Ilir Meta mbledh votat per President?

Guest2

Antarë i Respektuar
metaaaa-1024x721.jpg

Kriza per zgjedhjen e Presidentit duket se do të gjejë së shpejti zgjidhje.

Burime të opinion.al bëjnë te ditur se Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka nisur procesin për mbledhjen e firmave për te qenë kandidaturë për President. Procesi i mbledhjes së firmave sapo ka nisur por në fakt sheshimi i kontradiktave mes dy aletatëve te koalicionit mund ta shndërrojë këte proces në një votim të thjeshtë dhe të qartë në raundin e katërt që do të zhvillohet pët zgjedhjen e presidentit.

Nuk dihet se cili do të jetë qendrimi i opozites për kandidaturën e Ilir Metës ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Opinion.al
 
Ne 2009 deshen ta nxirrnin jashte loje..sot e kandidojn per president (politika e pa parashikueshme)
 
Hove, hove Meta me duket me i arsyeshem se keta dy te tjeret.
 
Politika ne vetvete eshte bashkpunim.
Dhe z;Meta s"bene gje tjeter pervec se bashkpunon me ata/ato ku bashkpunimi te jete me rezultate sa me te larta per veten e ti dhe partine te cilen perfaqson.
Sikur dhe populli te shikonte pikerisht kur voton se ku jane iteresat e ti me te larta,ne sherbim te ti,do ishte idealja per popullin tone.
 
Akoma besojn te vetingu ca tipa. Hahahahah


[video]https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1687577844876977&id=1496781900623240[/video]
 
Jemi ne nato, ne shengen dhe kandidad per be.
Mos u ankoni...
Po te ishin te keqinj politikanet tane, nuk i qasnin ne keto organizata...
 
Ilir Meta President i Republikës

Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71.

Meta bëhet kështu presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë.

Në fjalimin e mbajtur në podiumin e sallës së Parlamentit, Meta pasi ka falenderuar të gjithë deputetët, përfshirë ata që votuan kundër dhe ata që munguan, ka premtuar se në detyrën e tij të re do t’i shërbejë demokracisë.

“Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, unë kam patur mundësinë të jem këtu vetëm përmes demokracisë”, ka thënë Meta.

Ai ka ftuar të gjithë që “të mbrojmë standardet e demokracisë dhe t’i çojmë ato më tej, duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta e gjithëpërfshirëse, për të forcuar legjitimitetin e institucioneve dhe për të krijuar shanse për një atdhe më frymëzues për të gjithë të rinjtë”.

“Ndaj unë do bëj çdo gjë, me të gjitha cilësitë e mia, për të justifikuar këtë besim që ju më dhatë sot, jo vetëm para jush por edhe qytetarëve, Kushtetutës, interesave më të rëndësishme që kanë të bëjnë me stabilitetin, sigurinë kombëtare dhe të ardhmen europiane të vendit dhe do t’u lutesha të gjithëve që të përpiqemi në këto orë e ditë që t’i japim jo gjithë partive, por gjithë qytetarëve mundësinë që të kontribuojë në zgjedhjet që vendi meriton”, ka thënë Meta.

Në vijim të fjalimit të tij, kreu i ri i shtetit i ka bërë referim edhe ngjarjeve të verifikuara një ditë më parë në Maqedoni, duke bërë thirrje për unitet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos verifikohen edhe në vendin tonë.

“Dje kemi parë të gjithë ngjarje tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë, që vijnë për shkak të një konflikti kokëfortësie politike të papranueshme, ndaj unë sërish dua t’u apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve tona, në mënyrë që të mos sakrifikojmë arritjet që vendi ka realizuar gjatë këtij mandati qeverisës, pasi është një detyrë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh për të bërë gjithçka”, ka shtuar Meta.

Në fund të fjalimit të tij, që siç tha nuk e kishte të përgatitur, Meta ka vlerësuar edhe kontributin e liderëve të tjerë politikë të Shqipërisë, duke i etiketuar si “ata që sot mungojnë”.

/ Top Channel
 
Back
Top