Iliride apo maqedoni

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Diku me larte ne disa tema kemi diskutuar mbi hujet dhe veset e popullit tone.
Ne nje analize qe ka sjellur Bildberger nga Genc Llakaj me ka pelqyer kjo pjese: Pra, mes shqiptareve, Atdheu nuk nxe vend, eshte diçka abstrakte, sepse, fatkeqesisht jeta e tyre lidhet me interesat e momentit. Harrojne qe Kombi ka dy kollona themelore: a-Ata shqiptare qe e sollen deri ketu kete komb ( katragjysherit e tyre) dhe b-Ata qe po e vazhdojne rrugen e tyre ( ata vete). Ky klasifikim konceptualo-realiste dhe logjiko-moral as qe merret ne konsidetare nga nje mase e madhe shqiptaresh. Madje, ka nga ata te cilet jo vetem kane nderruar kombesi, nenshtetesi, emer dhe me e keqja ka raste qe e kane te veshtire t’ua permendesh qe jane shqiptare, thjesht per interesa te ngushta personale( pergjithesisht emigrantet). E gjithe kjo “tragjedi” lidhet ngushtesisht me mosinformimin apo keqinformimin per kulturen dhe historine e vendit te tyre. Me pak fjale injoranca po mundon dhe po roberon ate raport hyjnor qe duhet te ekzistoje ndermjet nje populli dhe kombit te tij. Politikanet tane si perfaqesues te vullnetit, idealeve, deshirave, moralit dhe aspiratave te popullit te vet, perse nuk e stimulojne atdhedashurine? Apo ndoshta kane frike nga bashkekombesit e tyre se do t’i “kundershtojne”?

Ghithashtu diku kam shkruar se problemi qe na mundon me shekuj e ndoshta edhe mijera vite eshte se ne karakterizohemi me tri karakteristika te cilat ne cfardo kombinimi te mundshem matematikor jane te barabarta me deshtim:

1. Liderizem dhe bajraktarizem i rrejshem i cili degradon ne indiferentizem ekstrem.
2. Rrebelizem anarkik qe reagon vetem ne momentin e prishjes se egos personale
3. Individualista jashtzakonisht te sukseshem qe ne binom nuk rrezatojne.


Pra, ne pergjithesi ne jemi ata te cilet mendojme se ne jemi me te miret, ata para nesh nuk ishin asgje, me ne ka filluar cdo gje e mire dhe lulezuese dhe pas nesh nuk do vije askush. Karizmatizem ne aspektin negative.

Ne kete drejtim ne shpesh kemi hudhur histori mbrapa, duke u munduar te shfaqim veten me katolik se papa. ( mendimi i imi)

Poashtu kjo mendjepakesia ime ka ardhe ne perfundim se edhe Shqiptaret ne Maqedoni e bene dhe vazhdojne ta bejne te njejtin gabim kur e quajne veten Iliride. A thua valle pse Iliride? Pse duhet ta ndiejme veten te turperuar qe Maqedonia dikur ishte e vazhdon te jete teritor Shqiptar? Pse duhet ta ndiejme veten te turperuar kur kjo toke me kete emer e banuar nga paraardhes tane dikur i kishte dhene botes nje nder perandorit me te zeshme te kohes? Pse duhet tua falim fqinjeve historin e lavdishme dhe ti lejojme ata te na e vjedhin ate mu para syve? A kane te drejte me shume greket apo shqiptaret ne emrin Maqedoni ( se per ata qe e quajne veten maqedonas – sllav dihet qe skan te drejt) ?

Pra kjo mendja ime e krisur eshte turbulluar nga keto dy toponime : Iliride & Maqedoni!!!!!!

Cfare mendoni ju cili emer eshte me adekuat dhe cili ka me shume lidhje me historin tone.
Ne fund krejt do kisha shtuar ‘’ E vetmja tragjedi me e madhe se te jetosh pa te ardhme eshte te jetosh pa te kaluar’’
 
Redaktimi i fundit:
A nuk keni ndonje ide se cili toponim na bene nder me shume ? :ciaoo:
 
Ne lajme kam degjuar propozimin qe emri i ardhshem i Maqedonis te jet “Maqedoni-Iliride” ,dhe se ky emer do jet i pershtatshem per pjesen me te madhe te popullit dhe se do ishte i pranueshem edhe per Greqin.

Ka koh qe propozohen emra te ndryshem Maqedoni e re,Republika e Maqedonis,e shum e shum emra tjer.
 
Edhe Iliriade bukur tingellon dhe me shume kuptim
PO se besoj se do pranojne ata qe vetequhen maqedonsa te quhen ILIRI tani
 
Ata qe vetequhen maqedonsa te shikojne gjuhen e tyre dhe ti vene emrin vetvetes ate te vertetin,BULLGARE.ndersa ata greket te hipin tek ai vendi dhe te shikojne stambollin.Sepse greke kurre s'ka patur me Ilirine lindore.
 
Ata qe vetequhen maqedonsa te shikojne gjuhen e tyre dhe ti vene emrin vetvetes ate te vertetin,BULLGARE.ndersa ata greket te hipin tek ai vendi dhe te shikojne stambollin.Sepse greke kurre s'ka patur me Ilirine lindore.




:):dong::dong:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top