I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

AnGeLiC

VIP
V.I.P
I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali: Do të manifestojmë kundër dhunës
pr.png

Aktivisti i njohur Vladimir Kosturi, babai i vajzës shqiptare që u rrëmbye dhe u torturua nga dy rumunë romë në barakat e Romës, një ish-profesor dhe emër i njohur për shoqatat e emigrantëve në Itali, ka gjetur kurajon bashkë me vajzën e tij Besjana, të abuzuar, të thyejë heshtjen dhe të flasë publikisht duke manifestuar për drejtësi kundër dhunës ndaj grave.

Kosturi i ka bërë një ftesë publike ndaj të gjithë qytetarëve italianë në Romë dhe veçanërisht ndaj emigrantëve shqiptarë. Ai shkruan në rrjetet sociale: “Të gjithë shqiptarët në manifestim ditën e shtunë, ora 16:00 në Via Partenope, Villa Gordaniani, Roma… Shoqata Italia
U thye heshtja… Unë dhe vajza ime kërkojmë drejtësi! Arrestimin dhe dënimin e kriminelit kryesor dhe mbi të gjitha, që kjo të mos u ndodhë vajzave të tjera,” fton a ai.

RREFIMI I BABAIT: NGJARJA E RENDE ME VAJZEN TIME NE ROME

Ngjarje e rënde me vajzën time në Romë…

Lajmerim per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Rome …

Pengmarrje me dhune e vajzes time Besjana Kosturi nga dy burra te panjohur rom, rumune ne nje kamp abuziv…

Naten e te premtes, 6.05.2016, vajza ime ndersa po kthehej ne shtepi pas nje vizite tek nje shoqja e saj, 100 metra larg shtepise tone, ne oret e mbremjes, rrembehet me force prej dy burrave te fshehur mbrapa shkurreve te rruges Via Teano, afer Largo Preneste ne Rome.

Vajza ime terhiqet me force prej dy burrave te panjohur dhe e detyrojne duke e kercenuar se do ta vrisnin ne nje barake brenda kampit abuziv qe kufizohet prej Via Prenestina, Largo Telese, Via Teano. Mbahet nen tortura gjithe naten ne barake prej dy burrave te panjohur, i vidhen parate qe kishte, celulari etj. dhe torturohet prej tyre…

Vajza ime, duke menduar se jeta e saj ishte ne rrezik, duke shfrytezuar faktin qe njeri prej tyre piu shume alkol, perdori metoden per te qetesuar agresoret, duke i bindur se do t’iu garantonte nje shume te madhe lekesh dhe se ndjehej e dashuruar me agresorin kryesor…

Arriti me inteligjence ta binde agresorin kryesor per te dale prej kampit te rrethuar prej shkurreve qe te merrnin nje kafe ne nje bar afer kampit ne te gdhire.

Agresori kryesor i besoi dhe u drejtua drejte lokalit. Ne ato momente vajza ime arriti me shkathtesi te hape deren e nje makine te nje italiani kalimtar, i cili e futi ne makine dhe e shoqeroi tek stacioni i karabinereve.

Karabineret organizuan operacionin urgjent ne kampin abuziv per te kapur keqbersit, ku shkuan rreth tridhjete ushtarake. Arriten te kapin dhunuesin e pare, por jo kryesorin, i cili eshte ne kerkim. Dhunuesit te dyte ju vune menjehere prangat dhe ju konvalidua arrestimi prej gjyqtarit…

Karabineria ka hapur hetimet dhe ka shoqeruar vajzen time ne spital.

Neser ne oren 10.00 (te shtunen qe kaloi) Presidenti i Muncipio ku ne banojme na ka rezervuar nje pritje per kete ngjarje te rende per vajzen time, e cila ka mbetur shume e traumatizuar, por qe arrin te tregoje nje force te pashembullt.

Neser (e shtuna e kaluar) do te vendosimi me Shoqaten Iliria nje inisiative publike: Manifestim neper rruget e zones Largo Preneste per te denoncuar kete akt dhune ndaj vajzave dhe per te kerkuar gjetjen dhe arrestimin e dhunuesit kryesor si edhe denimin e tyre ekzemplar.

