I vjedh varësen e floririt nga qafa, kapet mat nga policia

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Vlorë, 5 qershor 2012, NOA – Një 23-vjeçar, që i vodhi varësen e floririt nga qafa një gruaje në qytetin e Vlorës është arrestuar nga uniformat blu të qytetit, raporton noa.al.

Policia e Vlorës bën me dije se i arrestuari është 23-vjeçari Ervis Gëzim Shakaj, banues në Vlorë.

Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 19:00 në pallatin Nr. 1310 në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës.

Ervis Shakaj dyshohet se i ka hequr me dhunë nga qafa varësen e floririt shtetases 56-vjeçare me iniciale A. D., dhe është larguar me vrap për në brendësi të lagjes.

Ai u kap mat nga policia bashkë me varësen e vjedhur dhe po procedohet për veprën penale të vjedhjes.

mit/noa.al
 

Attachments

  • policia-e-vlores1.jpg
    policia-e-vlores1.jpg
    75.3 KB · Shikime: 2
Pe: I vjedh varësen e floririt nga qafa, kapet mat nga policia

Ore varesen le ta marrin por si i behet kur ta terheqin aq shume nga qafa sa te te kpusin dhe qafen.
 
Back
Top