Vallahi ti vetem tema tilla sjell.jo per gje tjeter vetem per perqarje antaresh..sepse ne njohim gjith tanime mendimin e njeri tjetrit per besim
e cdo teme tjeter..
Kto tema jan konsumu tanime.
Gjith e dim se feja dhe kombi jan te pa ndara per cdo shqiptar te cdo feje..
Plus e kemi obligim ta japim
Jeten per komb.nese kerkohet..ti kte e din mir,e nese jo pyte vllain nese kontakton me te kuptohet..(se ai qenka i zen me shum me vllezer te besimit)..
Ps..prap te them
Lum ti per te .e keq ai per ty?
Prape nuk e dhe mendimin tend per temen?
Ça mendon ti personalisht si Arfe per imamin ne fjale?
Feja dhe kombi jane te pandara???
Kush e tha?
Si e tha?
Nga e tha?
Komshiu apo komshia ta tha??
Feja dhe kombi jane koncepte diametralisht te ndryshem.
Ja te te jap nje shembull-
Ti mund te shkosh edhe ne Hene por kombesine tende nuk e ndryshon dot(kujdes, mund te ndryshosh nenshtetesine por kurre kombesine) ndersa fene mund ta ndryshosh kur te duash, sa here te duash.
Ti ndoshta se ben kurre por sot ne bote ndodhin mijera konvertime fetare ne dite.
Feja dhe kombi jane te ndara!
(Feja dhe kombi ishin nje dhe e pandare vetem ne kalifatin e Mulla Omarit)
Ka shqiptare myslimane, ka shqiptare katolike, ka shqiptare ortodokse siç ka shqiptare ateiste apo shqiptare bektashiane etj, etj.
Siç e sheh edhe ti te gjithe ato qe permenda me lart kane nje emerues te perbashket qe eshte fjala-SHQIPTAR.
Ato epitetet krahas fjales SHQIPTAR ndryshojne sipas perkatesise fetare.
Tjeter nocion eshte kombi e komplet tjeter eshte feja.
Nejse, nuk pres prej teje te besh dallimin mes kombit dhe fese.
Kush e vendos cila teme eshte e konsumuar e cila jo?
Ti?
Une?
Ai?
Ajo?
Aqif Kopertoni apo Arif Llulla??
Apo temat qe nuk ju pelqejne i quani te konsumuara?
Me lejo te te them kush eshte teme e konsumuar per mua.
E ke parasysh ate temen-Pershkruani anetarin lart me nje fjale?
Pas saj erdhi tema-
Pershkruani anetarin lart me dy fjale.
Pak me vone u hap tema-
Pershkruani anetarin lart me tre fjale.
Tani eshte hapur tema-
Pershkruani anetarin lart me nje tregim?
Do thuash ti-E ça pastaj?
Asgje mi goce, vazhdoni me temen-
Pershkruaj anetarin lart me nje roman?
Nuk te mjafton as kjo?
Vazhdo me temen-
Pershkruaj anetarin lart me nje trilogji.
Do akoma me shume?
Ka ngel vetem qe te hapni temen-
Pershkruaj anetarin lart me nje enciklopedi???
Kjo eshte teme super e konsumuar per mendimin tim e prapeseprape nuk i kam thene askujt mos e hap kete teme, thjeshte i bej skip kur nuk me pelqen.Une i keqi nuk ja lejoj vetes ti them anetareve te tjere çfare teme duhet te hapin e çfare jo, kurse ju te miret , mire qe nuk jepni mendim per temat e hapura, por pretendoni te vendosni ju cfare temash duhet te hapen!!!
(Ti e quan veten mbrojtese e fjales se lire (Cit-Ty?), por kerkon te censurosh permbajtjen e temave?)
E ben dot dallimin?
Une i keqi i bie qe jam tolerant ndersa ju te miret antitolerante.
E kap dot thelbin?
Po se kape kerko ndihme?
Imami i nderuar i bashkesise myslimane predikon hedhjen e flamurit shqiptar ne kosh dhe perçaresi jam une qe e sjell temen ne forum????
Ok, dorezohem, ma mbushe mendjen?
Kush eshte dhe ndjehet shqiptar e thote qarte, bukur, paster dhe pa gabime qe zoteria ne fjale ja ka fut i çik kot.
Fakti qe ai eshte imam nuk do te thote asgje, mund te ishte prift, rabin, shaolin apo çfaredoqofte por njerezit qe fene e vene siper kombit e kane pak te veshtire te japin mendim per zoterine ne fjale, pak a shume si puna jote?
Sa per aludimet e tua keqdashese per raportin tim me vellain (çudi sepse ti je dhe besimtare dhe si e tille nuk duhet te nxjerresh helm nga goja, sidomos kur aludimet jane komplet pa baze dhe pjelle e nje mendje djallezore) nuk marr mundimin ti replikoj sepse nuk meritojne replike por kur e pyeta vellain sot ça mendimi ka per kete imamin ma tha cope-Ai mund te jete edhe imam por pikesepari eshte nje cope injoranti?
Ah po, une tema do sjell si gjithmone, e rendesishme eshte te jene aktuale dhe konform rregullores se forumit.
Sidoqofte nese nuk ju pelqejne temat mundeni gjithmone ti injoroni , (sic bej une me ato temat e pershkrimeve enciklopedike?),jo per gje por me sa di une, sepse jam injorant ne materie, ju predikoni tolerancen dhe mirekuptimin?
Görüşürüz?
PS-Me lejo te te dergoj nje perqafim virtual?
Perkunder asaj qe mendon ti une ty te lexoj me endje, sidomos te keto temat serioze komentet e tua me falin buzeqeshje deri ne gajasje, ndersa te ato temat gazmore me dukesh shume serioze??