Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ihsanoglu: Kosova duhet të jetë më aktive në botën islamike

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanoglu, i ka thënë BBC-së se Kosova duhet të ketë një politikë më aktive që t'ju shpjegojë vendeve islamike dhe arabe më shumë se pse çështja e Kosovës është më speciale dhe pse e meriton pavarësinë e saj.

I pyetur pse Kosova, që ka një popullsi shumicë myslimane, deri tani është njohur vetëm nga katër vende anëtare të Konferencës Islamike nga gjithsej 57, Ihsanoglu është shprehur se, përkundër solidaritetit të tij me popullin e Kosovës dhe me pavarësimin e saj - kjo çështje duhet parë nga aspekti i vendeve anëtare dhe jo nga qëndrimi i tij.

“Siç e dimë, edhe në Bashkimin Evropian janë disa vende, 3 ose 4, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdojnë të thonë se nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës. Vendimi këtu, pra, bëhet individualisht nga vendet sovrane duke e shqyrtuar nga këndvështrimi i vet, duke u munduar që të kuptojnë mënyrën e arritjes së pavarësisë, pasojat nga ajo e gjithashtu duke pasur parasysh problemet e veta si dhe faktorin nëse pavarësia e Kosovës ka krijuar precedentë për raste të tjera të ngjashme”, ka thënë ai.

Ihsanoglu ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për një politikë më aktive që të shpjegojë me shumë pse rasti i Kosovës është special dhe pse e meriton pavarësinë, dhe atë duke përfshirë periudhën prej vitit 1912 e deri më sot, pasi sipas tij, bota islamike duket sikur nuk i njeh të gjitha këto fakte.

Ai i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të bëjë fushatë më aktive për t'i bindur vendet islamike dhe arabe që ta njohin Kosovën. Atuja e Kosovës që duhet shfrytëzuar në këtë drejtim, sipas tij, është edhe fakti se 90 përqind e popullatës së Kosovës janë shqiptarë dhe shumica dërrmuese e tyre janë myslimanë.

“Natyrisht, një gjë që është e rëndësishme është edhe fakti që rreth 90 përqind e popullatës së Kosovës janë shqiptarë dhe shumica dërrmuese e tyre janë myslimanë. Atëherë ata duhet t'u thonë botës myslimane se janë myslimanë dhe jo vetëm të thonë se jemi kosovarë”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back