Iku nga plumbat e Millosheviqit për t’u bërë pilot në Zelandë të Re

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Veton Breznica, i mbijetuari i plumbave të serbit Slobodan Miloshevic, iku nga Kosova për tu bërë pilot në Hamilton.

Portali prestigjioz në Zelandën e Re, tuff.co.nz, në një shkrim të kushtuar pilotit Breznica, ka shkruar për kohën kur ushtria serbe kishte bërë që të largohen miliona shqiptarë nga vendi i tyre, si dhe që kishte vrarë rreth 200 mijë të tjerë.

Prindërit e Vetonit e kishin humbur punët e tyre në industrinë e minierave pas ardhjes së Millosheviçit në pushtet në vitin 1991, vetëm për shkak të etnisë së tyre.

Babai i Vetonit kishte emigruar në Evropë dhe si një imigrant ilegal kishte pasur mjaftueshëm të ardhura për ta ushqyer familjen e tij.

Piloti Veton Breznica, e përshkruan vetën si një shqiptar i Kosovës dhe për momentin është duke u trajnuar tek Qendra e Aviacionit në Hamilton të Zelandës së Re, për ta përmbushur ëndrrën e tij e t’u bërit pilot.

“Kur kam qenë 12 vjeçar serbët kishin ardhur tek ne dhe kishin thënë që do të na vritnin. Mami im kishte thënë: Në rregull, më qëlloni, nuk kemi ku të shkojmë”, ka thënë Vetoni për stuff.co.nz.

Mirëpo, në vend se t’i vritnin, militantët serb i kishin dhënë këtyre kohë deri në mesnatë për t’u larguar nga shtëpia e tyre ose përndryshe do t’i vritnin një nga një.

“Ata ishin kthyer prapë dhe kishin shtënë drejt nesh. Falë zotit asnjë nuk ishim lënduar. Por çfarë i kishte ndaluar ata që të hynin brenda? Vetëdija e tyre? Zoti? Unë kam mundur të vdes bashkë me familjen time në vitin 1999. Kjo është ajo çfarë më bën të besoj se është një mision i veçantë për mua”, thekson ai, duke shtuar se i njeh shumë familje te Kosoves, shtëpitë e të cilav janë djegur tërësisht nga okupatori serb.

Vetoni qysh në moshën 5 vjeçare e kishte shprehur dëshirën për t’u bërë pilot, ambicie e cila kishte qenë e pamundur për një djalosh nga një vend i vogël siç është Kosova, e sidomos në rrethanat që kishin qenë asokohe.

Kur ishte 19 vjeçar, Vetoni ishte shpallur ambasadori i parë i aviacionit të Kosovës si dhe pilot i avionit pa motor. Ai gjithashtu kishte ndihmuar edhe për themelimin e Kadetëve Ajror të Kosovës.

Atij iu deshën 6 vite për ta gjetur një linjë ajrore, dhe një shkollë aviacioni e cila do ta trajnonte atë, pavarësisht kombësisë së tij, por ai më në fund kishte arritur që të pranohet tek Qatar Airways dhe se ata do ta trajnojnë atë gjatë CTC Aviation.

Ai është i parë nga Kosova, i cili do të trajnohet si një pilot i linjave ajrore, qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Vetoni është në gjysmën e trajnimit të tij 6 mujor tek CTC Aviation dhe pas asaj do të shkoj në Britani të Madhe që të diplomoj, e pastaj në Katar për 6 muaj tjerë të trajnimit.

Ai, historinë e tij dhe trajnimet e tij i shpërndan edhe në faqen e tij në Facebook, vetëm për t’i inspiruar plotë të rinj tjerë.

“Unë e jetoj çdo moment që jam i gjallë. Zelanda e Re është një shtet i mrekullueshëm”, ka thënë ai.
largea_foto1452252261.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top