Ibishi: Haradinajt dhe Limajt nuk po i ka hije të reagojnë si Vetëvendosja

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi, ka theksuar se pengimi i seancave të Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës kosovare, tregon se kemi të bëjmë më një situatë të nderë politike në vend.

Sipas tij, secili deputet e ka për detyrë t’i kryej obligimet të cilat bien mbi të si i zgjedhur i popullit, duke shtuar se duhet të merren masat e nevojshme nga kryesia e Kuvendit dhe forcat e rendit nëse ka nevojë që seanca të ketë rrjedhë normale.

“Ata që përdorin gazin lotsjellës duhet të largohen nga salla e Kuvendit. Të gjithë deputetët e kanë statusin e njëjtë dhe nuk duhet të ketë deputet të privilegjuar. Të gjithë ata që e bëjnë shkeljen e rregulloreve të Kuvendit, duhet të ndërmerren masa ndaj tyre”, ka theksuar Ibishi.

I pyetur se a po “amnistohen” disa deputetë nga prekja e Policisë së Kosovës, duke treguar konsideratë për ta, ai ka theksuar se ndonjëherë para rregulloreve merret parasysh autoriteti i deputetit.

“AAK-ja dhe Nisma po e bëjnë një mënyrë të sjelljes që është më tepër e Vetëvendosjes, dhe se liderët e këtyre partive (Haradinaj dhe Limaj) po përshtaten më shumë me mënyrat e reagimit të Vetëvendosjes dhe kjo s’po ju ka hije”, ka shtuar Ibishi.
largea_nuredin_ibishi_5553-jpg1448457066.jpg
http://botasot.info/
 
Back
Top