“I tmerrshmi” Shtraus Kan, zbulohet e dashura bankiere

eGo0sTyle

System Engineer
Shtraus-Kan.jpg

Dominik Shtraus Kan kishte një grua misterioze në dhomën e tij të hotelit pak orë para sulmit ndaj pastrueses së hotelit “Sofitel”.Burimet thanë se gruaja misterioze, e cila besohet të jetë e dashura e tij sekrete dhe një bankiere në Nju-Jork, u pa në kasetat e mbikëqyrjes në hotelin në Manhatan me Shtraus Kan rreth orës 01:30 të mëngjesit të 14 majit. Gruaja, e cila thuhet të ketë qenë në takim me Shtraus Kan për disa kohë, ishte larguar herët në mëngjes. Pasi ajo u largua, besohet se pastruesja e hotelit ka hyrë në dhomën e tij, duke akuzuar se ish-shefi i FMN-së u shfaq lakuriq dhe e sulmoi atë, duke e detyruar të kryejë seks oral, rreth mesditës. ADN-ja e tij u gjet në vendngjarje dhe avokatët e tij kanë këmbëngulur se seksi ishte konsensual. Disa burime të afërta me hetimet, të cilat vazhdojnë edhe pse Shtraus Kanit iu hoq masa për arrest shtëpie, kanë vlerësuar për “Nju-Jork Post” se sapo zyra e prokurorëve në Manhatan ka parë videot e survejimit, ata kanë kërkuar të intervistojnë të dashurën e supozuar të Shtraus Kan, por ajo kishte refuzuar me forcë. Zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit në Manhatan nuk pranoi të komentojë mbi gruan që shihet me Shtraus Kan. Edhe Benjamin Brafman, një prej avokatëve të tij, refuzoi të komentojë. 62-vjeçari po qëndron ende në një shtëpi me qira 50 000 dollarëshe në muaj, në një lagje të pasur të Manhatanit, me gruan e tij, gazetaren amerikane Ana Sinkler. Ai i ka pritur me padurim rrëzimet e akuzave të ngritura kundër tij nga shërbyesja e hotelit, emigrantja prej Guinesë, të cilat rezultuan false. Sipas “Post”, Prokuroria në Manhatan pritet ta mbyllë çështjen kundër Shtraus Kan, pasi u zbuluan shumë gënjeshtra gjatë marrjes në pyetje të shërbyeses. Por, edhe pse këto akuza janë hedhur poshtë, përvoja e hidhur e akuzave me sfond seksual kundër Shtraus Kan nuk përfundon këtu. Akuza të tjera kanë dalë kundër tij nga një gazetare franceze, akuza të cilat nëse vërtetohen, sipas ligjeve franceze, mund ta mbyllin ish-kreun e FMN-së për 15 vjet në burg.
Akuza e re
Një prokuror francez hapi dje një hetim për të vendosur nëse duhet bërë ose jo një gjykim kundrejt akuzave për një sulm të dyshuar në vitin 2003, kundër shkrimtares dhe gazetares franceze Tristane Banon. 32-vjeçarja e ka kërkuar hetimin e kësaj jave, pas zemërimit të nxitur nga lirimi i Shtraus Kan pa kusht, pasi kredibiliteti i afrikanes që e denoncoi për përdhunim u vu në dyshim. Ajo thotë se Shtraus Kan u përpoq t’i zbërthente pantallonat kur ajo kishte shkuar për ta intervistuar në një apartament në Francë. Ajo tha se ai vepronte si një majmun i çmendur. Banon shtoi se ishte “sëmurur” kur pa foton e qeshur të ish-kreut të FMN-së dhe gruas së tij kur ata dolën nga Gjykata Supreme javën e kaluar.

Burimi : Panorama.
 
Pe: “I tmerrshmi” Shtraus Kan, zbulohet e dashura bankiere

Dmth paska kryer mardhenie me njeren dhe nuk u ngop me ate keshtu shkoi kapi sherbyesen me zor :rolleyes: eh perralla me mbret.
 
Pe: “I tmerrshmi” Shtraus Kan, zbulohet e dashura bankiere

Jo me zor e dashur i ka shku vet ajo mbasi e ka pa lakuriq.... hahahhahhaha :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top