Idhulli i اerkin Ismajlit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
(Ky është një artikull që është shkruar nga shkrimtari i njohur, Rexhep Hoxha, por që u censurua nga gazetat në Kosovë, pak ditë pas refuzimit të çmimit "Azem Shkreli", për të cilin çmim ai qe shprehur se nuk pranon çmim nga një qeveri hajdute).


Shkruan: Rexhep Hoxha

Ranë fjalët e mia e Azem Shkreli u çua shumë lartë, sidomos me shkrimin e Ramiz Kelmendit “Azem Shkreli, shkrimtar dhe njeri i madh” dhe me promovimin e veprës së Smajl Smakajt, “Shëtitje me Azemin”, të mos gjesh fjalë për një njeri aq të madh, një monument letrar, poeti më i madh i shekullit, një figurë madhore në letërsinë shqipe, njeri i majave të larta të arteve, kulturës, pjekurisë dhe mendimit, lajka të shfrenuara, tamam si ajo e Robert Elsit, i cili një çapaçul të fjalës e quan “shpëtimtar të kombit”, duke lënë nën hije të tij të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë, që me veprat e veta e kanë bërë të denjë ekzistencën e kombit, në mesin e kombeve të civilizuara.

Ka shkrimtarë e mbi shkrimtarë në letërsinë shqipe, të cilët kanë qenë shembull për ne se si shkruhet e si duhet të jetë shkrimtari, por nuk kam hasur për ta në atribute si ato, që i vishen Azem Shkrelit. Intelektualin primitiv, të paedukatë e norma etike nuk e mbron arsyeja, por emocioni i rrejshëm, interesi i paligjshëm dhe inati për t`iu kundërvënë kundërshtarit të arsyeshëm. Mbrojtja lajkatare asgjë s`ka brenda pos helmit, të cilin duhet ta dinë njerëzit qëllimmirë se sa pak t`u bëjmë lajka aq më tepër i duam.

Në të vërtetë, unë Azem Shkrelin s`e mohova si poet apo mendimtar i madh, si figurë madhore të letërsisë, njeri i majave të larta të artit, ndonëse do të ishte absurde e mjerim për mua të pajtohem me atributet e apologjetëve të tij të paskrupulla e të pasinqertë. Unë atë e mohova, si njeri i padenjë për ta pranuar një shpërblim kombëtar me emrin e tij. Për atë kisha plotësisht të drejtë ta arsyetoj me shkrimin tim “Kush ishte Azem Shkreli”. Motoja e tij, e paqëlluar fare sipas meje, “të mos bëhesh poet nëse s`mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë”që, në anë tjetër, të bëhet censor pushtetar i fjalës së lirë, të bëhet faktor ideologjik i sistemit totalitar, t`i ndërrojë kolltukët për të kaluar jetë të ëmbël mu në kohë kur të rinjtë, me mijëra e mijëra ngrihen në demonstrata për të drejta kombëtare, përjashtohen prej pune dhe dergjen nëpër burgje, vriten nëpër kazamate dhe shpallen se kanë bërë vetëvrasje duke ua sjellë nënave fëmijët e tyre në arkivole, na del paradoksi i biografisë së tij të komplikuar. Nuk pranon të bëhet poet pa vdekur për vargun, për fjalën, të pranojë të bëhet agjent i armiqve të përbetuar të kombit tonë. Për t`iu afruar opinionit tonë me qëndrimin antinjerëzor dhe antikombëtar të Azem Shkrelit, të cilin do pandanë të tij duan ta ngrehin në lartësira asterike si njeri dhe si patriot, duke ia futur nën plaf të pamirat e tij, të marrim vetëm një deklaratë autentike të profesorit të letërsisë dhe shkrimtarit të njohur, اerkin Ismajlit:

