I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja

Quku

Marakli Krapit
I vjedh gjyshes një milion lekë të vjetër, 18-vjeçarja largohet nga banesa pa asnjë adresë. Ngjarja është regjistruar mesditën e së dielës teksa vajza nga fshati Gështenjas ka shkuar në shtëpinë e gjyshes së saj për ta ndihmuar atë që të bënte disa punë, por i ka marrë asaj një shumë të konsiderueshme lekësh dhe më tej është larguar pa gjurmë. Sipas të dhënave, A.R kishte shkuar te shtëpia e gjyshes pasi kjo e fundit jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonte me punët e shtëpisë.

(BalkanWeb)
 
Titulli: I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja

Eh kto vajzat mendje lehta na mbyten
 
Titulli: I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja

Paska mare rrogen kjo
 
Titulli: I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja

B. Rexhollari, pasi i kishte marrë leje djalit të saj, i cili jetonte në hyrje të fshatit Gështenjas, kishte marrë vajzën e madhe të tij që ajo të qëndronte për disa net në banesën e gjyshërve, po në të njëjtin fshat. Por vajza në një moment kur gjyshja e saj 71-vjeçare ka shkuar për t’u marrë me bagëtitë, i ka vjedhur asaj paratë dhe është larguar.

E moshuara ka rrëfyer se vajza prej disa muajsh kishte nisur të vidhte edhe në shtëpinë e prindërve të saj dhe se i shpenzonte lekët pa u treguar atyre asnjë detaj. Ndonëse kjo kishte ndodhur disa herë, gjyshja e ka denoncuar mbesën e saj në polici, duke ia lënë drejtësisë këtë çështje.
1z6fwb7.jpg
A. Rexhollari, vajza e denoncuar nga familjarët për vjedhjen e një shume parash

Si ndodhi ngjarja?
E kam të vështirë të tregoj sepse unë e kam mbesë dhe e kam pikë të dobët, por ajo që ndodhi, ndodhi. Unë jetoj me xhaxhain e vajzës, por ai shkon të punojë në Greqi dhe meqenëse bashkëshortin e kam të paralizuar, nuk i përballoj dot të gjitha punët vetë. Shkova dhe i thashë djalit që të më lejonte ta merrja vajzën për disa ditë në mënyrë që të më ndihmonte me punët e shtëpisë. Të them të drejtën, prej disa kohësh ne kemi pasur probleme me vajzën dhe i ati më tha se ajo do më shqetësonte më tepër sesa të më ndihmonte. Unë përsëri ngula këmbë dhe djali nuk ma prishi. Erdhëm në shtëpi dhe ajo më kërkoi bukë, i dhashë diçka dhe shkova të merresha pak me lopën. Kur u ktheva nuk e gjeta, kërkova nëpër shtëpi, kur pashë se më kishte trazuar lekët. Kërkova përsëri, por as lekët nuk ishin dhe as ajo nuk gjendej.

Sa lekë kishit?
Rreth një milion lekë. I kisha vendosur se me njeri të sëmurë në shtëpi nuk i dihet. Ato ishin kursimet e mbledhura me shumë mund nga pensioni, por çfarë t’i bësh…?

28jdrsy.jpg
Gjyshja 71-vjeçare, në banesën e së cilës ndodhi ngjarja
اfarë bëtë pasi e vutë re këtë gjë?
Po ç’të bëja? Shkova te djali dhe i tregova ç’kishte ndodhur. Ai më doli borxhit dhe më tha që të mos e merrja.
Ju thatë se ka ndodhur edhe herë tjetër. اfarë konkretisht?

Po, janë bërë disa herë që vajza na largohet nga shtëpia. Merr ndonjë lek apo ndonjë bizhuteri prej floriri dhe shkon në Pogradec. Atje e kemi gjetur gjithë ato herë duke qëndruar nëpër lokale ose duke shëtitur nëpër qytet. Sa vjen në shtëpi, qëndron disa ditë dhe shkon përsëri në Pogradec.

Po në shkollë a shkonte mbesa?
Po, mbaroi shkollën e mesme. Deri tani nuk kemi pasur shqetësime, ndërsa këta muajt e verës e ka bërë disa herë këtë veprim. Nuk di si të them sepse është rritur me gjithë të mirat dhe na vjen turp për sjelljen e saj. Na e uli kokën, nuk dalim dot te dera, por tani ajo që u bë, u bë.

Ju jeni të shqetësuar për të?
Po, ajo nuk është e vogël, di vetë se çfarë bën, por të vjedhësh në shtëpinë tënde, sigurisht nuk është gjë e vogël. Nuk dimë si të sillemi dhe s’ka pse të detyrohemi t’i mbajmë gjërat e shtëpisë fshehur.
Panorama
 

Attachments

  • 1z6fwb7.jpg
    1z6fwb7.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 28jdrsy.jpg
    28jdrsy.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Pe: Titulli: I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja

MasteR hahhahahah po mire mer eka bo do shijon jeten goca ...! po gjyshja per cfar ido leket
do i mori me vete?
 
Titulli: I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja



Ju jeni të shqetësuar për të?
Po, ajo nuk është e vogël, di vetë se çfarë bën, por të vjedhësh në shtëpinë tënde, sigurisht nuk është gjë e vogël. Nuk dimë si të sillemi dhe s’ka pse të detyrohemi t’i mbajmë gjërat e shtëpisë fshehur.
Panorama

Vesi me i poshter.....

Te ishte vajza ime , i jap 1 dru te mire qe ta mbaj mend gjithe jeten ........
 
Pe: Titulli: I vjedh gjyshes ne shtepi 1 milion leke, zhduket 18-vjecarja

cent i haka shume cokollatat ai djali qe paske kete vajzen se kshu te con llogjika.
Kur gjen keto femra menje lehta.
 
Back
Top