“Ikni ore tutje! Këtu s’ka punë, por mashtruesa ordinerë që thonë se rinia është dem

“Ikni ore tutje! Këtu s’ka punë, por mashtruesa ordinerë që thonë se rinia është dembele” - Artan Fuga


Papunësia e të diplomuarve e griu rininë. E para, sepse sapo hyjnë në universitete, të rinjtë e dinë që për profilin ku studiojnë kanë shanse vetëm 1 në 1000 për të gjetur punë.

E dyta, se edhe këtë shans kaq të vogël, nuk e marrin dot duke mësuar sa më mirë, por me mik ose me lekë.

E treta, edhe shkollat universitare, duke mos ditur se çfarë punësh ofron shoqëria për të diplomuarit, nuk di se çfarë njohurish t’u japë dhe çfarë profilesh të zhvillojë. Burokracia shtetërore pranon profile më tym pa ditur se kujt i duhen dhe për çfarë duhen.

Këtu lulëzojnë ca mashtrues firmash piramidale financiare që shesin diploma si letër, se për gjë nuk duhet ajo diplomë. Me lekët që fitojnë, tërheqin pêr hundësh ca burokratë të korruptuar deri në palcë. Votojnë ligje, nxjerrin vendime, ndalojnë vendime, etj.

E katërta, iu ikin vitet e jetës të rinjve duke u fërkuar nëpër banka shkolle, duke u vjetëruar aty në vend që të marrin rrugët e jetës.

Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele.

Turp, turp, turp!

Këtu ka plasur cipa e turpit!

Pse nuk punëson Shqipëria sot?

E para, sepse pjesa më e madhe e ekonomisë është familjare, punojnë arën e kopshtit rreth shtëpisë me vegla mijëravjeçare të gjetura në varre ilirësh ose dyqane ku shiten pula të prishura e babi fërkon barkun te banaku. A mund të mendohet që kjo lloj ekonomie të punësojë sociologë, kimistë, inxhinjerë?!

E dyta, sepse gjoja kemi hyrë në ekonomi shërbimesh!

Ku ka fabrika, uzina, investime të mëdha në ekonominë prodhuese?! Inxhinjerë hekurudhash, kimistë, inxhinjerë druri, e ku e di unë!

Ne kemi një ekonomi ku vetëm tabela e shumëzimit duhet. Dhe kjo vetëm për numrat natyralë të plotë, se ata me presje dhjetore është fakultative. Ekonomi injorante. اfarë nevoje ka ekonomia e injorancës për universitete?!

E treta, sepse dhe ato pak sipërmarrje që kanë një lloj moderniteti, ca banka, shoqëri telekomunikacionesh, a ku e di unë kanë shumë pak vende pune, sa për çunin e xhajës dhe gocës e hallës…

Ju të tjerët çfarë doni mo?!

E katërta, sepse vende pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepët e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit.

Pse, budalla është një i ri dhe e re, që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme?!

“Te ne ndodh, – më thoshte një i ri në pishinë dje, – që qiraja e dhomës ku jetoj është më e madhe sesa rroga që marr si ruajtës kalamajsh të pasurish që mësojnë not!”

Yyyy, hipokritë! Shumë mirë që nuk shkojnë të punojnë në punët e turpit.

Jo se puna është turp, por sepse rinia shqiptare meriton punëra të kohës dhe ka të drejtë t’i pretendojë ato.

Pse, çarçafë nëpër hotele do të shtrojë një zonjushë që ka bërë master për diversitet kulturor?!

Pse, pica me mish të grirë ariu, do të shërbejë një djalosh që ka mbaruar studimet për filozofi?! Ikni ore tutje!

Punët e turpit! Ekonomia e injorancës u kërkon të shkojnë në punë turpi të rinjve me diploma universitare!


syri.net
 
Titulli: “Ikni ore tutje! Këtu s’ka punë, por mashtruesa ordinerë që thonë se rinia ë

E si te mos jete helm kafja ime ne mengjes kur ma servir ai te cilin e kam diplomuar une per degen filozofi?

A Fuga!
 
Titulli: “Ikni ore tutje! Këtu s’ka punë, por mashtruesa ordinerë që thonë se rinia ë

Jam shume dakort qe Rinia bashke me brezin e k'tij Fuges , kane ikur per lesh. Vetem brezi i gjysherve dhe ato prinder qe kane kapur moshen e pensionit jane ne rregull. Ato e kane ulur koken pa marre parasysh se c'fare pune kane bere, Pastrues , bujk , sherbetor , murator , mesues etj etj etj .. shkallat e punesimet kane qene, jane dhe do ngelin gjithmone te ndryshme , por kjo nuk do te thote qe te ulet burreria nga puna qe ben, burreria te ulet kur del e llap budalleqe si puna e k'tij e rrin si legen kafe me kafe duke pritur nga te tjeret , refuzon te punosh.

- Me fakultetet qe kane mbaruar ne Albania, te pakten k'to 20vjetet e fundit .. per mendimin tim te jua shkrijne ato diplloma se nuk vlejne asgje, duke e ditur se qysh i kane marre dhe korrupsioni qe eshte ushtruar neper universitete.

Ps... Le te vije ketej nje here ky Fuga, dhe ta shikoje se qysh funksionon kjo pune ... fakulteti nuk te garanton punen perkatese, por te jep/hap nje mundesi me shume ne te ardhmen ( e kjo per mendimin tim eshte e gjitha nje loje politike, nje mess up per njerezit .. i zgjasin e i stergjasin sdudimet kot pa lidhje ) ... e kjo nese : 1- Je i zoti/e zonja ti garantosh vetes tende vendin e punes ne degen perkatese. 2- Sa i zoti/zonja je ne zanatin tend, perndryshe mbaron per doktor e perfundon pjatalares nuk ka pike lidhjeje, puna eshte pune.

Te jem ne Albania, nuk lodhem fare te aplikoj per shkollen e larte perderisa nuk njihet as jashte kufinjve. Filloj pune direkt pasi te kryej ciklin e ulet, duke ndertuar dicka , duke i bere vend vetes tende e duke pare marketin se c'fare dege te nevojitet ku mund te jesh i/e zonja ti qe si perfundim ti garantosh vetes tende nje vend pune pas Universitetit .. pastaj mund te aplikosh kur te duash per ne Universitet.


.......Si perfundim , Cila na qenka puna e Turpit !?
 
Back
Top