Republic Of Kosovo
Ado !
Incidentet në veri, të dirigjuara nga Beogradi
Incidentet e fundit në veri të vendit janë të dirigjuara drejtpërdrejt nga Beogradi, ndaj nevojitet një presion i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare që Serbia ta ndalë qasjen konfliktuoze ndaj fqinjëve të vet, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një takimi lamtumirës që pati të martën me ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.
Gjatë këtij takimi, presidenti Sejdiu tha se, “ne do të punojmë që Kosova të jetë një vend demokratik për të gjithë qytetarët e saj, me një kujdes të veçantë për pakicat”.
Më tej, ai e falënderoi ambasadorin Pflander për punën e tij në Kosovë, si dhe për mbështetjen e përhershme që Austria i ka dhënë Kosovës, duke shfaqur bindjen se marrëdhëniet midis dy vendeve do të jenë gjithnjë e më të mira.
Ndërkaq, ambasadori Pfandler tha se gjatë këtyre dy vjetëve të qëndrimit të tij në Kosovë kishte kaluar një periudhë shumë interesante. “Kam pasur fatin që nuk u jepet shpesh diplomatëve, që të jem këtu në momentin më të rëndësishëm të historisë së këtij vendi, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai. /Telegrafi/