I bej thirrje te gjithe emigranteve dhe studenteve ne Rome per mbeshtetje dhe solidaritet si edhe per pjesmarrje ne manifestim ne keto dite te veshtira per mua dhe per vajzen time.

Bejme thirrje per sa me shume pjesemarrje qe akte te tilla dhune kafsherore kundrejte vajzave tona dhe ne pergjithesi femrave te mos ndodhin.

Me respekt: Vladimir Kosturi.

Manifestimi do te organizohet prej Shoqates Iliria . Cel. 340.9010279

Fax al
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Epo shpirt i thone
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Kjo po qe eshte Vajze me kurajo dhe fat, pasi shumica e femrave perpara kesaj dhune dorezohen dhe kane fatin e zi.

Bravo!

hajduti
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Vetem ne momentet e veshtira apo kritike del ne pah nese dikush ka kellqe apo jo.Ne rastin ne fjale eshte per tu admiruar nje familje e tille , si babai dhe e bija
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Ndarja e dhimbjes me te tjeret, kur ke me ke e ndan, eshte clirim dhe lehtesim.
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Qindra italianë në mbështetje të Besjanës, babai: Shqiptarët i trembi shiu

[/B]besjana-kosturi-620x294.jpg
U rrëmbye dhe u përdhunua gjatë gjithë natës në një kasolle të rrënuar në lagjen Prenestino të Romës. Për të rrëfyer makthin që përjetoi ka dalë vetë Besjana, një vajzë 27-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila zgjodhi të denonconte dhunën e ushtruar, me zë të lartë.

Së bashku me babanë e saj, Vladimri Kosturi, ajo organizoi një protestë në lagje, ku u mblodhën rreth 200 njerëz në mbështetje të shqiptares.
pv2ulUDl.jpg

Familja e saj zgjodhi që të bënte të njohur për publikun edhe emrin e vajzës, Besjanës, pikërisht sepse rruga që ata ndoqën pas tragjedisë që ju ndodhi, ishte të mos heshtnin por të ngrinin zërin jo vetëm ndaj rastit të tyre por kundër dhunës së grave.

“Askush nuk duhet të ngrejë dorën ndaj grave”, është kjo deklarata e Vladimir Kosturit, i cili shprehet i habitur nga numri i madh i njerëzve që i kishin dalë në krah ditën e protestës edhe pse sipas tij, shqiptarët nuk i ishin përgjigjur thirrjes:

“Erdhën me mijëra nga të gjitha anët e Romës, ndërsa shqiptarët që telefonova u tremben prej shiut. Kjo na bën të harrojmë ngjarjen e tmerrshme dhe të gjejmë forcë për të ecur përpara”, shprehet Kosturi në një postim në “Facebook”.

Vetë Besjana morri megafonin për të falënderuar për solidaritetin e treguar, banorët e lagjes dhe veçanërisht mbështetësit dhe anëtarët e lëvizjes politike italiane “Casapound” që njihet si një grupim radikal i së djathtës.

“Dua të falënderoj Simone Di Stefano dhe të gjithë djemtë e tij për solidaritetin që treguan sot me ne, të vetmit që na mbështetën pavarësisht se etiketohen me të padrejtë si racistë dhe të dhunshëm vetëm sepse luftojnë kriminalitetin në vendin e tyre.
e4weu9hl.jpg
Unë jam shqiptare, e megjithatë ata më mbështetën. A nuk ju duket e pabesueshme, “Casapound” në mbështetje të një shqiptareje ndërsa të majtët donin të na mbyllnin gojën. Unë s’kam asnjë interes që t'i bëj reklamë, sepse as nuk votoj, doja vetëm të jepja dëshminë time. Faleminderit “Casapound”. Ju përqafoj me zemër”.

