sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Sipas shefit të Urologjisë, Xhani, rreth 80 % e meshkujve e neglizhojnë. Ja shkaqet që sjellin sëmundjen
Impotenca seksuale po ndeshet gjithnjë e më shumë te meshkujt. Të paktën një ndër dhjetë meshkuj vuajnë nga impotenca. Në ditët e urologjisë dalin dhe statistikat e para që nxjerrin në pah, probleme në aftësitë seksuale të meshkujve.
Sipas shefit të Urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Mustafa Xhani, shifrat na krahasojnë me shumë vende të tjera të Europës, por shqetësues është mungesa e edukatës për t'iu drejtuar mjekut për probleme të tilla. Ndërkohë, Xhani shpjegoi edhe shkaqet që stimulojnë impotencën seksuale.
Neglizhenca
Po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për meshkujt, por nga ana tjetër pothuajse të gjithë janë neglizhentë. "80 për qind e meshkujve me këto probleme nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Nuk duhen neglizhuar shenjat pararendëse", - thotë shefi i pavijonit të Urologjisë, Mustafa Xhani.
Sipas tij, me impotencë nuk duhet të kuptohet diçka fare e parëndësishme. Impotenca fillon kur reksioni është i dobët, nuk përfundon akti seksual, pra janë disa shenja pararendëse, të cilat duhet të jenë shenja alarmi dhe ta drejtojnë pacientin tek mjeku.
Të ndodhur përballë kësaj situate, mjekët u bëjnë apel meshkujve t'i drejtohen andrologut që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmirësojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar kështu edhe zgjidhjen e një sërë konfliktesh në çift, që vijnë si pasojë e impotencës. Kështu, statistikat tregojnë se një në 10 meshkuj në Europë, përfshi këtu edhe Shqipërinë, vuan nga impotenca seksuale.
Shkaktarët
Problemet impotencës mund të shfaqen që herët të ndikuara nga një sërë faktorësh, si të brendshëm dhe të jashtëm, si stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit, ashtu edhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to. "Më stimulues për impotencën është diabeti. Niveli i ulët i sheqeri në gjak, arterioskleroza që shoqëron diabetin, rritja e madhe e kolesterolit, pra yndyrave në përgjithësi. Pra, këta meshkuj janë shumë të riskuar në përgjithësi", - pohon Mustafa Xhani.
Sipas tij, mund të ketë edhe probleme të tjera, siç është hipertensioni, pasi te çiftet që kanë një jetë të rregullt seksuale fillojnë të lindin dhe kontradikta dhe sipas doktorit, është mirë që të shohim aspektin mjekësor dhe aspektin social dhe sigurisht të mos jetë tabu vajtja te mjeku specialist.
Shekulli