@LeVoyageur kete e njoh, pasiqe e kam takuar ne shkolle sa isha, 2 vite me i moshuar se une. Madje e kam edhe ne fb. Ceshtja e tij eshte duke u bere gati te shkoj ne gjykaten e strasburgut.
Punen qe e ben ky atje, nuk e ben asnje imam ne Kosove e Shqiperi ne disa raste. Ku ishte imam, ska pasur dite qe se kane vizituar te krishteret e rrethit ku ka jetuar.
Fjalimi i tij i fundit para se ta leshonte Zvicren:
13.12.2019
LIGJËRATA IME E FUNDIT NË ZVICER
Të ndëruar vëllezër dhe motra
Ju informoj se ditën e diel është dita ime e fundit në Zvicer.
Pas vendimit te Gjykatës Federale, unë duhet ta leshoj Zvicren derisa kjo çeshtje te përfundoj në Gjykatën e Strasburgut, për tê parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicres, duke mos pasur asnjë padi në Polizi dhe duke mos qenë nen hetime, ata pa te drejt lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time.
Pergjatë ketyre dy muajve kam arritur që t‘i tuboj te gjitha aktet pêr t‘i dërguar në Gjykaten Evropiane për te Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.
I falënderoj te gjithë ata që me ndihmuan moralisht dhe materjalisht deri ne keto çaste.
Sot ishte ligjërata ime e fundit në Xhaminë „Xheneti“ në St. Gallen.
Jam krenar për punën dhe kontributin tim qê kam dhënë për popullin tim, për fenë time, gjithashtu edhe për organet e shtetit te cilët me shumë kanë vizituar Xhaminê tonë se sa ndonjë Institucion tjetër në Zvicer.
Falënderoj te gjithë kontribuesit që nga viti 2009 e deri me sot.
Kështu paska deshur Zoti që unë te qendroj 10 vite në këtë vend dhe te kontribuoj vazhdimisht.
Te dielën pas namazit te drekës ju ftoj te gjithve për ÇAJ dhe dua te kerkoj hallallëk nga te gjithë.
Krejt kjo ishte një temë e politizuar dhe unë do pres deri në vendimin e fundit nga Gjykata e Strasburgut.
Lamtumirë Zvicer
Shiko fotografinë 1705952Shiko fotografinë 1705953Shiko fotografinë 1705954