Imuniteti dhe Imunologia

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Imunologjia është shkencë që studion mbrojtjen dhe përgjigjen e organizmit tonë ndaj makromolekulave të huaja ose mikroorganizmave invadues (virusët, bakteret, fungjet, protozoat ose parazitët). Përveç mikroorganizmave të huaj, trupi i njeriut mund të zhvillojë përgjigje imunologjike edhe ndaj proteinave vetanake ose molekulave të tjera (sëmundjet autoimmune) dhe kundër qelizave të dëmtuara në imunitetin ndaj virusëve dhe tumorëve.

Vija e parë e mbrojtjes ndaj mikroorganizmave të huaj është bariera e jashtme-lëkura, që pengon depërtimin e mikrobeve në brendi të organizmit. Nëse mikrobet e kalojnë barierën lëkurore apo mukotike, atëherë organizmi reagon menjëherë përmes disa qelizave që përgjigjen ndaj pranisë së tyre. Këto qeliza janë makrofagjet dhe neutrofilet, të cilat i fagocitojnë mikrobet e huaja dhe i shkatërrojnë ato pa patur nevojë për ndihmën e antitrupave. Përgjigja e menjëhershme vjen edhe nga disa komponenta mbrojtëse që e privojnë mikrobin nga materiet e domosdoshme për jetë (p.sh. hekuri). Këto komponenta hasen në indin epitelial, në sekrecione (lotët dhe pështyma) dhe në qarkullimin e gjakut. Kjo formë e imunitetit është e lindur ose jospecifike dhe gjithmonë është në gatishmëri për t’u përgjigjur në invadimin e mikroorganizmave nga jashtë.

Vija e dytë e mbrojtjes është imuniteti specifik, të cilit i duhen disa ditë për t’u përgjigjur në invadimin parësor (infeksioni me një organizëm që nuk ka ndodhur më parë). Te sistemi specifik imunologjik, vërehet prodhimi i antitrupave (proteina të tretshme që lidhen me antigjenët e huaj) dhe përgjigja qelizore imunitare, në të cilën qelizat specifike i njohin patogjenët e huaj dhe i shkatërrojnë ato. Te virusët dhe tumorët, ky lloj i imunitetit është esencial për njohjen dhe shkatërrimin e qelizave vetjake që janë të infektuara nga virusët apo qelizat malinje të tumorit. Përgjigja dytësore është zakonisht shumë më e theksuar sesa ajo parësore për shkak të aktivizimit të qelizave memorike B dhe T. Në këtë seksion do të shohim se si ndërveprojnë qelizat e sistemit imunologjik me njëra tjetrën përmes një numri të madh të molekulave sinjalizuese me qëllim që të krijohet një përgjigje e bashëkrenditur. Këto sinjale realizohen përmes proteinave dhe stimulojnë qelizat e sistemit imunologjik. Këtij grupi i takojnë limfokinet që prodhohen nga qelizat e sistemit limfoid; si dhe citokinet e hemokinet që prodhohen nga qelizat tjera të sistemit imunitar.
 
Sistemi imun funksionon më mirë natën

Sistemi imun funksionon më mirë natën

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Stanfordit pohojnë se sistemi imun gjatë natës lufton më fuqishëm kundër infeksioneve.
Testimet më të reja kanë treguar se e kundërta ndodh gjatë ditës, atëherë sistemi imun reagon shumë më dobët në luftimin e infeksioneve bakterore.

Autorët e studimit e shpjegojnë këtë me veprimin e proteinave të cilat punojnë me anë të “orës së brendshme të organizmit”, të cilat gjatë gjumit e përforcojnë funksionin e tyre për shkak se metabolizmi bie, ndërsa energjia përqendrohet në luftimin e infeksionit. Ndërsa gjatë ditës metabolizmi është më aktiv, ndërsa energjia shpërndahet nëpër të gjitha qelizat.Telegrafi
 
Kërpudhat forcojnë imunitetin

Kërpudhat forcojnë imunitetin
Kërpudhat mund t’i ndihmojnë sistemit imun në mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, sugjeron një studimi i shkencëtarëve amerikanë.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Arizonës pohojnë se eksperimentet e realizuara te minjtë laboratorikë kanë treguar se disa përbërës të kërpudhave kanë ndikim pozitiv në përforcimin e sistemit imun, duke i ndihmuar organizmit për luftimin e infeksioneve dhe tumoreve, shkruan në revistën shkencore “BMC Immunology”.

