I vdekuri-Kush e ndezi driten, fike se po fle

BEOGRAD - Ringjallja e të vdekurit shokon policin serb. Ngjarja e rrallë ndodhi dje në Beograd, kur pas një njoftimi për vdekjen e një burri të vetmuar, dy policë shkuan në shtëpinë e tij, por njeri prej tyre pësoi shok psikologjik kur njeriu-kufomë foli. Ai ishte kishte disa javë pa ngrënë dhe peshonte vetëm 30 kilogramë. Dragisha Xhorxheviç, 50 vjeç kishte mbetur i shtrirë në dysheme prej dy javësh dhe nuk kishte mundur të lëvizte. Ai ka arritur të mbijetojë vetëm me anë të disa pikave uji. Fqinjët e tij i telefonuan policinë, pasi nga banesa e 50-vjeçarit vinte erë e keqe. Policët shkuan në banesë dhe po fotografonin burrin, që dukej si i vdekur. Për shkak të blicit, njeriu-kufomë ngriti kokën dhe pyeti se kush e kishte ndezur dritën. Njeri prej policëve ka pësuar tronditje psikologjike dhe po merr kurim mjekësor. Xhorxheviç nuk ka mundur të telefonoje askënd, pasi i ishte ndërprerë telefoni, ndërsa si qytetar nuk i ka pasur asnjëherë borxh shtetit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top