Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ia ka kaluar edhe zemrës, sëmundja që po bëhet vrasësi më i madh në botë. Ekspertët në alarm: Nëse vazhdohet kështu…

Ia ka kaluar edhe zemrës, sëmundja që po bëhet vrasësi më i madh në botë. Ekspertët në alarm: Nëse vazhdohet kështu…

lg.php

Deri më tani, sëmundjet e zemrës kanë qenë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Por, tani kjo po ndryshon, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se sëmundja e kancerit i ka tejkaluar sëmundjet e zemrës si shkaktaret kryesore të vdekjeve në botë.

Shiko fotografinë 1887374

lg.php

lg.php

lg.php



“Nëse vazhdojnë trendet aktuale, kanceri do të bëhet vrasësi më i madh në botë”, deklaruan shkencëtarët.

Duke publikuar gjetjet e dy studimeve të mëdha, në revistën mjekësore The Lancet, shkencëtarët thanë se ata gjetën prova të një “tranzicioni” të ri global midis llojeve të ndryshme të sëmundjeve kronike.

Ndërsa sëmundjet kardiovaskulare, tani për tani, janë shkaku kryesor i vdekshmërisë në të gjithë botën, mes të rriturve të moshës së mesme, kjo nuk ndodh më në vendet me të ardhura të larta, ku kanceri tani vret dyfish më shumë njerëz, sesa sëmundjet zemrës, treguan studimet.

“Raporti ynë zbuloi se kanceri ishte shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve globalisht në vitin 2017, duke përbërë 26% të të gjitha vdekjeve. Por, ndërsa shkalla e (sëmundjeve të zemrës) vazhdon të bjerë, kanceri ka të ngjarë të bëhet shkaku kryesor i vdekjes në të gjithë botën, brenda vetëm disa dekadave”, tha Gilles Dagenais, një profesor në Universitetin Laval të Kuebekut në Kanada.

Nga rreth 55 milion vdekje në botë, në vitin 2017, studiuesit thanë, se rreth 17.7 milion ishin për shkak të sëmundjes kardiovaskulare.

Rreth 70 për qind e të gjitha rasteve me sëmundje kardiovaskulare u shkaktuan për shkak të rreziqeve siç janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, dieta, pirja e duhanit dhe faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës./Burimi: REL
 
Normal , me nje konsum 365 dite pesticido kimikato hormonal ne pothujase 90% te ushqimeve semundjet e kancerit jane te pashmangshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back