Ilir Meta i rikthehet qeverisë teknike, hapja e negociatave vë“në alarm”mafien politi

Vetëm pak orë pas rekomandimit të Komisionit Evropian dërguar Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, kreu i LSI njëherësh dhe i Kuvendit të Shqipërisë fillon e hedh vickla në lidhje me koalicionin me kreun e PS Rama dhe vijimin e bashkëqeverisjes me socialistët. Meta nuk ka rezistuar dot pa e shprazur helmin në “eter” në këtë ditë të dyzuar, teksa e ka dyfishuar gëzimin e demokratëve për fitoren e Donald Trump në SHBA, me deklaratën se mbështet kërkesën e opozitës për një qeveri teknike.
Kështu, aleati i Ramës në qeveri, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim teksa i është përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me kërkesën e Bashës për një qeveri teknike ndryshe nuk ka zgjedhjet të lira, Meta ndonëse nuk përmendi termin “qeverinë teknike”, e sheh si legjitime shqetësimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira.
“Besoj se çdo kërkesë e drejtë, e mundshme, e arsyeshme dhe e realizueshme e opozitës që ndihmon transparencën dhe integritetin e reformës zgjedhore duhet marrë në konsideratë dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta realizuar”, ka deklaruar Meta.
Partia Demokratike në komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri -Bashkim Evropian, kërkoi kushtëzimin e çeljes së negociatave me luftën kundër trafikut të drogës, implementimin e plotë të dekriminalizmit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Ndërkohë që më herët është shprehur se me një qeveri të drejtuar nga Edi Rama nuk ka asnjë shans që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj kërkon me insistim një qeveri teknike pa Ramën në krye, duke e vënë dhe si kusht për të hyrë në zgjedhje.
Ilir Meta ka pasur luhatje përsa i përket mbështetjes së idesë së opozitës për një qeveri teknike që të çonte vendin në zgjedhje. Para miratimit të reformës në drejtësi, Meta u bashkua me idenë e Berishës dhe të Bashës për një qeveri teknike, duke e deklaruar publikisht, në fillim me njerëzit e tij që përdor për këtë punë që nga Vasili e deri te Luan Rama dhe më pas në një intervistë për mediat, duke e thënë e bardha mbi të zezë se e mbështet qeverinë teknike.
Por pas miratimit me 140 vota të reformës në drejtësi Meta u shpreh se ishte e panevojshme tashmë një qeveri teknike dhe kërkesën për një qeveri të tillë e kishte bërë në kushtet kur mendonte se konsensusi për reformën ishte i pamundur.
Por tashmë Meta sërish i kthehet idesë së një qeverie teknike, ide e hedhur dhe artikuluar fort nga lideri i opozitës Lulzim Basha. Ndoshta këtë radhë një kërkesë të tillë do ta argumentojë me shqetësimin e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, sikurse ka lënë për të kuptuar Basha. Dhe zgjidhja më e drejtë për të do të ishte një qeveri teknike, që të hiqte të gjitha shanset e bojkotit të zgjedhjeve dhe kontestit të tyre.
Ndërkohë që pas rekomandimi të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin evropian, kryeministri Edi Rama, mendon se koalicioni qeverisës është i mandatuar dhe faktoi se mund ti bejë reformat për këtë proces, ndërsa i mbylli derën kërkesës së Partisë Demokratike për qeveri teknike.
“Shqipëria sot qeveriset nga një shumicë, e cila ka një mandat për të bërë reforma dhe për të realizuar një proces që ne e gjetëm të bllokuar dhe të pashpresë; procesin e integrimin evropian. Si mundet që një proces i tillë dhe një mandat i tillë të vihet në diskutim për arsye të agjendës politike apo për strategji të opozitës”, deklaroi Rama.

Pamfleti.com
 
Titulli: Ilir Meta i rikthehet qeverisë teknike, hapja e negociatave vë“në alarm”mafi

Meta mund te mos kete thene fjale per fjale qe qeveria e Rames deshtoi, por kjo eshte e kuptueshme per kedo qe degjon numrin dy te koalicionit kur ben thirrje per ndryshime ne qeveri.

hajduti
 
Titulli: Ilir Meta i rikthehet qeverisë teknike, hapja e negociatave vë“në alarm”mafi

Qeveri Teknike kur nderkohe nuk tregohet deshira e mire nder pale per bashkpunim!
Duke harruar se ne fund te gjitha keto perkthehen kosto per ne....urime Shqiperise dhe FLM Europes qe vlereson ndryshimet konkrete qe po behen dhe po na jep nje shanc...se te jete per politikanet tane ...
 
Titulli: Ilir Meta i rikthehet qeverisë teknike, hapja e negociatave vë“në alarm”mafi

Nqs qeveria Rama doli e deshtuar,kjo i faturohet edhe Ilirit se,eshte edhe ai pjese qeverisese.

por e harron kete fakt dhe del si buf,se domosdo,ka qellim ta dredhi,te kaloj ne krahun tjeter.politikan k**** eshte.
 
Back
Top