“Azem Shkreli, deklaron me ndërgjegje të lartë e kurajë intelektuale, rritej në mendjen time deri në natën e 14 majit 1981, kur vdiq si njeri idhulli im, Azem Shkreli. Atë natë idhulli im, Azem Shkreli, ishte argat i Komitetit Krahinor në diferencimin tim ideopolitik. Pos meje, në shënjestër ishin edhe Prof. Skënder Hamza dhe Mr. Idriz Tahiri, tash punëtor administrativ në Kuvendin e Kosovës. Sa do të doja që natën e 14 majit 1981 të mos e shihja e dëgjoja idhullin tim duke folur. Dy netë më parë më kishin marr në UDB-ë për organizim dhe pjesëmarrje në demonstratën e 3 prillit në Mitrovicë. Në mbledhje, pos faktorësh tjerë politikë të qytetit, Nezir Prokshit, Rrustem Hasanajt, drejtor shkolle, Mysherefe Raifit Mustafës, Dragan Cvetiniqit, Nezir Gashit, si përfaqësues të Komitetit Krahinor, ishin Dr. Abedin Ferroviqi dhe Azem Shkreli. Në mes asaj bande mendoja, të paktën, idhulli im do të më përkrahte pafajësinë time. Atë natë dëgjova nga Sava komadiniqi, sekretar i Komitetit, se isha bir ballisti. Gjatë gjithë kohës idhulli im, Azem Shkreli, mbante kokën ulur. Mezi prisja ta marr fjalën. Kur e mori fjalën u bë sikur s`më njihte fare. Nuk m`u drejtua mua, por Sava Komadiniqit, antishqiptarit të përbetuar të Mitrovicës. “Ju jeni fajtor shoku sekretar! Ju! Ju keni faj që e përkëdhelni këtë fundërrinë nacionalizmi! Futeni atje ku e ka vendin dhe do të këndoj, e jo vetëm të bëj autokritikë”. Foli edhe shumë gjatë idhulli im, Azem Shkreli. Kur mbaroi mbledhja, bëhet një pas mesnatës. Iu afrova idhullit tim t`ai jepja dorën, por nuk ma pranoi. Në fund i thash: “ngushëllime, Azem Shkreli, për shpirtin tënd që sonte vdiq!”. Të nesërmit në mëngjes më nxorën nga ora e fundit e mësimit dhe më çuan atje ku e kishte porositur idhulli im, Azem Shkreli, tashmë i urryer”.

Tani, pas shumë qytetarëve, të cilët nëpërmjet të internetit, të telefonit dhe të takimeve në rrugë, që shprehën me entuziazëm pajtimin e shpirtit të tyre me shpirtin tim, vetëm katër vetëve të internetit, që s`u pajtuan me mua, do t`u bëj një pyetje. Ali Cukaj, pushka e Uاk-së, thua në “Epoka e re”se Rexhep Hoxha e turpëroi fjalën e tij, e ti, Poet, na e mbajtke Azem Shkrelin për ikonë të poezisë, e ti, Leartë, fjalën time e quajte turp të llojit të vet, e ti Filantropus, më quajte Moisi që të quaj Skënderbeg, a mjafton vetëm një plumb për të bër atentat në misionin e poetit, atentat në poezinë? Unë mendoj se mjafton vetëm një plumb. Kurse Azemi për kob të shpirtit të tij poetik ka qitur edhe plumba të tjerë.

Më në fund, lajkat e thëna për njërin apo tjetrin të Ramiz Kelmendit, nuk më kanë çuditur fare, as të Ali Podrimes, as të Basri اapriqit, pse ata janë të një lëngu dhe të një sahani. Ali Podrimja është një Azem Shkrel, një Fahredin Gungë, një Rrahman Dedaj, një Anton Pashk, që kanë shkatërruar letërsinë e Kosovës, ta quajë Ismail Kadarea “një letërsi e panevojshme dhe e turpshme”.

Befasia më e madhe, e imja në këtë shkrim, është ajo e fjalëve emfatike të Don Lush Gjergjit dhe e akademik Mark Krasniqit për Azem Shkrelin në promovimin e librit “Shëtitje me Azemin”, të Smajl Smakajt. Organizatorët e promovimit, duke qëlluar dinakë, kanë menduar se me dy figura të larta intelektuale, akademik Mark Krasniqin dhe Don Lush Gjergjin, do ta çojnë lartë figurën e Azem Shkrelit. Po njeriun vetëm vepra e vet e lartëson ose e ulë. Po të qëllojë njeriu i ulët, as Papa Benedikti i XVI nuk mund ta lartësojë. Për Don Lush Gjergjin unë kam konsideratë të lartë. Prandaj, më dhimbset që i bie të përshkëllihet me ata cuba letrarë, të mos i kursejë lëvdatat e tepruara. S`e thotë pa mend Paskali i urtë se lëvdatat e pamatura ulin dinjitetin e njeriut.

Azem Shkreli vërtet ishte aktiv në pajtimin e gjaqeve. Poashtu edhe Ramiz Kelmendi. Por, dorën në zemër, edhe aty janë bërë pështjellime të mëdha, sa lëmshat janë ngatërruar. Don Lush vëllau, kuptohet qëllimi i lartë i organizatorëve të parë të atij aksioni. Por, edhe aty, për t`u rehabilituar para syve të botës, të bëhen fytyra të spikatura patriotike për pajtim gjaqesh, shumë janë që kanë marrë pjesë edhe agjentë të fshehtë të UDB-së, operativistë të shënuar në dosjet sekrete të saj. Ka edhe shkrimtarë të shënuar në librin e Nafi اigranit. Ka edhe penda “poetike”, që kanë dëshmuar kundër Adem Demaqit të burgosur, të akuzuar si armik i politikës antishqiptare. Bëhen heronj të faljes së gjaqeve duke e lutur nënën që, për hir të Kosovës, ta falë gjakun e të vetmit djalë të vrarë për krejt pak gjë, e të shpëtojë pa një ferrë në këmbë dora kriminale. Njeriu i vërtetë lutë tjetrin ta falë fajtorin kur vetë e sheh të arsyeshme t`ia fali. Po shumë prej tyre s`janë kursyer të përdorin edhe metoda malverzimi për t`u pasuruar në kurriz të fatkeqësisë së Kosovës. Janë bërë me zë edhe gjithfarë kodoshësh, si thotë pejani, duke u shitur patriotë të mëdhenj, kurse, në të vërtetë, ata gjithmonë e jetë kanë qenë hora e stërhora. Befasi tjetër është ajo e fjalës së akademik Mark Krasniqit, e, njëkohësisht, edhe e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Si anëtar Akademie, trurit të Kosovës, dhe deputet, goje të popullit, s`ia kam dëgjuar zërin të flasë si deputet dhe akademik në dobi të çështjesh madhore të Kosovës. Po, më në fund, edhe ajo është një urti e madhe. Pse të flasë kur merr rrogë si akademik, e rrogë si deputet. U befasova kur dëgjova të flasë me aq pietet për madhështinë e Azem Shkrelit, agjentit të Sava Komadiniqit.