Gjatë studimit, është vërejtur se efekti pozitiv i kërpudhave vërehet vetëm atëherë kur krijohen procese të ndryshme inflamatore apo zhvillimi i ndonjë tumori të zorrës së trashë.

Ekspertët rekomandojnë se për t’u arritur efekti ekuivalent te njerëzit, duhet që personat e rritur gjatë ditës të konsumojnë afër 100 gramë kërpudha të papërpunuara.telegrafi
 
Titulli: Kërpudhat forcojnë imunitetin

Keto kerpurdhat o te bejn mire o te vdesin fare LOL LOL
Nuk ka rruge te mesme :p
 
Titulli: Kërpudhat forcojnë imunitetin

ci bejen imunitetit se besoj haha un i ha gati perdite dhe me ze gripi 7 here en vit kan rrejte kta .
 
Titulli: Imuniteti dhe Imunologia

Produktet ushqimore që forcojnë imunitetin

Konsumimi i sa më shumë produkteve që rrisin imunitetin e organizmit është këshilla kryesore, që japin specialistët e mjekësisë bimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve virale.Duke qenë se tashmë secili prej nesh është i rrezikuar nga virozat gripale më tepër se kurrë, parandalimi i vetëm i tyre përveç vaksinimit, mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrjes së produkteve bimore që rrisin imunitetin, pasi në një organizëm të shëndoshë rreziku për tu prekur nga viruset është shumë i vogël.
Ilaçet bimore që përbëhen nga bimë të ndryshme të tretura në alkool janë preparatet më efikase për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar prekjen nga sëmundjet.
Hekuri, hudhra, kanella, bima e quajtur kthetrat e maces (ungaria), kulumbria, ilaçi bimor i quajtur propolis, aloe vera janë disa nga produktet që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit.
Përdorimi i përditshëm i mjaltës me pluhur kanelle forcon sistemin imunitar dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për ti luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.
imunitet-mjalti.jpg

Hudhra
Hudhra është antibiotik natyral që stimulon sistemin e imunitetit dhe rrit efektivitetin e rruazave të bardha të gjakut dhe rruazave T. Ajo bllokon prodhimet e toksinës me mikrobe. Hudhra gjithashtu ka një spektër të gjerë baterostatik dhe veti bakteriocidale.
Me fjalë tjera, ajo ose i ndalë ose i vret bakteret. Në mënyrë të mrekullueshme, hudhra gjithashtu nxit aktivitete të ngjashme kundër viruseve, fungive (këpurdhave) dhe parazitëve. Hudhra pa dyshim është çelës për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve.
Së paku 200 komponentë janë identifikuar në thelbit e hudhrës duke përfshirë më shumë se 70 komponente të sulfurit; vitaminat A, B1 dhe C, kalcium mineralesh, kopër, hekur, magnezium, potasium, selenium dhe zink, flavonoide si vitamina si dhe tetë amoniacide esenciale dhe nëntë aminoacide jo-esenciale.
imunitet-hudhra.jpg

Aloe vera
Aloe vera është një tjetër produkt tepër efikas për të rritur imunitetin e organizmit. Ajo përmban më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim dhe ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore.
Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.
Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera, vitaminat A, C dhe E që përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin janë vërtetuar edhe shkencërisht.
Përbërësit dytësor bimor të aloe vera, e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe shtatë aminoacide kryesore.
Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në aloe vera janë të një rëndësie të madhe.
Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.
imunitet-aloe-vera.jpg

