Ilaç që zëvendëson ushtrimet fizike

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ushtrimet fizike i sjellin organizmit shumë ndryshime, përfshi përmirësimin e përdorimit të oksigjenit dhe vënien në veprim të gjeneve që djegin dhjamin a yndyrnat dhe nxisin energjinë. Ka kohë që shkencëtarët kanë ngritur pyetjen; A është e mundur që një ilaç të jetë në gjendje të shkaktojë gjithë këto ndryshime në trup pa kryer ndonjë ushtrim fizik? Dhe përgjigja duket së është, po, të paktën tek minjtë në laborator.
Shkencëtarët provuan dy barna që kopjonin efektet e ushtrimeve fizike dhe panë se forma fizike e kafshëve të trajtuara me to u përmirësua dukshëm. Tek minjtë që iu dha ky ilaç, por që nuk kryen ndonjë veprimtari, forma e tyre fizike u përmirësua 44 përqind, ndërsa tek minjtë aktivë që iu dha ky ilaç gjendja u përmirësua 68 përqind.
Ekspertët thonë se nga ky ilaç mund të përfitojnë njerëzit që nuk lëvizin shumë ose nuk ndjehen në formë të mirë sportive. Por në këtë rast krijohet shqetësimi se ilaçi mund të shpërdoret edhe nga atletë e sportistë gjë që nuk përputhet me rregullat në sport. Autorët e studimit thonë se tani po punojnë për përgatitjen e një analizë gjaku nga e cila mund të zbulohet se kush e ka përdorur këtë ilaç. Ata mendojnë se kjo analizë do të jetë gati në lojrat e ardhëshme olimpike për të kontrolluar nëse atletët janë trajtuar me të ilaçe të tilla. Por disa skeptikë thonë se ende nuk ka prova që të tregojnë se ky ilaç është i efektshëm ose pa pasoja. Ata thonë se nuk ka ilaç që të zevendësojë plotësisht të mirat e ushtrimeve fizike.


Shekulli
 
informate e vlefshme ...
do te duhej te ju jepnim nje kesi ilaqi atleteve shqiptar qe na turperuan ne olimpiad
 
LOLLOLLOL e besove kete artikullin ti?

ska ilace siper levizjes....sipas ktyre shkencave pi ilace e ri ne krevat ter diten;)

trupi ka nevoj per levizje se kundrazi muskujt pesonje atrofi...dhe byebye jetes....

ska si ushtrimet fizike
sport=jete me e mire;) dhe me e gjate

+alimentacion korekt....

ilacet jan per rastet kur smund te behet gje....

pra mos besoni qe ter cka fluturon edhe haet..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top