Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Hashim Thaçi i goditur nga sëmundja dhe lodhja fizike
Hashim Thaçi po vuan nga keqësimi i herë pas hershëm shëndetësor, ose lodhja psikofizike me pasoja për organizmin e tij!? Shpeshherë Kryeministri shfaqet me damkën e kuqe faciale në faqe rreth syrit në formën e hematomës. Po të ishte problem estetik, mund të kishte korrektim nga estetistët ose me ndonjë maskë rigjeneruese për fytyrën, ose rigjenerim lëkure. Por duket se shenja e fytyrës së Kryeministrit është më shumë se kaq që diagnostifikon komplikimet shëndetësore.
A është kjo simptomatike, se Hashim Thaçi ka vështirësi shëndetësore ose vuan nga problemet me rruazat e gjakut ose ndien lodhje e stres? Apo është prekur nga ndonjë sëmundje që mund të jetë e trajtueshme dhe jashtë spitalit? Shenjat dhe mavijosja në fytyrë, të ndierit ligsht, lodhja, janë kryesisht simptoma të problemeve me rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet), rruazave të bardha (leukociteve) dhe trombociteve./bota sot/