Si anëtar akademie dihet ç`është akademia dhe ç`është anëtari i saj. Akademia e shkencave është zeniti intelektual i një kombi. Ka vende, kur vdes akademiku, me përkushtimin më të madh zgjedhin shkencëtarin më të merituar për ta zëvendësuar akademikun e vdekur. Ai institucion shkencor tubon me fanatizëm krijimtarët më në zë e më të devotshëm të kombit. Ajo është qeveri e mendimit, që ia dikton programet politike pushtetit qeveritar. Le të na kujtohet vetëm Akademia e Shkencave të Serbisë. ا`rol luan ajo në politikën serbe. Po Akademia jonë? ا`është Akademia jonë? Ajo është vetëm një dekor në praninë e institucioneve të tjera tonat kulturore, njësoj si Shoqata e shkrimtarëve të Kosovës. ثshtë një heshtake e pashembullt ndaj shumë ngjarjeve të shëmtuara të jetës. Po si zgjidhen akademikët tonë? Kurrsesi prej farë trupi kompetent me ambicie të mëdha shkencore, që zbaton me përkushtim principet për zgjedhjen e secilit kandidat për akademik. Atë punë e kryejnë klanet politike, meritokratët, grupet e interesit, pa vepra me vlera të verifikuara, me sjellje filistinësh e prirje kah inferioriteti ndaj pushtetarit me cicmil. Një rast po e pyes Dr. Idriz Ajetin dhe poetin Enver Gjerqekun me emër e mbiemër për ç`vepra ishin bërë akademikë. Nuk dinin të më përgjigjen. Dikur Enveri po thotë: “Ata janë si raftet e do dyqaneve, që nuk kanë kurrfarë malli në to”. Mark Krasniqi, dua ta përsëris edhe një herë, të cilit s`ia kam dëgjuar zërin në Akademi në Parlament, deklaron se poeti rugovas është një intelektual i madh dhe një ndër veprimtarët më të mëdhenj, që meriton përmendore. Kur është ashtu, pse s`u pranua anëtar akademie. Për si u çua aq lartë, të mos ketë peshë për t`iu afruar asnjë akademik tjetër, pse Azemi përmendore s`u zgjodh anëtar Akademie? Ku ishte fjala e Markut në atë kohë?

Në fund të këtij shkrimi, dua t`i them edhe këto fjalë. Unë kam lindur në Gjakovën e Bajram Currit, Bajram Daklanit, Sulejman Agë Vokshit, Emin Durakut, Fadil Hoxhës për të cilin këto ditë u çua pluhur prej do patriotokratësh, për një njeri të madh, që ka jetuar në një gjysmë shtëpie, në shtroja e mobile pesëdhjetëvjeçare, me hije e moral të lartë, krenari e ngushëllim për gjithë Kosovën, të jetë prore i rrezikshëm në dosjet sekrete, s`dua të them titiste, por serbo çetnike. Kam lindur në Gjakovë, por jam edhe i Rugovës, i Drenicës, i Llapit, i gjithë Kosovës. Prandaj, duke qenë se kurrë s`jam lëkundur në qëndrimet e mija, me plotë të drejtë morale vihem tek kompetentët e qeverisë të mos i harrojnë mundimet e mëdha të të rinjve nëpër burgjet serbo-shoviniste për ideale kombëtare, të mos e harrojnë gjakun e ri të fatosave, që dhanë jetën në fushën e nderit për lirinë e ëndërruar të Kosovës, betejën e Koshares, plojën e Gjakovës, viktimat e Poklekut e të Reçakut, klithjet e nënës drenicase për katër djemtë e vrarë, për të krijuar një Kosovë ligjesh e lirie të njeriut. Rinia po lëvizë dhe po kërkon rrugë t`i kthejë dinjitetin tokës së saj të shtrenjtë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top