Vaji i peshkut
Acidet yndyrore omega 3-6-9 që gjenden tek vaji i peshkut janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. اdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore.
Ato janë gjithashtu, të rëndësishme në prodhimin e prostaglandinave mjaft të rëndësishme këto si mesazhere dhe rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë.
Njerëzit që konsumojnë një drekë me peshk në javë kanë 50 për qind më pak risk për infarkt. Vetëm tre kapsula në ditë omega janë më të mjaftueshme se sa të hash peshk çdo ditë. Marrja e saj mund të reduktojë deri në 40 për qind vdekjet nga zemra te burrat e moshës së mesme. Përsa i përket inflamacionit ajo luan një rol të rëndësishëm në sintezën e prostaglandinave (kryesisht PGE1) prandaj ndihmon në të gjitha llojet e artriteve sidomos në ngurtësimin mëngjesor.
Nga një studim është parë se disa njerëz kanë ndërprerë anti-imflamatorët josteroide nga marrja e omega. Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e omega 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe të syve të bebes së ardhshme. /Telegrafi/
imunitet-vaji-i-peshkut.jpg
 
Titulli: Imuniteti dhe Imunologia

Zinku për imunitet të fortë

Zinku nxit krijimin e rruazave të bardha të gjakut në boshtin kurrizor dhe në të njëjtën kohë, pjekjen e të ashtuquajturave limfocite T. Ato janë të domosdoshme në mënyrë që organizmi të mbrohet nga mikrobet. Përveç kësaj, zinku pengon edhe inflamacionet dhe i shkatërron viruset. Ai nuk lejon që viruset e flamës të shumohen dhe përmes mukozës së rrugëve të frymëmarrjes, të depërtojnë në trup. Nëse e furnizoni organizmin me zink, mund të zbusni simptomat e ftohjes dhe të shëroheni më shpejt, për çka ju sugjerohen dozat nga 10 deri 20 mg zink në ditë. Përveç kësaj, ai vepron edhe si antioksidues, e kjo do të thotë se e neutralizon veprimin e radikaleve të lira, duke penguar paraqitjen e kancerit. Po ashtu, ky element nxit prodhimin e gjakut, çka është shumë e rëndësishme për pacientët e sëmurë nga kanceri që i janë nënshtruar rrezatimit, sepse rrezatimi i zvogëlon numrin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ekspertët sugjerojnë konsumimin e së paku 10 deri 15 miligramë të zinkut në ditë. Nevojat për zink varen edhe nga faktorët individualë, siç janë mosha, gjinia dhe kondicioni fizik. Gjatë kohës së menstruacioneve, femra humb edhe substancat minerale dhe në këtë periudhë do të duhej përqendruar vëmendjen në atë që me ushqim të konsumohet edhe sasi e mjaftueshme e zinkut në organizëm. Shtatzënave, grave në fazën e ushqimit me gji dhe të sëmurëve kronikë u nevojiten 25 miligramë në ditë. Edhe sportistëve u nevojitet më shumë zink, pasi në një litër djersë humben 1 deri 1.2 miligramë të këtij minerali. Për rritjen e masës muskulore, janë të nevojshme sasi të mëdha të zinkut. Pasi në organizëm nuk krijohen rezerva të zinkut, është mundësi e vogël që të shkaktohet mbidozimi.KS
 
Titulli: Imuniteti dhe Imunologia

Qumeshti i ames per super imunitet
qumsh_ames.jpg


Duke i falënderuar kombinimit unik ku bëjnë pjese mineralet, vitaminat, aminoacidet dhe enzimat, qumështi i ames bën pjese ne mesin e ushqimeve natyrore revitalizuese.
Qumështi i ames e përtërin energjinë dhe ka efekt shërues për te sëmuret. Pos kësaj i zbute e dhe simptomat e alergjisë.
Pra ai e rregullon sistemin imunitar duke i zvogëluar reaksionet e panevojshme autoimune, me ç’rast i ruan antitrupat për lufte te vërtetë me kancerin apo me sëmundjet tjera.
qumështi i ames permian me shume proteina se mishi, vezët apo djathi.RVR
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top