Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Implanti koklear
Mrekullia që sjell tingullin në veshin e paaftë për të dëgjuar.Dr. Dritan Vasili
Kirurg Otorinolaringolog
Spitali Amerikan - Tiranë
038 221 661
Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.
Shpesh i emërtuar me termin veshi bionik, është pajisje e vetme e prodhuar nga njeriu e cila mund të zëvendësojë me rezultate të pëlqyeshme një organ të tij. Përpjekjet për mundësimin e dëgjimit me anë të një pajisjeje të tillë kanë nisur që në vitet 1950 por vetëm në gjysmën e dytë të viteve "70 ato filluan të aplikohen gjerësisht tek individët me humbje të dëgjimit, të lindur apo të fituar gjatë jetës. Për të kuptuar humbjen e dëgjimit le t"ju përshkruajmë shkurt se si bëhet i mundur dëgjimi.
Veshi, si organi i të dëgjuarit, përbëhet nga tre pjesë:
"¢ Veshi i jashtëm i përbërë nga llapa e veshit dhe kanali i jashtëm i dëgjimit
"¢ Veshi i mesëm i përbërë nga membrana timpa*nike (daullja), zinxhiri i kockëzave të dëgjimit (çekiçi, kudhra dhe yzengjia) dhe tubi i Eustakut.
"¢ Veshi i brendshëm i përbërë nga: Koklea ose kërmilli i cili përmban lëngje dhe qeliza shumë të ndjeshme të quajtura "qelizat me qime" sistemi vestibular qelizat e të cilit kontrollojnë ekuilibrin dhe nervi i dëgjimit i cili çon ngacmimet elektrike nga koklea në drejtim të trurit.
Por si kthehet ky tingull në impuls elektrik?
"¢ tingulli drejtohet në kanalin e dëgjimit nga llapa e veshit dhe përplaset në membranën timpanike duke shkaktuar vibrime të saj
"¢ vibrimet e membranës timpanike trans*me**tohen në drejtim të kokleas nëpër*mjet tre kockëzave të dëgjimit
"¢ vibrimet shkaktojnë lëvizjen e lëngjeve të kokleas
"¢ lëvizjet e lëngjeve përkulin qelizat me qime dhe nga kjo përkulje prodhohet një impuls elektrik nervor
"¢ Impulsi nëpërmjet nervit të dëgjimit transmetohet në drejtim të trurit ku perceptohet tashmë si tingull.
Siç edhe mund të kuptohet kemi të bëjmë me një proces kompleks ku mosfu*nksionimi ose dëmtimi i qoftë edhe një hallkë mund të shkaktojë dëmtim deri në humbje të dëgji*mit. Dëmtimi më i rëndë është ai që ndodh në nivel të kokleas dhe quhet dëmtim neurosensorial. Dëmtimet e kokleas, të lindura apo të fituara gjatë jetës, zakonisht janë të pakthyeshme dhe deri më sot nuk është gjetur ndonjë trajtim adekuat për korrigjimin e këtyre dëmtimeve. Nëse ulja e dëgjimit është e shkallës së lehtë, të moderuar ose të rëndë, dëgjimi mund të ndihmohet edhe nëpërmjet aparateve të dëgjimit. Por nëse kjo humbje është e shkallës së thellë dhe e pamundur të ndihmohet me këto aparate, atëherë nevojitet stimulimi i drejtpërdrejtë i nervit të dëgjimit i cili arrihet vetëm nëpë*rmjet implantit koklear.
Pjesa e jashtme
"¢ Mikrofoni i cili kap zëra nga ambienti
"¢ Procesori i të folurit i cili në mënyrë selektive filtron zëra, me prioritet zërat e fjalën e dëgjuar dhe dërgon një sinjal elektrik nëpërmjet një kablli të hollë tek transmetuesi
"¢ Transmetuesi i cili është një spiral që qëndron i fiksuar me anë të një magneti të vendosur prapa veshit dhe i transmeton sinjalet zanore të proçesuara paisjes së brendshme nëpërmjet induksionit elektromagnetik.
Pjesa e brendshme
"¢ Marrësi dhe simulatori i fiksuar në kockën prapa veshit, konverton sinjalet në impulse elektrike dhe nëpërmjet një kablli i çon në drejtim të elektrodave.
"¢ Elektrodat (deri në 24) vendosen në koklea dhe dërgojnë impulse në strukturat e saj, e më pas nëpërmjet nervit të dëgjimit direkt në tru.
Cilët janë kandidatët për imlantim koklear?
