Incidentet në veri të Mitrovicës, pa prapavijë politike

Kresha

A pretty face can never trick me
Incidentet e shpeshta në pjesën veriore të Mitrovicës nuk kanë ndonjë parapavijë politike por janë të lidhura me çështje biznesi.

Kështu është shprehur shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon një ditë pasi një granatë dore është hedhur në shtëpinë e një shqiptari në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

"Policia po heton, por mund të them se këto incidente janë më shumë të lidhura me një lloj biznesi apo kontrabande në të cilin siç e dini shumë njerëz në veriun e Kosovës janë të përfshirë dhe në të cilën duhet thënë se ekziston një aktivitet shumetnik pra në kontrabandë" tha Kermabon.

Versioni tjetër i kreut të EULEX-it për këto ngjarje është se dikush po tenton që veriun e Mitrovicës gabimisht ta paraqesë si vend të pasigurt. "Ky incident duket se është shfrytëzuar nga disa njerëz dhe nëse më lejohet të them, incidente të tilla shfrytëzohen nga elementë të ndryshëm për të tensionuar situatën dhe për të dëshmuar se nuk ka siguri as në Mitrovicë por kjo nuk është e vërtetë" tha Kermabon.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi ka akuzuar siç ka thënë ai ekstremistët serbë për incidentet e fundit duke shtuar se ata nuk do të arrijnë synimin e tyre për spastrim etnik të veriut të Kosovës. /alsat/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top