi vëllavrasja. Të gjithë elementet e mbetura të Turqisë Otomane, që zgjetnë vend në Turqinë e Re, ardhë në Shqipëri, nisnë me një herë të lëftojnë patriotët, formuan partinë e tyre me kryetar Zogun Merçenarin të vetëpjtur Mbretin e Shqiptarëvet.

20130113-atdheu.JPG


Partia dyke i premtuar popullit shumë gjëra, si dhe me fuqinë e shtetevet të tjerë mundi të marë frenat e shtetit. Aventurieri merçenar i ç’palli Republikë Shqipërisë dhe populli u gënjye prej dinakërive të tij, ju bint, mirë po ujku qimen e ndron, po zakonë s’e haron, këta njerëz vranë Avni Rustemin, Gurakuqnë, B. Currin e shumë të tjerë dhe më në fund Hasan Prishtinën.

Populli në këto vjete qeverimi është krejt varfëruar, tiranët sunduës jo vetëm i kanë kufizuar lirinë, por edhe e kanë bërë skllav, aq që gjer dje luftonte për lirinë e tij dyke treguar trimërinë e të Parëvet, tani i mpitë prej fatkeqësisë së jetës pret prej rinisë ditën e shpëtimit.

Populli ka shpresë që të çlirohet dhe këtë e pret prej rinisë e cila do t’a udhëheqë atë gjer në çlirimin e plotë. Prandaj le t’ju bëhet një apel (thirje) gjithë patriotëvet që të lenë më nj’anë gjithë mëritë e vjetra dhe të bashkohen për të enkurajuar rininë në luftimin, për çlirimin e popullit shqiptar.
Istoria e ç’do populli na thotë se popujt prej regjimit feudal ç’lirohen me anën e revolucionit, si francezët më 1789, gjersa të fitojnë të drejtat e tyre, prandaj dhe populli t’onë prej regjimit feudal do të dalë me do e mos me anën e revolucionit i cili thyen zinxhirat e ç’do skllavërie.

Prandaj le t’i japëm besën njëri tjetrit dhe të ngulim në zemër fjalët “vdekje ja liri” dyke u lutur në organizimin e revolucionit, i cili do të apë independencën e vërtetë që prej regjimit të gjakut dhe të tmerit në regjimin e popullit të lirisë dhe të përparimit. (Athinë, 25.XI.1934).
Burimi: kritika.net
 
Back
Top