Ekrem Avdiu, nga Gjilani, Dilaver Musliu, nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë.
Kjo është forma që ata kanë zgjedhur për të shënuar festimin e100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre se jemi një. Ekrem Avdiu, njëri prej atyre që ia mësyu Vlorës këmbë, tha se do të rrugëtojnë 18 ditë për të mbërri në ditën e caktuar në Vlorën heroike.
Itinerari i rrugëtimit të këtyre qytetareve përshkon rrugët Gjilan – Ferizaj – Shtime – Suharekë – Prizren – Kukës – Rrëshen – Fushë Krujë – Durrës – Fier - Vlorë.
Për të përcjellë këtë grup prej katër qytetarëve kishin dalë qytetarë gjilanas, zyrtarë, deputetë etj.
Omer Daku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, tha për rajonipress se kjo është një iniciativë vullnetare e këtij grupi, të cilën e ka përshëndetur edhe Komuna e Gjilanit , për t’u shënuar edhe në këtë formë 100 vjetori i shtetit shqiptar.
Ai tha se është një simbolikë e mirë bartja e flamurit kombëtar nga Gjilani për në Vlorë.
Burimi: kohaditore