Ilir Meta: Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që LSI do të dalë for

tetovari85

Antarë
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Kukës ku u prezantuan kandidatët për deputet të LSI për qarkun Kukës

Ta pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, kandidatët e LSI-së për qarkun e Kukësit Selvi Beçaj, Sokol Ponari, Dem Brati, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, qytetar dhe simpatizant.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike që në filozofinë e saj ka humanizmin dhe solidaritetin.

“LSI ndihet në Kukës në shtëpinë e vet sepse gjithmonë ne me kuksianët, me hasianët dhe me tropojanët kemi fol me shpirt dhe me zemër, kemi fol duke i parë njerëzit në sy, duke mos iu tutur hallit dhe vështirësisë së jetës së këtyre banorëve. Por duke vënë zemrën me solidaritet dhe me humanizëm që është në themelin e filozofisë politike të LSI-së”,- tha z. Luan Rama duke shprehur se sfida për LSI-në janë zgjidhja e problemeve dhe rritja ekonomike në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe jo konflikti politik me kundërshtarët.



“Motra dhe vëllezër, ne anëtarët, simpatizantët, votuesit, mbështetësit e LSI-së nuk merremi me të tjerët, edhe kur të tjerët merren me ne. Ne nuk merremi me të tjerët sepse sfida jonë nuk është beteja me ta, sfida jonë është beteja me të nesërmen e Shqipërisë. Sfida jonë është beteja që duhet ta fitojmë për të nesërmen e rinisë së këtij vendi, për të nesërmen e rinisë së Kukësit e cila nuk duhet të kërkoj rrugën e shpëtimit në emigracionin e paligjshëm, por duhet ta gjej shpëtimin, punën, dashurinë për atdheun, pikërisht në trojet e veta, pranë familjeve të veta dhe LSI merr përsipër ta bëj Shqipërinë vendin e punës, të mirëqenies dhe të dashurisë së shqiptarëve”,- nënvizoi nënkryetari i LSI-së.

Kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Kukësit, Selive Beçaj theksoi se duke votuar LSI-në, qarku i Kukësit do të ketë një shans për tu larguar nga varfëria pasi programi i LSI-së do të bëj të mundur transformimin ekonomik dhe social të gjithë qarkut.

“Familja është e gjithë shoqëria në miniaturë, ama nga mirëqenia e familjes varet siguria e gjithë shoqërisë sonë. Unë ju siguroj se familjet e Kukësit, Hasit dhe Tropojës nuk do të jenë në mëshirë të fatit apo të emigrimit. Nuk do të jenë më në mëshirë të humorit të qeverisjes, por do të jenë të sigurt nën mbështetjen e familjes time politike dhe të emrit tim. Ju malësorët e mi e dini më mirë se kushdo rëndësinë e jashtëzakonshme që ka premtim i dhëne dhe bërja e premtimit realitet. Jam këtu që t’ju shërbejë. Jam me mëngë të përveshura, jam këtu që të nxjerrim Kukësin Hasin dhe Tropojën nga skamja. Ne kemi një plan transformimi ekonomiko social që është përgjigja jonë me impakt të drejtpërdrejte ndaj nevojave dhe problemeve të shqiptarëve. ثshtë ai program që premtimet i bën realitet. Imapkti i programit tonë për rininë do të jetë i drejtpërdrejte i çdo të riu, me ristrukturimit të arsimit në kuadër të punësimit. Vetëm duke votuar numrin 1 Kukësi Hasi dhe Tropoja do ta bëjmë numrin 1”,- u shpreh kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Kukësit.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi kryesuesen e listës së LSI-së në qarkun e Kukësit Selvie Beçajn duke shtuar se zgjedhjet e 25 qershorit do të bëjnë një transformim pozitiv të politikës shqiptare pasi LSI do të dalë forcë e parë.

“Kam një lutje për të gjitha nënat, vajzat, motrat e Kukësit, e Tropojës dhe të Hasit, ato nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër veç se Silvi Beçaj. Ne jemi krenarë që Silvi kandidon për LSI. ثshtë një kandidim historik sepse LSI jo vetëm do të marri për herë të parë deputeten në Kukës, por kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që LSI-ja do të dalë forcë e parë dhe kjo do të jetë diçka historike”,- tha Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

SHPثRNDAJE Nث :Silvi-brecaj-2.jpghttp://www.kohajone.com
 

Attachments

  • Silvi-brecaj-2.jpg
    Silvi-brecaj-2.jpg
    169.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top