I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një grua në Britaninë e Madhe fitoi titujt e parë të gazetave, pasi vendosi që të birësonte të pesë fëmijët e shoqes së saj të ngushtë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.

Nënë e tre fëmijëve, familja e Julie Jones është zgjeruar tashmë në dhjetë antarë (8 fëmijë, ajo dhe bashkëshorti) dhe ajo e thotë se është e sigurt që edhe që nëse do të kishte ndodhur e anasjellta, shoqja e saj e ndjerë do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Tre djemtë dhe dy vajzat e Caroline Atkins, duhet të shoqëroheshin në një jetimore, por Julie thotë se nuk mund ta lejonte që kjo të ndodhte.

Caroline u diagnostikua me një tumor të paoperueshëm në tru në prill 2009 dhe ndërroi jetë disa muaj më pas në moshën 45-vjeçare. Në një rastësi fatkeqe të fatit, babai, gjithashtu u diagnostikua me një tumor edhe më agresiv në tru disa muaj më vonë dhe ndëroi jetë në fillim të 2011-s, pothuajse njëkohësisht me bashkëshorten e tij.

”Jam e sigurt që ata të dy ndihen të qetë në parajsë kur shohin që fëmijët e tyre do të rriten me dashuri dhe me dy prindër që do të kujdesen sikur të ishin David dhe Caroline”, thotë Julie.

Tashmë, në shtëpinë e saj, përveç fëmijëve të saj, Adam (20 vjeç) Peter (18), Christian (14) shtohen edhe Micheal (12), Keiran (11), James (10), Emma (8) dhe Chantelle (6).

B:topchanel

PS:nuk dalin opsionet te sillja foton e saj me femijet vertet fantastike fetyra e zonjes,,si engjell..:)
 
Titulli: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

i lumt kjo qenka zemer badhe e bamirse e madhe .
 
Pe: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

PS:nuk dalin opsionet te sillja foton e saj me femijet vertet fantastike fetyra e zonjes,,si engjell..:)

Me sill linket e fotove se i rregulloj une nse i ke Never :D


P.s Nje gjest qe rrall njerez do e benin ne ditet e sotme ....Rrall i gjen njerez te tilll...


Ja dhe fotoja
biresimi.jpg
.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

Sa gjest i bukur humanitar :)
 
Titulli: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

Bravo, vertet qe ka bere nje gjest shume te madh.
 
Pe: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

I lumte...
 
Titulli: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

Kete gje ta shikojne ato familje qe bejne hasha femijet e vet per ndonje gabim..... qe mund te mos jene dhe plotesisht fajtore
 
Titulli: I vdes shoqja e ngushtë, i birëson pesë fëmijët

Shyqyr qe ka dhe njerez te tille.:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top