/Shekulli Online/E.H./

Ps: Kush mundet te sjell videon se une smunda ta marr...
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Tamam si neper filma kjo ngjarje. Por ajo qe me beri pershtypje tek nje video online ku kjo tregonte ngjarjen eshte qe kjo e tregonte ngjarjen sikur s'kishte ndodhur asgje. Duhet te jesh vertete shume e forte te tregosh ate cka te ka ndodhur pa u thyer ne asnje moment.
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Edhe mua me beri pershtypje Leg, te dalesh nje dite mbasi ka ndodhur ngjarja sme duket normale.
Tani qe kane kaluar disa dite nga ngjarja mund ta kuptoj qe ka mar forca dhe ngre zerin por sapo ndodhi jo.
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Perse u kap aty ne video me nje burre apo per shkak se shpuri mediat tek vendi,se kuptova shume!?

Po te kishte vajtuar do ishte me e besueshme dmth...!?
 
Se me bere te shikoja videon, ai qe u kap ishte nje rom, normal nuk donte qe keta ti afroheshin kampit.

Gjithsesi woww, jo aspak. Nuk tha njeri ate qe thua ti, qe duhet te ishte e vuajtur. Por nuk eshte normale
qe sapo te ka ndodhur dicka e tmerrshme ti te dalesh ne tv. Gjithsesi bota ka lloj lloj njerezish, mos te kapemi kot.
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

I tha nje fjale ajo ama...va fankuno ahaha ,edhe pse skishin pse silleshin ashtu gjithsesi sjam ne dijeni te historise kur ndodhi,kur doli kjo e foli por megjithate mendoj se ndoshta kane ndikuar dhe prinderit e saj ne kete kur e mesuan...!
Shqiptaret ama vetem 20 cope!!!
 
AA tani kuptova, ti doje te dije ate sharjen (e ke qar ne te shkruar, lol). Cpaske qene! lol

Saper shqiptaret, e imagjinoj perse nuk kane shkuar dhe eshte per te ardhur keq.
Keta me siguri jane akoma me kohen e babaqemos, mendojn se perdhunimi eshte turp, qe e ka goca fajin etj etj.
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Gjynah per gocen :(
Po me duket eshte futur gabimisht tek aktualiteti boteror?
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

AA tani kuptova, ti doje te dije ate sharjen (e ke qar ne te shkruar, lol). Cpaske qene! lol

Saper shqiptaret, e imagjinoj perse nuk kane shkuar dhe eshte per te ardhur keq.
Keta me siguri jane akoma me kohen e babaqemos, mendojn se perdhunimi eshte turp, qe e ka goca fajin etj etj.

He me edhe ti se sdime ter si ty Italisht :p ama e kuptova kjo ka rendesi ahahah
Po mire o icik turp sna vjen,jo vetem aty jo po e ketu e kudo sduhemi ne :zenke:
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Pavaresisht nuk justifikon te mos solidarizohesh per nje kauze te tille.
Ne fakt nese nacionalizmi yne kur jemi brenda trojeve , na ndizet vetem neper ndeshje futbolli
Ata qe jetojne jashte , preken edhe me nje fjale fare te thjeshte kur i prek atdheun e tyre...
Por pavaresisht ksaj , vajza eshte e re dhe si cdo e re , flet edhe gjera te panevojshme!

keqardhje per te dhe familjen e saj.
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Screenshot_7.jpg

lol Sa kam qeshur m kte komentin
Gjithsesi me vjen keq per vajzen :(
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Eh cmendje ka ky popull,nese ka mendje sigurisht!!!
 
Titulli: I torturuan vajzën, kurajua e pashembullt e aktivistit shqiptar në Itali

Pavaresisht nuk justifikon te mos solidarizohesh per nje kauze te tille.
Ne fakt nese nacionalizmi yne kur jemi brenda trojeve , na ndizet vetem neper ndeshje futbolli
Ata qe jetojne jashte , preken edhe me nje fjale fare te thjeshte kur i prek atdheun e tyre...
Por pavaresisht ksaj , vajza eshte e re dhe si cdo e re , flet edhe gjera te panevojshme!

keqardhje per te dhe familjen e saj.

Absolutisht nuk e solla te material per te qene kunder asaj e pro dhunuesve.

Thjesht indinjimin e saj ,fjalorin e saj,nivelin e saj .

Gjithsesi ne keto kohera i tille fjalor duhet,qe te tregosh se une qe e perdor jam shume shume femer :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top