Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ilaçet e fallsifikuara përbëjnë kërcënim global

Kohët e fundit, përfaqësues nga e gjithë bota diskutuan mbi rreziqet që përbëjnë ilaçet e fallsifikuara në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Ky problem po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se më tepër se gjysma e të gjitha ilaçeve të blera në internet janë fallso. Ekspertë amerikanë thonë se nuk ka një zgjidhje të vetme për këtë çështje.

Vitin e kaluar, 84 foshnje vdiqën në Nigeri për shkak të shurupit toksik për dhimbjen e dhëmbëve. Gjatë vitit të kaluar pati më tepër se 2 mijë raste kur ilaçet e fallsifikuara shkaktuan sëmundje, ose vdekje, sipas shoqatër Instituti për Sigurinë e Produkteve Farmaceutike. Kemi të bëjmë me një rritje prej më tepër se 9 për qind krahasuar me vitin 2008. Scott LaGanga, drejtor i PHARMA-s, një kompani kryesore për kërkime dhe prodhime farmaceutike, thotë se shitja e ilaçeve me cilësi të dobët është një tregti e lehtë dhe me përfitime.

“Jo të gjithë njerëzit janë ekspertë. Ne i besojmë rrjetit të furnizimit se do të dërgojë produktin e duhur. Në shumë vende në zhvillim ky besim mund të dëmtohet. Për shkak se prodhimi, shpërndarja dhe shitja e këtyre ilaçeve po bëhet një aktivitet fitimprurës, shumë nga këto produkte janë me cilësi të dobët dhe jashtë standartit”.

Prodhimi dhe shitja e ilaçeve fallso përbën problem si për vendet e varfëra, edhe për ato të pasura. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në vendet e pasura, tek ilaçet fallso zakonisht përfshihen hormonet, steroidet dhe ilaçet kundër kancerit.

Por në vendet në zhvillim, sidomos në Afrikë, pacientët blejnë ilaçe, shpesh fallso, për mjekimin e sëmundjeve që përbëjnë kërcënim për jetën, si malaria, tuberkulozi dhe virusit HIV dhe SIDA.

Ashifi Gogo drejton një kompani që i mbron konsumatorët nga ilaçet fallso. Ai thotë se qeveria nigeriane po e lufton këtë fenomen përmes një teknologjie që ka shpikur kompania telefonike.

“Ne kemi zhvilluar teknologji, që i ndihmon konsumatorët t’i dallojnë ilaçet e rregullta kur i blejnë ato. Në kutinë e ilaçit vendoset një etiketë me kod elektronik dhe secilit ilaç ka një numrë të veçantë. Kur blen një ilaç, e gërvisht etiketën dhe nis me SMS numrin që sheh dhe merr menjëherë një përgjigje tek banaku i farmacisë, nëse ilaçi është i rregullt, apo fallso”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se megjithëse ilaçet fallso shiten në të gjithë botën, vendet e pasura bëjnë punë më të mirë me politikat e shitjes dhe parandalimin e shitjes së ilaçeve fallso. Scott la Ganga thotë se lufta ndaj këtyre lloj ilaçeve është më e vështirë ngaqë disa vende nuk kanë ligjet e nevojshme.

“Edhe nëse një vend ndërmerr një hap të jashtëzakonshëm përpara, sikurse SHBA ka bërë në vite, me një sistem rregullator tepër të fortë përmes Agjencisë Federale të Ilaçeve, e cila zbaton mjaft mirë ligjet për këtë sektor, dhe që ka koordinim të mirë në mbarë botën, kjo nuk është e mjaftueshme për pjesën tjetër të botës. Po ashtu nuk është e mjaftueshme për ata njerëz që blejnë ilaçe në internet”.

Shumë prodhues të ilaçeve, si India dhe Brazili, e akuzojnë industrinë farmaceutike se e shfrytëzon çështjen e ilaçeve fallso për të mbrojtur patentën e produkteve të saj. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problem për të nuk përbën e drejta e pronës intelektuale, por shëndeti publik.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back