Mjeku audiolog është ai që përcakton fillimisht nëse fëmija apo i rrituri është kandidat për implantim nëpërmjet disa ekzaminimeve si Emisionet Otoakustike, ABR, Timpanometria dhe Audiometria. Më pas është i nevojshëm kontaktimi me një klinikë e cila ka një program të implantimit koklear ku ekipi i specialistëve të Implantimit Koklear do t"ju propozojë zgjidhjen më të mirë. Spitali Amerikan i Tiranës është e vetmja qendër e specializuar në vend për implantimin koklear.
Një fëmijë mund të jetë kandidat për implantim koklear nëse ai ose ajo:
"¢ Ka një humbje të thellë neurosensoriale të dëgjimit në të dy veshët
"¢ Ka pak ose aspak përfitim nga aparatet e dëgjimit
"¢ Nuk ka kundërindikacione për këtë kirurgji
"¢ Ka mundësi për një edukim të duhur dhe ndjekjen e rehabilitimit
"¢ Ka një ambient i cili e mbështet në mësimin dhe rehabilitimin me implant koklear
Por jo çdo fëmijë mund të jetë një kandidat për implant koklear. Ja disa arsye se përse një fëmijë nuk përfiton nga implantimi koklear:
"¢ Fëmijët mbi moshën 6 vjeç fëmija mund të dëgjojë përtej kësaj moshe por është e pamundur të zhvillojë të folurin
"¢ Fëmijët që kanë përfitime sinjifikative (që zhvillojnë të folurin) nga aparatet e dëgjimit
"¢ Humbjet e dëgjimit nga shkaqe të tjera
"¢ Ambienti familjar. Mbështetja e familjarëve dhe pjesëmarrja në programet e rehabilitimit janë themelore në marrjen e rezultatit maksimal nga implantimi koklear. Nëse familja nuk merr pjesë në këto programe duhen marrë në konsideratë alternativa të tjera për edukimin e fëmijës.
Një fëmijë mund të përfitojë nga implantimi koklear në çdo moshë por suksesi është më i madh sa me herët të kryhet implantimi. Sot fëmijët implantohen në vitin e parë të jetës dhe kjo si rrjedhojë e përmirësimit të teknikave operatore, për më tepër studimet kanë treguar se rezultatet janë më të mira në mosha sa më të vogla. Për fëmijët të cilët kanë patur dëgjim por e kanë humbur gjatë jetës, aplikohet një rregull i tillë: sa më e shkurtër periudha e shurdhësisë aq më të larta janë shanset e përfitimit nga implanti koklear.
Përpara vendimmarrjes së ndërhyrjes kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear, ekipi i specialistëve do të bëjë vlerësimin mjekësor (nëse individi ka probleme të tjera që bëjnë të pamundur operacionin) audiologjik dhe imazherik (Tomografi e Kompjuterizuar dhe Rezonancë Magnetike për të përca*ktuar nëse është e mundshme kirurgjia nga pikëpamja teknike).
Operacioni është një procedurë e cila zakonisht zgjat 2-3 orë dhe kryhet nën anestezi gjenerale. Në përgjithësi rreziqet nga ky operacion janë të vogla dhe të njëjta me rreziqet e ndërhyrjeve të tjera në vesh. Qëndrimi në spital mund të jetë nga 1 deri në disa ditë dhe varet nga nevojat individuale dhe mundësitë e trajtimit postoperator pranë qendrës së banimit.
3-4 javë pas operacionit personit të implantuar i vendoset audioproçesori i cili programohet nga audiologu nëpërmjet një procedurë që quhet "fitting". Për ta programuar implantin optimalisht duhen kryer disa procedura të tilla. Njëkohësisht fillohet edhe programi i terapisë së të folurit nga profesionistë të quajtur logopedë të cilët mësojnë fëmijën se si të dallojë zërat dhe si të zhvillojë të dëgjuarin e aftësinë e të folurit. Në fëmijë shumë të vegjël pjesëmarrja e prindërve në këto programe rezulton shumë frytdhënës në rehabilitimin e fëmijës. Nga ana tjetër bashkëpunimi i audiologut me logopedin është një element shumë i rëndësishëm në programimin adekuat të implantit.
Në Spitalin Amerikan, për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Prof. Dr. Wolfgang Gstoettner - shef i katedrës ORL në universitetin e Vjenës dhe Dr. Dritan Vasili - shef i departamentit ORL-së kanë realizuar deri më sot suksesshëm ndërhyrjen e implantit koklear në 15 pacientë shumica e tyre fëmijë pa aftësi dëgjimi dhe disa të rritur me aftësi dëgjimi të humbur gjatë kohës.