Imazhe dhe detaje të reja të iPhone 7

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ka pak muaj prej se Apple e lansoi iPhone 6 dhe 6 Plus, por ka disa detaje të reja që thonë se iPhone i ri është gati për t’u lansuar gjatë këtij viti.
Përderisa shumë njerëz janë kureshtar se si celulari i ardhshëm i Apple do të duket, disa kanë krijuar një dizajn për të, se si mund të duket ai.
Koncepti më i fundit vjen nga Yasser Farahi nga Oval Picture. Sipas dizajnit, pajisja e re do të ishte në dispozicion në dy ngjyra – Verë dhe Bakër.
Të dy konceptet e ngjyrave mund t’i shihni më
Farahi e konceptoi pajisjen e re të iPhone si një pajisje me dy zmadhues të zërit – një në krye dhe një në fund të pajisjes. Dizajni gjithashtu shfaqë iPhone-in e ri me një kamerë 12MGP, që ka një blic True Tone dhe një stabilizues optik të imazhit.
Bazuar në imazhet, pajisja mund të ketë një kamerë më të mirë përpara – një kamerë 5MGP. Gjithashtu pajisja do të ketë edhe veçorinë e Touch ID që është aktualisht në iPhone 6, 6 Plus dhe iPad Air 2.
iPhone i ri do të peshonte vetëm 114 gram dhe do të kishte një ekran prej 4.7 inç, me një rezolucion prej 1920×1080.
Në brendësi do të përmbante 5GB RAM dhe do të ishte i gatshëm në tre variante – 32GB, 64GB dhe 128GB. Pajisja gjithashtu mund të merr edhe çipin e ri të Apple – Apple 10 – dhe gjithashtu do të kishte sistemin e ri operativ iOS 9.
iPhone 7 gjithashtu do të mund të mbushet me energji përmes wireless-it.

lajmi
iPhone7-620x330.jpg



iPhone7-1.jpg
iPhone7.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top