INA: Fitorja e Edi Ramës dridh Zaevin e Gruevskin

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Fitorja e kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e djeshme ka ndikuar dhe ka nxitur debate edhe në Shkup.

Atmosfera e fitores bindëse është reflektuar edhe në Shkup. Nga partitë maqedonase nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me fitoren bindëse të Ramës, informon INA.

Përfaqësues të LSDM dhe VMRO-DPMNE të pyetur nga INA se si e komentojnë fitoren bindëse të Ramës në Tiranë thanë se nuk japin komente pa dalur rezultatet e para zyrtare.

Qëndrimet e forta të Ramës drejt Shkupit dhe liderëve politik maqedonas vazhdimisht ishin parë në sy negativ. Rama ishte në shënjestër të akuzave edhe për Deklaratën e partive shqiptare, e cila iu faturua atij si autor i saj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në deklaratat e tij të fundit ka thënë se nuk mund të ketë Maqedoni pa shqiptarët.

Ai kishte deklaruar se nuk është me rëndësi kush drejton qeverinë maqedonase, por që shqiptarët t’i gëzojnë të drejtat si popull shtetformues.

“Për ne nuk ka rëndësi kush është në qeveri, Gruevski apo Zaev. Për ne me rëndësi është që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni janë popullsi shtetformues. Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë”.

Ai kishte një porosi të veçantë edhe për Gjorge Ivanov, i cili mandatin për Qeverinë e kushtëzonte me të drejtat e shqiptarëve që ishin pjesë e Deklaratës së Përbashkët.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (INA)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top