Imami: 50 milionë euro për 5 helikopterë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Qeveria shqiptare redukton buxhetin në shpenzime të administratës e investime, por nuk heq dorë nga blerje disa milionë euro që duken absurde në situatën aktuale të krizës që po kalon vendi. Kështu, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka pranuar në Kuvend se do të blihen 5 helikopterë ushtarakë për shumën 50 milionë euro dhe do të përdoret një fond tjetër për stërvitje të pilotëve. Ai nuk shpjeguar se pse duhet bërë ky shpenzim kaq i madh, ndërkohë që ushtria jonë dhe pse anëtare e NATO-s nuk i ka kushtuar rëndësi pajisjeve ushtarake duke kontribuar në misionet e NATO-s kryesisht me trupa ushtarake. Në mbledhjen e komisionit të sigurisë u votua në parim projektligji mbi miratimin e kontratë, ndërsa helikopterët e tipit Kugar do të shërbejnë në rritjen e efikasitetit të forcave ajrore, por edhe në shërbim të emergjencave civile. “Në 2014-ën Shqipëria do të ketë një flotë ajrore helikopterësh pa krahë që do të përballonte një emergjencë siç ishte emergjenca e 2010-ës e janarit apo e dhjetorit në Shkodër. Pra, krejtësisht me kapacitetet tona do të kishim mundësi që të kishim kërkim-shpëtimin tonin të pajisur mirë me helikopterë. Do të kishim helikopterë transporti, që siç e dini gjatë dy emergjencave na u gjendën në ndihmë italianët dhe grekët. Do të kishim sigurisht edhe helikopterë edhe të vegjël të cilët edhe sot i kemi në punë dhe kanë bërë një punë të lavdërueshme në këto dy emergjenca. Pra, me këtë flotë që po krijojmë besoj se do të përballojmë emergjencat në vend”-tha Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Në momentin e zbritjes në aeroportin e Rinasit, në zbatim të kontratës me shoqërinë franceze, Eurocopter, Shqipëria do të duhet të paguajë 50 milionë euro, ndërsa një tjetër fond do të përcaktohet për trajnimin e pilotëve. 5 helikopterët do të shërbejnë dhe në mbështetjen e misioneve të mundshme të NATO-s, pasi parashikohet edhe paisja e tyre me municione luftarake.
 
Pe: Imami: 50 milionë euro për 5 helikopterë

50 Milione euro?? 10 milion per helikopter, po i gjen edhe 5 milion ky fifty fifty, 25 ne xhep 25 helikopteret kshu ka funksionuar perher ne shqipri :D ncncncncnc nuk ka 1 trim tja numroj ne lule t'ballit kti etj... etj...
Populli ska buk me mush barkun kto blejn helikopter...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Imami: 50 milionë euro për 5 helikopterë

berluskoni kishte bler 2 helikopter me 30 milion i paskan ber skonto imamit
 
Pe: Imami: 50 milionë euro për 5 helikopterë

Lir i paska mar :P po te kishte mar dhe nja pes te tjer sdo behesh nami se lekt e popullit jan :D
 
Back
Top