“Iku Visho Ajazi, iku edhe qytetari dixhital i Berishës”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Iku Visho Ajazi, iku edhe qytetari dixhital i Berishës”

23112880_2077863972459729_1588992437_o-905x450-905x436.jpg

I diplomuar në matematikë. Ka bërë dhjetëra kurse e trajnime brenda dhe jashtë vendit. Ka treguar aftësi në disa sektorë specifikë.

Helidon Bendo pritet të shënojë emrin si drejtuesi i 10-të në krye të SHISH pas vitit 1991, por edhe i pari drejtues i SHISH që ka kaluar të gjithë karrierën e vet nga inspektor i thjeshtë deri në drejtimin e këtij institucioni.

Ai pritet të jetë gjithashtu i pari drejtues që është diplomuar pas rrëzimit të komunizmit dhe i pari që ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të larta të shtetit dhe të shërbimeve partnere.

Dy ish-drejtorë të rëndësishëm në strukturat e shërbimit sekret shqiptar Sokol Gashi dhe Naim Meçalla dhanë dje vlerësimet për kreun e ri të SHISH që ka propozuar kryeministri Rama dhe është në pritje të dekretimit të presidentit të republikës.

Të ftuar gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meçalla tha se ka punuar me Bendon gjatë kohës që mbante detyrën e drejtorit të Analizës dhe tha se ai njihet për integritet, profesionalizëm dhe aftësi të larta profesionale.

“Kam pasur rastin të punoj dhe bashkëpunoj me të dhe më erdhi mjaft mirë kur dëgjova që kryeministri e ka propozuar për kreun e SHISH pikërisht Bendon. Jam i bindur që SHISH do të arrijë suksese nën drejtimin e këtij institucioni”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Sokol Gashi pavarësisht se u shpreh se ai do arrijë rezultate vetëm nëse politika do të lejojë të punojë brenda detyrës së vet.

SKANDALET Nث SHISH

Por dy ish-drejtuesit bën publikë një sërë problemesh që ka aktualisht SHISH.

Sipas Gashit në këto pesë vite të drejtimit të Visho Ajazit SHISH u kthye në një organ që më parë raportonte te ai që dihet se ku se sa te kryeministrit që e ka detyrë kushtetuese.

“Batuta në rrjetet sociale është se pas largimit të Visho Ajazit nuk do të ketë më qytetar dixhital dhe Berisha do të mbesë pa punë”, tha Gashi.

Me një përvojë të gjatë në SHISH duke qenë katër herë drejtor në drejtori të veçanta Gashi tha se Presidenti i SHBA e nis ditën e punës duke lexuar 5 faqe raport të përditshëm që CIA ia vendos në tavolinë çdo mëngjes.

“Ndërsa tek ne, unë nuk e di sa herë e ka takuar dhe sa herë ka shkuar Visho Ajazi Lika në zyrën e kryeministrit Rama në këto 4 vite që ai është shef i qeverisë”.

Mjafton ky fakt për të kuptuar se si ka punuar SHISH në këto 5 vite.

Për Gashin duke përjashtuar drejtorinë e Antiterrorit që është krenaria jonë, strukturat e tjera të SHISH kanë probleme thelbësore që nisin nga mungesa e financimit e deri tek organizimi dhe kjo ka sjellë që shërbimet e huaja jo dashamirëse ndaj Shqipërisë janë ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe ne nuk kemi pasur mundësi t’i kundërpërgjigjemi.

Sipas Gashit fondet për shërbimin tonë sekret janë skandaloze. Imagjinoni që ne kemi rezidentë vetëm në tre shtete kufitare me ne, ndërsa në shtete të tjera nuk kemi fare. Në vend që agjentët tanë të shkojnë te burimet vijnë këtu sepse shërbimi ynë nuk ka parë.

Pra për mua ky është një skandal që duhet të ndërhyhet më në mënyrë imediate. Por sipas Gashit skandalet në SHISH nuk mbarojnë këtu.

“SHISH është kthyer në një vatër e nepotizmi të pashoq kur vetë drejtuesit e SHISH kanë emëruar familjarët e tyre në poste të ndryshme. Madje ka raste kur baba, nënë, bir dhe bijë punojnë në strukturat e këtij shërbimi duke u kthyer një skandal më vete. Shërbimi Informativ Shtetëror ka një organikë prej 700 deri në 800 punonjës të shtrirë në të gjithë vendin por edhe jashtë”.

b;tiranaobserver.
 
Nja 2 punonjes (njeri i djegur ne makine, tjetri i paralizuar si pasoje e plumbave te marr gjate atentatit per ekzekutimin e tij) kan qene nen urdhrat e Vishos dhe duke hetuar tokat e Bregdetit te privatizuara nga Familje me influence Politike/Mediatike. Ky qe ka qene kaq i zoti, i afti, i pa korruptuari pse nuk pati guximin as te ndermarri hetimin per kto 2 ngjarje shume te renda? As guximin t'i permende ska patur!
Plehre fare!
 
