Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te trishte

Kjo eshte letra me e trishte e babait te nje djali 17 muajsh, e jema e te cilit humbi jeten ne atentatet e se premtes ne Paris. Bashkeshorti gazetar, i ka drejtuar kete leter te hapur ISIS. Nje leter qe eshte postuar nga gjithe mediat e botes dhe ku dhimbja mpikset me trishtimin, por percmimin ndaj vrasesve. Ja teksti i plote:

“Nuk do ta keni urrejtjen time” Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim por nuk do ta keni urrejtjen time. Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij. Pra jo nuk do të ua dhuroj urrejtjen edhe pse këtë e keni kërkuar por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që u ka bërë të këtillë siç jeni. E dëshironi frikën që të më bëj t’i shikoj bashkëvendasit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time. E keni humbur. Madje edhe nëse vazhdoni të luani ende kështu. E pashë këtë mëngjes. Në fund, pas netë e ditë pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve. Sigurisht se jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër. E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsen e shpirtrave në të cilin ju kurre nuk do të hyni. Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës. Madje, nuk kam as kohë të ju kushtoj sepse duhet t’i bashkangjitem Malvilit i cili do të zgjohet tanimë. Ai ka 17 muaj, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën ky djale i vogël do t’ju përbuze duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni.

opinion
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Ky zoteria ne leter po ben te njejtin gabim qe evropianet kane dekada qe po e bejne. Sot evropa po vuan pasojat e tolerances dhe respektimit te drejtave te njeriut si asnje kontinent tjeter. Djalli nuk luftohet me tolerance sepse je i humbur. Sot duhet vendosmeri dhe ligjin ne shtepine time e bej une. Kjo qe po ndodh sot ne evrope i shkon pershtat vetem nje shprehje ," ti me buke ,ata me plumba".
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Tomka sa i revoltuar...sikur ta vrane ty gruan.

Por e di cf? Jemi me fat sepse organizatat me te larta te EU na lexojne neve
dhe do marrin shembull nga ky forum tolerant mirekuptues bashkepunues ( se mos fshi kush postimet se ua bej namin)
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Se di por ai paragrafi zoterise "qe une nuk ju urrej" me duket nje farse e madhe.
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Se mos i di ti ndjenjat e zoterise...


Mendo qe ai i ka marre pasurine gruas dhe mire qe ska thene flm o vëllezer!
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Tani keto sentimentalizmat mediatike mua me duken te teperta.

OK dhimbja e personit eshte shume e madhe por te perdoret nga media dhimbja e tij eshte e trishte.
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

ata vrasin po me aq pasion sa ti ke shkruar ket leter .
Dmth po aq sa duam ne jeten po aq me dashuri vdesin ata per kauzen e tyre.
Se fundmi, cdo gje fillon nga vetja.
Sa here duhet te vdes nje I pafajshem deri sa nje I uritur per hakmarrje te ngopepet ?!
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Tani keto sentimentalizmat mediatike mua me duken te teperta.

OK dhimbja e personit eshte shume e madhe por te perdoret nga media dhimbja e tij eshte e trishte.

Seshte perdorur nga askush. Ai tipi eshte vete gazetar. Vete e dergoi.
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Tomka sa i revoltuar...sikur ta vrane ty gruan.

Por e di cf? Jemi me fat sepse organizatat me te larta te EU na lexojne neve
dhe do marrin shembull nga ky forum tolerant mirekuptues bashkepunues ( se mos fshi kush postimet se ua bej namin)

lol

-----------------
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Seshte perdorur nga askush. Ai tipi eshte vete gazetar. Vete e dergoi.

Spo them per shkruesin por per ate qe ben share lajmin media overall
 
Titulli: I vrane gruan ne Paris. Bashkeshorti i shkruan ISIS letren me therese dhe te

Kushedi se sa burra te tjere do te donin te ishin ne vend te tij :P

Pamvaresisht shakase edhe pak te tepruar, i shpreh keqardhjen time me te thelle per humbjen dhe respektin maksimal per menyren e perqasjes, ne keto dite te veshtira.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back