I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56192.jpg

TIRANث- Grabiste paratë e nënës së saj për të ndihmuar të partnerin, policia arreston 26-vjecaren në kryeqytet. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë sipas të cilave është bërë imundur arrestimi i Eselena Xhaferrit dhe partnerit të saj Petrit Osmeni 48-vjec.

Arrestimi është kryer pas denoncimit të nënës së 26-vjecares, pasi e reja në bashkëpunim me 48-vjecarin i kishte grabitur nënës së saj në banesë shumën prej 9 milionë e 800 mijë lekësh të reja. Gjatë kontrollit policia gjeti librezën bankare, ku ishte depozituar dhe shuma e grabitur.
(ar.ku/News24/BalkanWeb)
 
Pe: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

Nccc femra injorante!
 
Pe: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

Epo dashuria...
 
Titulli: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

..ku te con mushka i here!
 
Titulli: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

9 MILJON :ok sa bejn keto me euro?

ani se nuk i ka qu larg, nga e dashura nene i ka marr te i dashuri i ka dergu
 
Titulli: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

1 si kjo femra po kerkoj un , tme maj me lek :) po 1 gje me ben habi 26 vjece me 48 vjecar pffff te pakten tkishte gjet ndonje cun te ri qe i zinte gjaku jo ate te shkretin qe e kan lon baterite .
 
Titulli: Pe: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

Epo dashuria...

Një dashurie të tillë i duhet bërë nafta në kokë.. Nuk është dashuri ajo të dojë tjetri për lek apo interes pfff..
Në një moshë të tillë që është kjo dhe të bëhet lodër interesi ndaj një mashkulli?! .. Ehh mendet..!
 
Titulli: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

po edhe plaka nga i paska marre gjithe keto lek?!! apo veres jetonte ne lazarat LOLLOL
 
Titulli: I vidhte paratë nënës, ia jepte të dashurit

Po mir i ka dash i dashuri ka qen ne hall e ka len gruaja e tij pa lek lool LOL
 
Back
Top