Cdo zyrtar qe “i perket” kampit blu, per ty eshte nje i blere, korruptuar, i paafte etj komente qe jane bere banale ne cdo postim qe ben. A thua se njeh cdo njeri. Visho eshte nje profesor, burre, etj i perkyer dhe kush e njeh e ka te qarte qe ai nuk ka ndryshuar si njeri, qe femije e deri me sot qe eshte burre. Mos perbalt cdo njeri per hir te bindjeve politike.

Darius
 
A po e pranon qe kryetari i shish i perket kampit blu?

Ai nuk duhet ti perkasi asni kampi.

Thjesh mash e berishes ishte, burr i mir n’haman
 
Ndoshta nuk isha shumë i qartë tek postimi i parë. Por, me “i përket” nënkuptoja i emëruar nga një kryeministër BLU.

Darius
 
Jo jo ishe plotsisht i qart dhe i sakt

Shish deri me sot ishte thjesht dege e partis demokratike ashtu siç asht prokuroria
 
Cdo zyrtar qe “i perket” kampit blu, per ty eshte nje i blere, korruptuar, i paafte etj komente qe jane bere banale ne cdo postim qe ben. A thua se njeh cdo njeri. Visho eshte nje profesor, burre, etj i perkyer dhe kush e njeh e ka te qarte qe ai nuk ka ndryshuar si njeri, qe femije e deri me sot qe eshte burre. Mos perbalt cdo njeri per hir te bindjeve politike.

Darius
I perket nje kampi prandaj ishte vene ne detyre, te mos i perksite ndonje kambi dicka do behej.

Te ishte zotni burre te vetmit kamp qe do i perkiste do ishte kampi i sigurimit te kombit. Jo te shtetit dhe politikaneve te saj.

Shish se ka lidhjen me politiken, te ishte me e drejt do quhej Shik :P Shteti vjen e shkon, kurse kombi jo
 
Une them te vendosim nje “Tepelenas” , qe nuk e tradhetuar asnjehere Atdheun dhe njeh vetem malet e shkrepat e e maleve te Tepelenes, ashtu sic bente edhe shoku Enver me Sigurimin e Shtetit. Ata po qe jane te zote, jo si keta njerezit me dy universitete, profesor-doktora dhe qe kane ndertuar jeten nga e para ne Kanada. Keta ne ne Shqiperi i kemi inat, se keta te shkolluarit jashte, na vine e na zene vendet e mira te punes ne te padalet e Shqiperise, apo jo?

Nje njeri qe braktis qetesine dhe lluksin e jetes se Kanadase, per te shkuar e punuar ne administraten e shtetit te tij, me nje rroge mizerje, eshte patrioti me i mire shqiptar qe une njoh sot. Sikur Shqiperia te kish ca me shume patriote e intelektuale si Visho Lika, do te kishte ecuar akoma me shume perpara se sa ka ecur.

Darius
 
Njeriu me korrekt qe ka mbajtur Shish ka qene ky zoteria qe sapo u dorehoq... I ka bere dosje te gjitheve dhe i ka dorezuar tek ata qe e emeruan dhe e perkrahen, Amerkanet. Respekt pavarsisht rrethanave.... Shume gjerave qe ju eshte vene fre ne memedhe jane merita e tij qe e ka shpene informacionin tek ata qe na suportojne dhe na mbeshtesin ne cdo hap. Resultatet e punes se ketij zoterie do duken tek dosjet qe Spark do u prezantoje funderrinave qe e vodhen kete popull 27 vjet. ;)
 
Cdo zyrtar qe “i perket” kampit blu, per ty eshte nje i blere, korruptuar, i paafte etj komente qe jane bere banale ne cdo postim qe ben. A thua se njeh cdo njeri. Visho eshte nje profesor, burre, etj i perkyer dhe kush e njeh e ka te qarte qe ai nuk ka ndryshuar si njeri, qe femije e deri me sot qe eshte burre. Mos perbalt cdo njeri per hir te bindjeve politike.

Darius

Kur jam shprehur i njeanshem duke dhene te kuptosh qe paskam bindje politike? Me aq sa eshte pare ne punen e tij, dhe ngjarjet e ndodhura ne mandatin e tij eshte e qarte puna dhe profesionalizmi tij! Njerzit qe zgjedhin pashaporten e nje shteti tjeter, dhe rikthehen sepse atje jan askushi dhe thjeshte sherbetor te rendomte! Shfrytezojn militantizmin apo miqesin per pak pushtet... Sivllau Olsi, apo Ed Selami etj.
 
Back
Top